(Lypjan, 26. 04. 2012) – (“Në çastin që skllavi vendos të mos jetë më skllav, prangat e tij janë shkëputur” Gandi) Selatin Novosella .”Dëshmorët e Pranverës Shqiptare 1981”, Prishtinë, 2011. Emërtimin “dëshmor”, e hasim në titull të veprës, i cili bart në vete emërkuptimin përmbajtësor se, Dëshmorët janë dëshmitarët e atdheut, dhe se ata janë dëshmitarët ëmblematik të kujtesës pozitive historike të çdo populli. Dëshmorët janë të zgjedhurit e veçantë të sakrificës së lavdishme për kërkesat politike e kombëtare, të drejtës njerëzore e lirisë së popullit të tyre. Dëshmorët janë, gurëthemeltarët e atdheut e popullit të vetë. Janë gurthemeletarët e shtetit të tyre të pavarur. Janë krenaria dhe lavdia e popullit. Janë peronalitetet më meritore, më të zgjedhurit e më të lavdishmit të populli dhe historisë së tij.
Në veprën “Dëshmnorët e Pranverës Shqiptare 1981”. Selatin Novosella ka një rastisje numrike, sa të dhëmbshme, aq edhe të lavdishme e krenare, 12 dëshmorët e 1981 u bënë gjevahirët e themeleve e faladanët e lirisë së popullit shqiptar në Kosovë, kur filloi rrënimin e robërisë shekullore të shqiptarëve në Kosovë nga robëria sllave. Novosella, këtë e ka vepër të dymbëdhjetë të shkruar e të botuar në krijimtarinë e tij të begatshme, nga e kaluara historike e okupimit të dyfisht të Republikës së Kosovës. Rrethit të parë të Dantes okupatori shekullor sllave, e rrethi i dytë okupimit nga paslufta e dytë botërore. Vepra hapet me një parathënie analitike përshkruese, që shpjegon përmbajtjen biografike, familjare e shpirtërore atdhetare të 12 dëshmorëve të 1981. Autori në vazhdim shkruan për moshën e tyre, nga më i riu 17 vjeçari Nesimi Dervishdana i frymëzuar dhe edukuar në frymën e idealeve të larta fetare, njerëzore e kombëtare, e deri te plaku 71 vjeçar Salih Zeka, jeta e të cilit është rruga e vujatjeve e ndjekjeve të popullit shqiptar. Për të cilin “Dita e vetme e lumturisë së tij. Ishte, Dita e reniës, kur fitoi përjetësinë” Niveli arsimor i dëshmorëve, ishte nga shkollari i mesëm Naser Hajrizi, të cilit “babai i bleu rrobat e qepura bukur, të zeza, që i përshkonin vija të holla të zeza. Naseri atë ditë i veshi, për herë të parë dhe të fundit”. Asllan Pireva, dëshmori i furtunave të ngjarjeve për liri Për të cilin Hydajet Hyseni, shkruan” Ku janë Naseri, Asllani, Ku!, Tërë Klasa gjegj Këtu! Këtu kthehet
jehona, Këtu në zemrat tona!” Sherif Franku, i karakterizura me tipare trimërie, guximi, menqurie përpikërie, zelli në punë dhe disciplinë e sakrificë, Rizah Matoshi student, Porosit. “Thuaj babës të mos më qajë, Se po vdes për Kosovën”. Salih Abazi, dolur nga vuajtjete e padrejta të robërisë së së popullit. Salihu trimrisht i përgjigjet vrasësit. “Ja ! Këtu e kam në zemër, flamurin që ju tmerron”.E Xhelal Maliqi, pjestarë të rinisë punëtore, ishte përcaktim i tij, “se mbi gjakun e dëshmorëve, do të ngriten themelet e pavarësisë së Kosovë. Tahir e Nebih Meha Bujqë. Heroizmi i tyre tmerrësisht i lavdishëm, si fenixi nga rënie e madhe lindin heroizma të mëdha, deri te pushka e Adem Jasharit, janë dëshmi e traditës së rezistencës legjendare, për shpëtimin e këtij populli nga fanitja. Këtu edhe njèherë përserite shembulli tradicional i dukurisë heroike të Oso Kukës e Vojo Kushit. Rapsondi e tipizon: “Po shkrijnë hekur babë e djalë, N’kullë të madhe, o n’malësi. Ballë për ballë, me nji ushtri! “S’po dorëzohen për të gjallë, Tanksa e topa i kanë nalë”. Dhe Salih Zeka pensionist. ”Rruga e jetës së Tij, është rrugë e vuajtjeve, ndjekjeve e dhunës së popullit shqiptarë. Dëshmorët e 1981, janë dëshmia më bindëse, se Demonstratat e 1981, nuk kishin karakter ideologjik e social, ato ishin vazhdimësi e Demonstratave të 1968 dhe të vetmet në sistemet komunist të kohës, që kishin program me kërkesa kryesisht politike e kombëtare për liri e pavarësi të shqiptarëve dhe Kosovës, Këto ishin fillimi i shprehjes së pakënaqësisë shqiptare në Kosovë, që kishin synim programor dhe kërkesave për liri kombëtare. Andaj, dëshmorët në momentin e rënies heroike thanë çart. “Liria nuk falet, ajo fitohet me gjak”. Amaneti i tyre, përkundër dhunës e terrorit barabar sllav do të vazhdon pa ndërpre në kohë e verpime dinamike, me përplasje formash e mënyrash të ndyshme deri më 1989, veprime të organizuar të ndarjes fizike e shpirtërore nga shteti serb. Kjo jehonë lirie, përmbyllet me veprimin ushtarak të UÇK-së dhe fitorës monumentale të historisë sonë kombëtare 10 qershor 1999. Këtë dëshmi e hasim në çastet e rëniës së dëshmorëve. Si “po vdes për Kosovën”, “Lumja unë për djalin tim.Vdiqe për liri të Kosovës”,”Plisi i bardh u kuq, u bë nji me flamurin”, “Për hajr, o bir plagët e lirisë” e thënie të tjera, të cilat dëshmojnë përcaktimin kombëtar të dëshmorëve. Dëshmorët kishin përcaktim të drejt logjik e kombëtar. Rënia e tyre nuk shkaktonte dhëmbje pesimiste e ligshtim shpirtëror. Këtu hasim vetëm heroizëm e ndjenja të forta kombëtare. Hasi momenta kulmore atdhetare, sidomos nga prindërit e të rënëve. Pavarësia ishte shembull i emrit të tyre dhe nevojë e arsyeshme për derdhjen e gjakut të tyre për atdhe, sepse dëshmorët kanë vetëm një synim, një pikë arritjeje, kanë vetem një rrugë ecjeje drejt altarit të lirisë. Ne tash dhe në të ardhmen, kemi barrë me peshë, amanetin e tyre të madh e të rendë, që ta mbajmë e ta ruajmë ndër breze nderimin e lavdinë për dëshmorët. Sepse në themelet e shtetit të Kosovës, ku tash populli ynë jeton i lirë, dhe në themelet e krenarisë kombëtare, është gjaku i dëshmorëve të lirisë. Dëshmorët e 1981, dhanë një mesazh hapësinor gjeografik, ata ishin nga gjitha vendbanimet e Kosovës. Ata ishin, jo vetëm nga qendrat e madh urbane, qytetet. Por, edhe nga gjitha trevat e hapësirat rurale të Kosovës, që dëshmojnë se, në Demonstratat e 1981 merrnin pjesë gjithë Kosova. Autori depërton thellë në formimin shpirtëror e patriotike te dëshmorëve, që dolën, jo vetëm nga vuajtjet e tyre personale e familjare, por burim kryesor ishin vaujtjet e robëria shekullore e popullit dhe padrejtësia historike që nga Kongresi i Berlint e deri në Konferencën e Prizrenit 1945, kur okupimi e dhuna barbare e përjetuar edhe nga kjo lufte, në forma e mjete ndryshe, do të vazhdojë nga sërbet edhe për afro pesë dekada. Autori, tipizon karakteristika e veçanta kombëtare në rrjedhën familjare. Përmes gojës së nënës së Sherif Frankut, shpreh esencen tradicionale të ndarjes nga i biri ”Hallall të qoftë gjiri, biri im”. Kjo është pika më e fuqishme e vëlimit të ndjenjës atdhetare e prindërore nga një nënë shqiptare. Ne të gjallët as me shkrime e as me fjalë, sado të zgjedhura qofshin, nuk arrijmë t’i madhrojmë dëshmorët. ata me rënien e tyre për atdhe, bëjnë vdekje të madhërishme,si me le. Bëjnë rënie madhore, sa mrekullia e lindjes së diellit, e sa madhështia e zgjimi të natyrës. Dëshmorë madhërojnë jetën me vdakjen e tyre për liri të atdheut. Novosella edhe në këtë vepër i shpjegon lexuesit rrugën formimin kombëtar të dëshmorëve dhe sakrificës për atdhe, duke filluar nga pika e përbashkët e tyre, edukimi familjar, që është tradicionale për familjet shqiptare, inspirimin e tyre nga literatura e vlerave kombëtare që sherbyen për burim frymëzimi dhe pjekuri politike e patriotike edhe për dëshmorët e 1981, si: “Lahuta e Malëcisë”, “Tradhëtia”, “Azem e Shotë Galica”, Gjarpinjtë e Gjakut” e shumë vepra të tjera letrare, historike e publicistike. Frymëzim nga ngjarjet e shëmbëlltyrat e personaliteteve të mëdha nga historia kombëtare, praktikisht edukimi nga veprimtarët atdhetar, mbajti frumën e vazhdimësisë së veprmit patriotik. që nga. Skënderbeu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri te atdhetarët e veprimtarët e kohës së okupimit komunist sllavë që sakrifikuan për çështjen kombëtare gjatë sundimit të komunizmit, Shaban Polluzha, Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Kadri Halimi, Ali Aliu-Presheva, poeti atdhetar Fazli Grajçevci e shumë të tjerë, e deri te shpërthimi vullkanik i ndjenjës atdhetare të anteut Rexhep Mala. Shprehur në formë betimi e kushtrimi “Shtëngoj grushtat e betohem në vete, Do të luftoj për jetën, gjerë në vdekje” Këta yjë polarë për orientim kombëtar, dekada sherbyen për çdo shqiptar, të çfardo mjedisi, niveli, moshe e gjinie, pozite e rrethane. Ishin orientim nga mund të nisen, kah mund të shkojnë, çka mund të bëjnë, e sa mund të kontribojnë për komb e atdhe. Këta ushqyen e frymëzuan të gjithë atdhetarët e të gjitha brezave e gjinive që nga okupimi komunist sllavë e deri në formimin e UÇK-së dhe në vazhdimësisë deri në ditët tona. Ky ishte rrugëtim i vështirë e plotë sakrifica deri te finalizimii aspirates kombëtare, çlirimin e atdheut-Kosovës martire dhe fundit të robërisë shekullore të shqiptarëve në Kosove, për të cilën luftuan dhjetra, qindra e mija atdhetarë e luftëtarë lirie, të cilët derdhen gjakun e njom, e dhanë gjymtyrë nga trupi i tyre, e në këtë rrugëtim shtruan edhe me të shtrenjtë jetën e tyre. Qindra martirë, dëshmorë e heronjë. Komandant legjendardarë të UÇK-së për arritjen e lirisë së kësaj toke të djegur, e këtij populli të ndjekur. Autori në vazhdim të veprës veç e veç karakterizon portretin fizik e shpirtëror për çdo njërin nga dëshmorët, duke vazhduar me prezantimin e natyrshëm edhe të 16 vjeçarës Besa Ahmetit, e veçanta nga të veçantit. Heroinës së gjallë, e cila edhe sot ka qëndrim, sjellje e veprime atdhetare. Besa është ëmblemë e llojit të tremërisë shqiptare, Ajo prit një autor për shkrimin e një monografi të veçantë Apo vet Besa në një të ardhme të afërt të shkruajë, në formë kujtimesh një autobiografi. Besa është tipikja për frymëzimet e krijuesve shpirtëror e artistik, e cila duhet të tërheq vemendjen e historianëve, publicistëve dhe atistëve për mbamendjen e vlerës së madhe historike për të ardhmen e këtij populli e këtij trolli. Selatini me një vështrim telegrafik shkruan edhe për dhjetra të plagosur në Demonstratat e 1981. Dhuna e administratës shtetërore sërbe, Brenda viteve 1981-1990, në gjykatat administrative e ushtarake komuniste, ndëshkoi 3.348 shqiptarë me kohëzgjatje 23.760 vjet burgim, Vetëm këtë dekadë të rezistencës shqiptare dhuna mesjetare ortodokse serbe, veprimtarët shqiptarë i denoi me 25.000 vjet heqje lirie, apo 250 shekuj burg. Ndërsa gjykatat sërbe për kundërvajtjeje këtë vit historik denuan 10.000 shqiptarë me gjithsej 1.232 vjet burg. Gjatë demonstratave 1981 u plagosen dhjetra shqiptarë, flitet për 80 student të plagosur shqiptarë. Shumë veprimtarë e intelektual shqiptarë atë vit u mbajten në burg izolimi, ku përjetuan torturë e barbari çnjerëzore. Atyre, familjarëve të tyre, dhe të tjerëve intelektual e veprimtarë, ju mor pakufizim e drejta e punës, kurse familjarëve të tyre ju mor edhe e drejta e shkollimit dhe studimeve. Në vazhdim autori vije në përfundim, se “dëshmorët e 1981, hapen përspektivën e madhe të shqiptarëve të Kosovës” për realizimin e kërkesave programore politike e kombëtare dëshmuan se kërkesa për Republikë ishte realiste për kohën dhe procesit drejt “vetëvendosjes deri në shkëputje”. Këto ngjarje të mëdha shqiptare, ishin pasqyrë gjithëpërfshirëse e organizimit dhe pjesëmarrjes aktive me kërkesa politike për gjitha mjediset, moshat e nivelet shqiptare në Kosovë. Vepra me literaturën e konsultuar dëshmon për nivelin e lartë shkencore, ku autori shënon edhe kujtimet e tija, karakteristikë e veçantisë së dobishme për shkrim real, citon shtypin dhe dokumentet e kohës, dorëshkrimet e shfytëzuara, pa harruar të jep edhe regjistrin e veprave të botuara deri tash nga ky autor, si dhe të veçantën e veprës shkencore të kësaj vepre, Treguesin e emrave.
Autori me këtë Vepër arrijn që moshatarëve të dëshmorëve të ju sjell në kujtim bashkëveprimtarët e Demonstratave të 1981, dhe se liria është kujtesë e përjetesisë së popullit për dëshmorët, ndërsa brezave të ardhshëm tu mbjell e ringjall kujtesën e lavdishme historike për 12 Dëshmorët e Praneverës se Madhe Kosovare 1981. Me këte vepër autori, dëshmorët praktikisht i vendos në altarin e lirisë, i regjistron në fleten e lavdishme të traditës së ndritshme të krenarisë sonë, të cilët në vitin e madh të rezistencës shqiptare 1981, ranë për liri të popullit shqiptare. Vepra e rradhës e Selatin Novosellës “Dëshmorët e Pranverës Shqiptare 1981” është vepër bazë nga historianët publicistët e studiusit e ardhshëm, mund të tfillojnë me shkrimin e monografive të dëshmorëve dhe zgjerojnë studimin e ngjarjeve të zhvilluar në këtë vit e dakadën në vazhdim deri më 1989, dhe dekadën e dytë nga 1990 deri më 1999. organizimin e proceseve demokratike paqësore në parti politike e institucione shtetërore, si dhe veprimin ushtarak dhe fitoren madhore çlirimin e Kosovës. Gjithë ky rrugëtim çlirimtar në të cilën autori dëshmon edhe njëherë, se është, jo vetëm deshmitar i kohës dhe ngjarjeve, por është edhe organizator e pjesmarrës aktiv si edhe kronist besnik në ato ngjarje. I cili, që në kohën e ngjarjeve, ka sakrifikuar në çdo rrethanë, duke mbajtur shenime të sakta gjatë kohës së zhvillimit të këtyre proceseve të madh historike, duke u bë kështu dëshmitari më besnik i tyre. Kjo formë e verpimit aktiv e gjithpërfshirës autorit i ka mundësuar të del me një begati veprash të pasura me faktografi reale të kohës dhe ngjarjeve vendimtare të fatit shqiptarë në historiografinë tonë kombëtare të gjysmës së dytë të shekullit 20.
Postime të Lidhura
ELIFE PODVORICA JASHARI: LAMTUMIRË BACA ADEM!
Prishtinë, 28 korrik 2018: “Kaq shumë njerëz të mëdhenjë, në një vend kaq të vogël”…ishin këto fjalët e…
BEHXHET SH.SHALA: BARRIKADAT E TURPIT NË NJË MJEDIS PA TURP!
(Prishtinë, Gusht 2012) – Drejtori i OJQ-së së quajtur KFOR, gjenerali Drës gjatë takimit me zëvendëskryetarin e Mitrovicës…
Skënder Sadri Kapiti: Me hajni, rrena, tradhti dhe me korrupsion nuk ndërtohet as drejtësia e as shteti ligjor
Durrës, 27 shkurt 2021: Kur tradhtia, hajnia, rrenat dhe sidomos korrupsioni kapin jo vetëm politikën por edhe shoqërinë,…
Hazir Mehmeti: Kisha Katolike Shqiptare, vatër në shërbim të njeriut dhe kombit
Vjenë, 4 prill 2020: (30 vjet nga krimi serb i helmimit të fëmijëve shqiptarë në Kosovë) – Fëmijët…