(Lypjan, 04. 06. 2012) – Që kur në Kosovën e pas luftës, UNMIK-u e më pas EULEX, erdhën të administrojnë Kosovën e pasluftës, tash Republikën e Kosovës, shtet sovran e i pa varur, Sistemi policor dhe gjyqësa të kontrolluar, apo të sunduara nga këto institucione ndërkombëtare, në vënd se të sjellin të drejtën në binarë për të gjithë, sikur masin me dy kute, për kend nënë e për kend njerkë.
Rasti me konkret, është “Rasti Kleçka”, apo afera e quajtur ‘Bllaca I’ e ‘Bllaca II’ e deri sa do të shkojë me këtë bllacë të cilin UNMIK do vite me parë, e tash EULEX e ka gjetur për përdorim, që ta ndrydh e shtrydhë, për aq sa ju duhet. Përndryshe Bllaca, një vetakuzues i panatyrshëm për vrasje e tentim vrasjeje, shfrytëzohet, ashtu siç është përgatitur, për kapjen dhe denimin e luftëtarëve të lirisë, apo kuadrove komanduese të UҪK-së. Madje, është për habi, këta çlirimtarë ndëshkohen e denohen, vetëm pse dyshohet, se ndoshta kanë vrarë ndonjë policë apo ushtarë të ushtrisë vrastare sërbe, apo ndonjë nga bashkëpunëtorët e institucioneve represive të sistemit okupues komunist sërb. Kjo anomali e panatyrshme, kur çlirimtari ndëshkohet, pse ka penguar apo ka dashur ta pengojë kriminelin i cili ka vrarë, masakruar popullatën civile shqiptare. Rasti Limaj apo edhe rasti Haradinaj, si dhe më herët rastet e disa nga luftëtarët e lirisë, të cilët u denuan, vuajtën dhe po vuajnë denim të pafajshëm burgu të rëndë.
____________________________
Rasti “Kleçka”, Limaj e 3 të akuzuarit e tjerë, të pafajshëm.
________________________________________
Pse po denohet e po merren nëpër këmbë çlirimtarët?
Vetëm pse dyshohet se kanë organizuar apo kanë kryer vrasjen e bashkëpunëtorëve të sistemit represiv komunist serbë. Siç është rasti Ibush Kllokoqit, Selim Broshës apo shumë të ngjashëm si këta, të cilët ende me shëtitje provokative në mjediset dhe para hundëve tona dhe atyre që i kanë malltretuar e denuar, provokojnë këtë popull e këtë tokë shqiptare. Vrasjet e tyre, edhe nëse vërtet kanë ndodhur nga çlirimtarët, apo nga cilido shqiptar e veprimtarë i rezistencës dhe skrificës, është e do të jetë e natyrshme dhe moralisht shumë e arsyeshme, sepse të vrasësh kriminelin nuk është krim, sepse me këto vrasje është eleminuar kriminaliteti, si dhe mundësia e krimeve të pasluftës.
Këta kriminelë të certifikuar me emër e mbiemër, me poste, tituj e grada të dhëna nga okupuesi, të cilit i shërbyen besnikrisht e verbërisht, ata edhe sot e gjithë ditën, marrin pensione te shtrenjta e të merituara nga sistemi serbë, tash më i larguar nga kjo hapësirë shqiptare. Pensionet e tyre kanë një arsye dhe mbështetje të natyrshme, sepse këta shërbëtorë besnik të dikurshëm, edhe sot nuk ka asnjë arsye të mos jenë shërbëtorë po me atë nivel besnikrie, që të shërbejnë verbërisht për Serbinë.
Prishtinë, 1981 – Resorant `DORA`: UDB’ashi Selim BROSHA (i pari nga e majta) duke ngrënë e pirë me bisnesmenin Behgjet PACOLLI (në mes) – aktualisht zv.kryministër në qeverinë e Kosovës!
__________________________________________
Sot, as unë e as shumëkush nga ne nuk ka mundësi të bësoj, se këta shërbëtorë të pushtuesit serbë atëherë, sot për një pozitë pak sa më të dobët, të mos shiten për aq sa mund të shiten dhe për aq sa do vlejnë sot. Por, kur këta dëgjojnë dhe shohin, se në mes nesh ka bukur shumë individë, të cilët ndoshta dikur ishin bashkëpuntorë të këtyre bashkëpuntorëve të okupuesit barbar sërb. Madje këta bashkëpuntorë të okupatorit shekullor, sot po arsyetohen se ishin të tillë, madje po qahen pse po urrehen e po injorohen nga populli, me një fjalë, po ankohet e po qajnë hall për viktima, jo siç ishin kriminel të popullit e vendit të tyre, me arsyetim se gjoja, vrasja e tyre tash në Kosovën e lirë, paska dhe po tentohet te kryhet për një prapavijë të qëllimtë, që të fshihet e vërteta, mos të zbulohet çfarë ishin e në cilin nivel të qëndresës gjatë hetuesisë ishin, vaptimtarët e Lëvizjes së çështjes kombëtare. Këto i thonë dhe arsyetojnë ata shqiptarë, që dikur ishin në anën e shtetit e pushtetit komunist, apo ishin në bashkpunim me këta kolaboracionistë, tash të rrezikuar – së paku të drojtur nga ndërgjegja, nëse sado pak ka mbetur diç nga ajo në trupin e mendjen e tyre. Tortura e popullit shqiptarë, që bëjnë mediat dhe politika hetuese, tash e sa vjet, kush e vrau Ibush Kllokoqin, kush vrau disa serbë diku në Kleçkë, ku kurrën e kurrës, madje as në kohën më të egër të okupimit serbë, në Kleçkë e rrethinë të saj, nuk ka pasur as kalimtarë e le më banorë të përhershëm serbë.
Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-së (viti 1999), edhe pse premtoi e kërcnoi Shesheli, se do të vijë në Kleçkë dhe do pijë kafe atje. Shesheli muk e mbajti premtimin dhe nuk arriti të realizojë kërcnimin, sepse aty ishte UҪK dhe Fatmir Limaj me ushtarët e lirisë, që arritën edhe në atë kohë të mbrojnë mbi 85 mijë banorë civilë të pa armatosur shqiptarë, të cilët ishin dëbuar nga dhuna sërbe dhe ishin strehuar në gryka e male të Berishës. Këta ushtarë të lirisë, asnjëherë nuk shkelën në tokë të huaj, asnjëherë nuk vranë popullatë civile e të pa armatosur, asnjëherë nuk vranë askend të pafajshëm. Kurrë ushtari i lirisë shqiptare nuk vrau as nuk masakroi, gra, pleqë e fëmijë, asnjëherë nuk shkeli e poshtroi moralin e ndonjë pjestari apo populli, siç veproi ushtria e policia vrastare serbe.
Andaj, i lutem shumë gjithë institucioneve aktuale të hetuesisë vendore e ndërkombëtare, të ndërpresin këto maltretime injoruese të provokimit. Mos të kërkojnë, e as të krijojnë apo blejnë, siç është rasti Bllaca, vrastarë e kriminel, nga ata që ishin mbrojtësit e lirisë së popullit e vëndit të tyre. Mos të bëhet shumë zhurmë, mos të denohen pa asnjë argument çlirimtarët për të arsyetuar vrasjen e spiunve, siç është rasti Kiqinaj. Mos të trumbetohet shumë Rasti Ibush Kllokoqi, apo ndonjë tjetri si ky, kur vrasësi po flet e po dihet, sepse ai Ibushi, Selim Brosha e dhjetra e qindra të ngjashëm si këta, që sot bredhin në mjediset tona, dukja e tyre mes nesh vërtet është provokative injorante e skajshmërisht delirante, sepse kjo dorë, nëse mund të thuhet se ishin soj njeriu “njerëzish”, ishte vërtet kriminele, që vrau, torturoi e gjymtoi qindra e mijëra veprimtarë të Lëvizjes sonë të lavdishme kombëtare. Shkurt e shqip, asnjë institucion e as EULEX mos të arsyetohet për hulumtimin e këtyre rasteve për këta persona gjakprishur.