LIRI LOSHI: SHKATËRRUESIT E SHTETIT JANË TRADHËTARË!

Kanada, 12 shkurt 2019: Nëse ju keni qeverisur keq me Kosovën duke përmirësuar ekonominë tuaj private në dëm të ekonomisë së përbashkët shoqërore;
Nëse ju keni shumëfishuar postet me zëvendësministra dhe këshillëtarë në qeveri vetëm për t’i akomoduar njerëzit e familjes dhe partisë;

Nëse ju paguheni dy e tri herë më shumë se një mjek specialist, se ekspertë të fushave tjera dhe po aq herë më shumë se një koleg i juaj në rajon;
Nëse ju keni futur në punë militantët e partive tuaja dhe familjarët tuaj duke i veçuar nga konkurrenca ose privilegjuar ata në mënyra të ndryshme;
Nëse ju keni zbritur nën çdo nivel cilësinë në drejtësi, shkolla dhe mjekësi;
Nëse ju e keni bërë Kosovën vend jo atraktiv për rininë;
Nëse për juve doganat janë “fabrika parashë” që mbajnë buxhetin që shteti të mos kollabojë e fabrikat e vërteta jane bërë gërmadha, ndërkohë që mijëra qytetarë nuk kanë një punë dhe e kanë të rrezikuar ekzistencën e tyre;
Nëse ju keni penguar investitorët e brendshëm dhe të jashtëm për të realizuar projektet e tyre që do ta ulnin papunësinë dhe përmirësonin ekonominë, pse ata nuk kanë pranuar t’ju japin juve mito dhe haraç;
Nëse ju i keni futur në universitete, në postë, në televizion, në aeroport e gjetiu, gratë, vëllezërit dhe fëmijët tuaj pa kriterin e dijes dhe përvojës adekuate, ndërkohë që talentët e vërtetë i keni lënë në rrugë;
Nëse ju keni bërë, apo keni lejuar falsifikimin e diplomave, titujve akademikë dhe shkencorë;
Nëse ju mbushet listat me veteranë të rrejshëm qoftë duke marrë mito nga ta, qoftë duke bërë kontrata votash, qoftë pse ishin familjarë tuaj;…

Puna e parë që ju duhet ta bëni është që ta mësoni serbishtën dhe alfabetin çirilik dhe të filloni të shkruani e të komunikoni serbisht që të dukeni edhe formalisht ata që jeni, sepse në përmbajtje nuk keni asnjë dallim prej okupatorëve të Millosheviqit.
E ardhmja nuk do të ju trajtojë ndryshe, pos si invadues, agresorë dhe tradhëtarë! Pavarësisht kush ishit dhe nën çfarë maske erdhët kur e kapet shtetin, a ishit proserbë, demokratë, heronj apo çlirimtarë! Të gjithë do të trajtoheni një ditë edhe moralisht, edhe ligjerisht si keqbërës, apo kriminelë. Nuk e them kot, por e di se besoj fuqishëm në ardhmërinë e shtetit të vërtetë dhe në pastërtinë e gjeneratave të reja mbi supet e secilës qëndron ardhmëria e vërtetë. Kur pas ngecjeve të gjata gjerat fillojnë të lëvizin, ato lëvizin shpejt dhe furishëm. Kjo do të bëjë që ju ta keni fundin e keq!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura