ISH’VEPRIMTARËT E LPK’së DHE F-‘V.TH’ (NGA KOMISIONI QEVERITAR) KËRKOJNË KORIGJIMIN E LISTAVE DHE PËRFSHIRJEN E VEPRIMTARËVE QË KISHIN POZITA ME PËRGJEGJËSI NË KUADËR TË LUFTËS ҪLIRIMTARE

Pashtriku.org, 22. 06. 2015 – Më 21 qershor 2015, në Neuenhof të Zvicrës u mbajt një takim i bashkëveprimtarëve nga ish-Lëvizja Popullore e Kosovës dhe ish-Fondi „Vendlindja Thërret“. Takimi ishte ftuar pas shprehjes së pakënaqësisë lidhur me listat e publikuara të veteranëve nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit. Të pranishëm ishin bashkëveprimtarë kryesisht nga Zvicra, por kishte edhe nga ata që kishin ardhur nga Gjermania e Franca, kurse përmes internetit dhe formave tjera të komunikimit, mendimet e tyre kishin paraqitur edhe ish-veprimtarë nga SHBA, Austria, Suedia, Danimarka etj. Fokus i tyre ishte shprehja e pakënaqësisë lidhur me refuzimin e disa veprimtarëve që kishin pozita me përgjegjësi në LPK dhe në Fondin „Vendlindja Thërret“.
Ishte një diskutim i gjatë, me ide të ndryshme se si mund të tejkalohej kjo gjendje. Vlenë të theksohet se në këtë takim kishte shumë nga ata që e kishin fituar statusin e veteranit, por shprehnin pakënaqësi lidhur me mospërfshirjen e bashkëveprimtarëve të tyre në këto lista.
Kërkesë e përbashkët e të pranishmëve ishte korigjimi i listave, ku do të mund të përfshiheshin të gjithë ata që kishin kontribuar në fuqizimin e luftës çlirimatre në Kosovë të udhëhequr nga UÇK-ja. Për këtë ata iu drejtuan Komisionit Qeveritar me një deklaratë ku shprehën qëndrimet e tyre lidhur me statusin e veteranit të UÇK-së.

Në deklaratë kërkohet që komisioni Qeveritar të marrë parasysh strukturat drejtuese të ish-LPK’së dhe redaksinë e Zërit të Kosovës, për shkak të përgjegjësive dhe detyrave të veçanta si dhe strukturën organizative të fondit „Vendlidja Thërret“, kurse kërkohet që të gjendet edhe një formë e njohjes së kontributit të donatorëve përmes statusit të veteranit – pjesëtar.
Në fund u caktua edhe një komision i cili do të kontaktojë me Komisionin Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit, për të qartësuar listat e publikuara./AA/ –  

Kontakti: [email protected]
***

DEKLARATË

Ne, ish bashkëveprimtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, organizatë që ka themeluar UÇK-në, dhe ish bashkëveprimtarët e Fondit „Vendlindja Thërret“, në takimin e mbajtur sot, më 21.06.2015 në Neuenhof të Zvicrës, duke shprehur pakënaqësinë pas publikimit të listave nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit, dhe pas diskutimeve të shumta, duke u mbështetur edhe në Rregulloren e Fondit „Vendlindja Thërret“, të aprovuar nga Këshilli Qëndror i këtij Fondi, në lidhje me përbërjen e listave të shpallura nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit, dhe duke i parë këto diskutime si një ndihmesë shtesë dhe të sinqertë për punën e mëtutjeshme të këtij Komisoni, dalim me këto
Q Ë N D R I M E
T’u njihet Statusi i Veteranit:

• Anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, Dega Jashtë Vendit, dhe anëtarëve të Kryesisë (shkaku i përgjegjësive dhe detyrave të veçanta).
• Anëtarëve të Këshillit të Nëndegëve dhe anëtarëve të Kryesisë së Nëndegëve të LPK-së, Dega Jashtë Vendit, (shkaku i përgjegjësive dhe detyrave të veçanta).
• Anëtarëve të ish – Redaksisë së Gazetës “Zëri i Kosovës” (shkaku i përgjegjësive dhe detyrave të veçanta).
• Strukturës Organizative të Fondit „Vendlindja Thërret“ në diasporë, që ka vepruar në bazë të rregullores së aprovuar nga Këshilli Qëndror i Fondit „Vendlindja Thërret“.
• Të gjendet një formë e njohjes së kontributit përmes Statusit të Veteranit-Pjesëtarit, të gjithë donatorëve të Fondit „Vendlidja Thërret“.
Kërkojmë nga Komisioni që të marrë parasyshë qëndrimet tona, dhe për këtë, nga ky takim, u autorizua një komision i cili do të jetë në mbështetje të Komisionit Qeveritar për verifikimin e Statusit të Veteranit, për të qartësuar dhe kompletuar listat e kategorive të lartcekura.

Neuenhof, 21. Qershor 2015

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura