ISMAIL GASHI – SLLOVIA: NË 38 VJETORIN E DEMONSTRATAVE TË PRANVERËS 1981

Lypjan, 11 mars 2019: Nuk ishte habi, pse politika komuniste sërbe, dhe disa kuadro shqiptare që ishin në shërbim besnik të saj, në mënyrë delirante e me gjuhë politike pezhorative injoronin efektin e ilegalës atdhetare në ngritjen e vetëdijes kombëtare. Sistemi komunist Jugasllav injoronte edhe kërkesat e drejta kombëtare e njerëzore të demonstratave shqiptare të 1981. Madje, deklaronin se, demonstrata e 1981 janë organizim i KGB-së, UDB-së dhe nëntokës sërbe, Por, më shumë habit fakti që, ende sot dëgjohen zëra injorues, që mundohen ta mbajnë gjallë dyshimin se, kush nga këta faktor ndikoi në organizimin e demonstrative te 1981?!
Dekadat e rrënimit dhe ringjalljës.
Dhjetëvjeçari i parë (1981-1990), pas Demonstratave të rinisë atdhetare studentore shqiptare dhe fillimit të kërkesave për kauzën e natyrshmërisë së arsyeshme historike për të drejta kombëtare e njerëzore të shqiptarëve të Kosovës, të shtruara nga rinia studentore dhe intelegjenca intelektuale shqiptare në Demonatratat e 11 e 26 marsit dhe 1 e 2. Prillit 1981. Pas të cilave filloi zbrazja e akumuluar e urejtjes, ndjekja, arrestimi, burgosja, gjykimi dhe denimi në grupe të organizatorëve, pjesmarrësve e përkrahësve të rinisë dhe intelektualve shqiptarë të demonatratave. Gjitha këto vite deshmojnë për rrënimin e gjitha të drejtave e të arriturave politike, shtetërore, arsimore, ekonomike, shoqerore, kombëtare e njerëzore shqiptare në Kosovë, edhe ashtu të kufizuara. Duke rrënuar institucionet e të gjitha mjediseve e niveleve shqiptare politike, shteterore, shoqërore, sistemin arsimor, në gjitha mjediset e nivelet, ente, ndërmarrje ekonomike e mediat. Dekada e dytë pas ngjarjeve të mëdha 1990-1999. Paralelisht me vazhdimin e ndjekjeve, burgosjeve e trajtimeve të dhunëshme fizike denimeve të pjesmarrësve në Demonstrata, masave të dhuneshme në subjekte shqiptare në të gjitha nivelet e mjediset, me dhunen ndëshkuese komuniste sërbe, shqiptarët, si feniksi, nga hiri i djegëjeve rrënues, filluan ringjalljen, organizonin protesta masive, bënin përgatitjet për organizimet e mëvehtësishme edhe të ndarjes nga robëria shekullore politike, shpirtërore e fizike të shqiptarëve nga tërësia e shtetit okupues të quajtur Jugosllavi. Përkundër sakrificës dhe rrezikshmerisë ndëshkuese, organizimet shqiptare filluan me formimin e Shoqërive civile KMDLNNJ, 14 Nëntor 1989, fillet e pluralizmit formimin e partive politike LDK, 23 Dhjetor 1989. Praktikisht, filloi ndërkombëtarizimi e probelmit të Kosovës dhe shqiptarëve në këte hapësirë, organizimin e mëvehtësishëm sindikal. Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve 1990, Sistemin Arsimor i mëvehtësishëm, Referendumin e Pavarësisë, Deklaratën Kushtetuese dhe Shpalljen e Pavarërsisë së Kosovës. Zgjedhjet Parlamentare e Presidenciale të 1992 e 1998, Kuvendin, subjektet e niveleve shtetërore Qeveritë komunale lokale, Formimi i UÇK dhe rezistencës ushtarake 1997-99, Fillimin e luftës dhe intervenimi prej 78 ditësh i NATO-s. çlirimi i vendit,10 Qersor 1999, kthimi biblik monumental i popullatës shqiptare nga debimi I dhuneshem sërbë dhe riorganizimi e formimi i institucioneve shtetërore, Zgjedhjet lokale e parlamentare dhe Shpallja e Pavaresise më 17 Shkurt 2008. Kjo ishte një kohë me ngjarje të pandalshme historike e kombëëtare, pas Pranverës së Madhe 1981, Pa Demontratat e 1981, Kosova, jo që nuk do të vinte deri te Pavarësia, Por sot, do të Ishte më keq se Vojvodina e Sanxhaku, ndoshta as shprehje gjeografike.

Katarsisi i urrejtjes
Opinioni i shqetësuar jugosllav e ai ndërkombëtar, me kurreshtje habitëse, çdo ditë shihte e dëgjonte mbi ngjarjet në Kosovë (1981) kur, pas një propogande të stolisur për të drejtat e barabarta të “kombeve dhe kombësive”, ndër ato, edhe të shqiptarëve. E verteta madhore pëlciti si vullkani, shqiptarët me Demonstrata masive shtruan kërkesat për të drejta e kauzë kombëtare, politike e njerëzore. Gjitha këto vite, Qeveria Jugosllave e shtyer nga qeveritarët e Sërbisë, zbatoi dhunën policore e ushtarake shtypëse, duke injoruar zërin e arsyese për këto kërkesa të natyrshme. Përkundrazi, vazhdimisht ashpërsohen përplasjet politike e administrative, moskuptimet, sulmet e rrënimet e çdo të drejte Kombëtare, politike e Kushtetuese shqiptare. Politika komuniste sllave, e shtyer nga morali politikë i urrejtjes sërbe, e ndihmuar nga Kisha Ortodokse sllave, por edhe nga disa kuadro shqiptare, Demonstratat e shqiptarëve në Kosovë 1981 i mori për motivim shtyes dhe shkas të pritur, që të ashpërson qëndrimet politike e shtetërore ndaj popullatës shqiptar pÕƒrgjithësi. Politika komuniste sllave, gjithënjë mbante raporte të ashpëra, ngriste e ashpërsonte masat represive ndaj shqiptarëve, duke zbatur strategjinë e sajë të mospërfilljes së kërkesave, me çka qellimisht ngritë shqetësime për mosqetësimin e gjendjes ndaj shqiptarëve në këtë hapësire. Gjitha gjasatë dëshmojnë se, vetëm kjo metodë veprimi, historikisht I përgjigjej sistemit okupues sërbë. Pasi vetëm kështu sunduesit mesjetar ortodoks sllav, përmes dhunës barbare mesjetare ndaj shqiptarëve të Kosovës, Sërbia, mund të rrënojë të drejtat dhe obligimet Kushtetuese të 1974 të shqiptarëve, Njëkohësisht, kështu e mbante popullin e sajë në gjendje të tensionuar e në armiqësi të vazhdueshme me shqiptarët.
Menjëherë pas Demonstratave të 1981, filluan vitet e urrejtjes, ndjekjes trajtimit policore e burgosjes, si dhe rrënimit të çdo të arriture politike, shtetërore, shpirtërore e material shqiptare në Kosovë, për sundimtarët komunist sërbë u shendërua në program politik e shtetëror. Morali politik e kombëtar sërb I diktuar nga filozofia politike e urrejtjes, e ndihmuar nga Kisha Ortodokse, u bë takt i diktatit politik edhe në masat popullore sërbe, duke i përfshirë masat sërbe në rrjedhat politike, me kërkesa të negativitetit ambicioz hegjemonist edhe jashtë hapësirave sërbe, si në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë e Kroaci, me tentime të dukshme edhe në Slloveni. Gjitha vitet pas Demonstratave të 1981, ky moral i stërkequr nga urrejtja helmoi masat e popullatës sërbe në Kosovë,Serbi, Maqedoni, Vojvodinë e Mal të Zi. Zbatimi I kësaj forme veprimesh politike ”Jogurt Revulucionit”, kishte qëllimin e vetë thelbor, inskenime, sulme dhe etiketime politik e kombëtare drejt synimit të veçantë rrënues të statusit Kushtetues të Kosovës, shqiptarëve në Kosovë dhe shqiptarëve në gjithë Jugosllavinë. Janë përdorur, masat më të ashpëra represive, të cilat nuk mund te njihen në asnjë kohë e në asnjë rrethanë tjetër, në asnjë lloj sistemi shoqëror, politik e shtetëror në Botë. Politika e morali urrejtjes antishqiptarë rikthehej në shëmtinë e së kaluarës që, asnjë shqiptarë të mos mbetej në këto hapësira etnike shqiptare, Që kur e kur, është vepruar të fshihet elementi bosht I identitetit kombëtar, materializimi i gjuhës shqipe në onomastikë. Të shlyhen emrat e vendeve e vendbanimeve, si edhe vet emërtimi Kosovë, në Kosovë e Metohi. Madje edhe në ekstremin banal gjuhësor Kosmet. Praktikisht, veprohej që, të ndërrojnë çdo emërtim shqiptar, qoftë ai i rrugëve, shkollave, enteve, institucioneve e ndërmarrjeve të ndryshme ekonomike në çdo mjedis e nivel. Në anën tjetër, me masa administrative shtetërore e ligje diskriminuese, përgatiteshin veprime pengues në planifikimin e familjes, të pengojnë lindjet shqiptare të cilat sipas tyre, qenkan “bomba”në pelena, shkohej deri në ekstrem, sa mos t’u lejohet shqiptarëve emërimi I fëmijëve me emra që kanë kuptimësi-domethënie kombëtare, ngjajshëm siç veprohej në IRJM, Mal të Zi e Sërbi. Me ligje diskriminuese ndalojnë krijimtarinë muzikore shqiptare dhe publikimin e intërpretimin e lirë të sajë. Ndalojnë mësimin e hulumtimin shkencor të historisë kombëtare shqiptare, në veçanti të personaliteteve pozitive kombëtare, ato etikektoheshin për nacionaliste të rrezikshme e atnisërbe. Po kështu, veprohej edhe me përsonalitetet nga Lufta e Dytë Botërore. Ndaluan gjitha përmbajtjet kombëtare të leksioneve në programet mësimore, qe kishin elemete kombëtare me kohë, të tëra flisnin, shkruanin, e vepronin edhe me masa administrative, kundër gjuhës shqipe dhe të drejtës së shqiptarëve në përdorimin gjuhës së tyre kombëtare, duke çvlersuar të drejtën e barazisë në Kushtetutën aktuale Jugosllave. Shqipen si edhe vet shqiptarët, i hudhnin në rend të dytë e të tretë, por edhe mohonin tërësisht kulturën e traditën shqiptare, ate e konsideronin të dëmshme, nacionaliste e të rrezikshme. Gjithnjë, sikur gjuha e kultura shqiptare dhe vetë shqiptarët, janë kundër sërbëve dhe sllavizmit. Gjatë disa vjetëve pas ngjarjeve të 1981, veprohej edhe kundër traditës historike shqiptare. Në gjithë sistem politik, shoqëror, administrativ e shtetëtror, ishte ngritur shkalla e veprimit, me masa represive e denime drakonike, kundër traditës dhe jetës praktike shqiptare, duke rrënuar rrethojat e oborreve familjare. Shkurt e shqip, veprohej në drejtim gjenocital të fshirjes së qenies shqiptare e damtimit të substancës kombëtare. Me këtë sistem veprimi shtetëror antishqiptar, sipas Memorandumit te ASSHA, mendohej të vije deri te fanitja e kësaj hapësire shqiptare nga këto treva autoktone, që sipas kritereve dhe projekteve e shumta sërbe, të realizohet aspirate historike e kolonizimit të kësaj hapësire, ku planifikohej ngulitja e popullatës sërbe. Kështu, të materializohen, ashtu siç u veprua, të vishen këto hapësira shqiptare me petkun sërbë. Këto politika, me ndihmen e Kishës Ortodokse dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve Sërbe, shpalosnin gjitha 24 programet e projektet, që nga Garashanini 1844 e deri te Programi i fundit i Memorandumit ASSHA(SANU). Të njëjtat i përgatisnin, duke u thirrur në emër të Socializmit vetëqeverisës, humanitetit kushtetues dhe barazisë në bashkëjetesë. Kozmetika këto, të politikës me të cilat është shërbyer e shërbehej politika sllave, gjegjësisht ajo sërbe e kohës.
Gjuha delirante e injorancës pezhorative
Që nga fillimi i vitit 1981, sistemi shtetëror e partiak Jugosllav, kërkesat kombëtare shqiptare, mundohej t’i shuante me masa represive policor e ushtarake, me arrstime masive e denime të ashpëra, Veprimet e bararisë ortodokse mesjetare i kishte program afatgjatë dhe qëllim në zbatimin politikës represive antishqiptare. Për këte kërkonte ndërtime gjuhësor terma e shprehje pezhorative, ndërtimin urrejtës e poshtrues të gjuhësisë politike, madje duke daluar jashtë normave të kuptimësisë gjuhësore, Demonstratat Shqiptare të 1981 dhe kërkesa e tyre të arsyeshme e të çarta kombëtare, me ndihmën e disa kuadrove shqiptare që, ishin në shërbim të verbërt, i vlersuan dhe i emëruan për KONTRAREVULUCION në Kosovë. Madje, Kontrarevulucion të masave, me kërkesa kombëtare të gjveshura nga armatimi, dmth, kontrarevulucionarë pa armë, me qëllim të rrënimit të sistemit shtetëror. Poashtu, i ndajmathën termi IRIDENTIZËM shqiptarë, me qëllim të aplikimit të masave represive, që mendonte shteti t’i zabatojë ndaj shqiptarëve, e të cilat i kishin pritur e mendur gjatë komunistët sërbë. Antishiptarët sllav mendoni e planifikonin gjatë që, të gjendet shkas për të ndërmarr veprim dhune ndaj shqiptarëve, ate veprim ndaj shqiptarëve do ta merrnin edhe pa ndodhur Demonstratat e 1981, me një inskenim, kurdo që të vije, apo do të sajonin skenar për gjendje dhe moment për veprim, Ngarjet e 1981 dhe kërkesat e arsyshme të shqiptarëve, vetëm dhanë strall, ishin shkas që, sistemit komunist sërbosllav, të fillon dhunën e parashikuar, të nis rrugën e represionit, dhe në vazhdimësi të ndërtojë platformën e vetë të pastrimit etnik. Platforma parashikonte t’ju ngarkojë shqiptarëve edhe “fajsinë” si “Kryqin Kirenarit”. Praktikisht sistemi komunist sërbë ndërtonte mure të reja mbi themelet e projekteve të vjetra antishqiptare, thuhej e shkruhej se, shqiptarët po kërkojnë bashkimin e trojeve etnike dhe krijimin e Shqipërise së Madhe. Pra, iridentizmi në kuptimësi të bashkimit si proces shoqëror, një bashkim tërësie tokësore, të një treve, me një trevë tjetër, kjo u kuptua se nuk ka përmbajtje kuptimore, pa nocionin paraprak të shkëputjes SEPARATIZËM, ndarja e një pjese nga tërësia, term gjuhësor dallues nga ata paraprakët, që mbulonte arsyetimin e represionit administrativ e shtetëror, sipas mendjes së shpejtur të politikës shtetërore antishqiptare, shkuan jashtë realitetit e të vërtetës reale. Kështu, burimi i kësaj kërkese, shkaqet për këto ngjarje, gjithherë me qëllim të arsyetimit të rëpresionit shtetëror, kërkohej përmes, të ashtuquajturit “Diferencim politik”, nga shumë kahje e në gjitha nivelet e mjediset. Në mesin e pjesëmarrësve të demonstrative dhe të burgosurve, në etapat e hetuesisë, në krahun e intelegjencës, shkencës dhe kulturës shqiptare, në ente e institucione shkollore e shkencore, universitare dhe në ASHAK, ku punonin shqiptarët, kërkoheshin të diskutohen marrëdhëniet kulturore e universitare me Shqipërinë. Veçmas kërkoheshin e sajoheshin shkaqet e rrethana për gjetjen e INDOKTRINIMIT të shqiptarëve nga literatuara e importuar nga Shqipëria dhe mësimdhënësve që ligjeronin në Universitetin e Kosovës. U fol gjithandej se, këto ngjarje I shkaktuan emigracioni shqiptarë nga jashtë, veçmas ata të orientimit Marksist-Leninist, ndaj të cilëve u muaren masa të kufizimit dhe antipropogandës ndaj tyre. Kështu, zbrastësia semantike e termit iridentizëm, u plotësua edhe me termin SEPEARTIZËM, ndarje, shkëputje, zhargoni politik u plotësua me sintagmën IRIDENTIZËM dhe SEPERATIZËM shqiptarë.
Gjithandej, kështu veproi gjuhësia politike për një kohë të gjatë, parlamentarët mundoheshin të bindin opinionin botëror për Arrogancën e shqiptarëve, për ate se, shqiptarët përkundër të drejtave që gëzojnë, janë ende të pakënaqur dhe, mu për këte, pasoj sulmi represiv ndaj shqiptarëve, me qëllim që ato të drejta, tash duhet të ngushtohen në masë, sa shqiptarët, përkundër numrit të tyre, që zinin vendin e tretë në renditjen e popujve Jugosllav. U sulmuan simbolet kombëtare, gjuha dhe Flamuri kombëtar. Me flamurin luhej, si me leckën, atij po i shtohen pjesë, po i ndërrojnë vendin e madhësinë e pësrrembëshint pa konsultimin, dëshirën dhe vullnetin e popullit. Po në këte vorbullë, u bënë emërime e etiketime shtetërore nga më të errëtat, marr nga shundi barbarisë gjuhësor e rrymat ekstreme të së kaluarës e praktikës politike. Çdo tentim kundërvendës, përkundër argumenteve e faktimeve të dukshme nga personalitetët shqiptare, qoftë ato shkencore apo publicistike, vlersohej tentim nacionalist e përkrahje e të ashtuquajturit Iridentizmit e seperatizmit shqiptar. Kështu, kurrën e kurrës, nuk dallohej ajo kombëtarja nga antikombëtarja, nacionalja nga nacionalistja. Ç’është edhe më e keqja, mbrojtjen e shqiptarëve, sërbët nuk e dëshironin ta dëgjonin, as nga personalitetët e kombeve të tjera joshqiptare. Kurdo herë që, kush shprehte mendim të arsyeshëm ndaj ndjenjës e moralit kombëtar shqiptar, sulmohej pa kursim, shpallej armik e bashkëpunëtor i Iridentizmit e Seperatizmit shqiptarë. Kështu, u veprua ndaj Jevrem Bërkoviqit, Branko Hërvatit, Kiril Zllobecit, Stipe Mesiqit e shume të tjerëve.
Ofendime nënçmuese dhe nënçmime e nëpërkëmbje të çështjes shqiptare, u organizuan e vepruan përmes organizimeve e sajimeve skenarësh të ndryshme nga pseudoshkencës, duke futur në ato lojëra edhe revulucionarë labil e hulumtues “zbulimesh” të errëta nga fusha e terminologjisë gjuhësore. Në çdo kohë e vende të ndryshme. Ashtu siç e kërkonte vendi dhe kuvendi, flisnin edhe etiketonin me terma injoruese nga më të papërshtashmet, si nga ana humanitare. Ashtu edhe nga kuptimësia e komunikimit qytetërues e civilizues të meshazheve logjike të shkëmbimit me qëllim përçmimi. Inskenohen e ndajmathën dukuri negative, smadhohen e tjetërsohen ngjarjet e përditshme, gjithnjë me qëllim të ngarkimit negativ në kurriz të shqiptarëve. Një etapë kohore kishim DHUNUES shpallen aferen e dhunimeve, dhunohej për çdo ditë, mjedis e nivel. Dhunoheshin gra, vajza e plaka, gjithnjë të nacionalitetit sërbë e malazias, dhunoheshin vajza të mitura, madje dhunoheshin edhe murgeshat. Kurse nga ana tjetër , bilansi statistikor mes shtyppit dhe propgandës, nuk përputhej në asnjë mundësi me realitetin objektiv. Një ndërkohë u bëmë HAJDUT, VANDALIST e VARRMIHËS. Kur për çdo ditë vidhej pasuria e sërbëve e malaziasve, gjithnjë nga vjedhësitë shqiptarë. Madje, edhe kur, nuk dihej e zihej hajduti, por ai dosido, duhej të ishte shqiptarë. Shkatërohej e vetëshatërrohej ose kallej pasuria e ndonjë pjesëtari joshqiqiptarë, dëmtoheshin e preheshin fidanet e ndonjë kopshti apo vreshte, thyheshin përmendoret e varrezave, shploheshin të vdekurit, madje edhe fëmijët e vdekur, shlyheshin mbishkrimet e fotografit e varrezave, thuaja për çdo ditë, kishte zjarre e avari trishtuese, të gjitha shenoheshin në shtypin ditor dhe ngarkoheshin barrë e llogarisë shqiptare. Veprohej kështu, sepse skenari I politikës ditore kërkonte transmetim të mesazhve të tilla. Kështu, shkruheshin skenarët dhe ashtu kërkonte regjia skenariste politike, së cilës duhej përmbajtur me përpikëri. E kur shkaktari nuk gjendej, dhunuesi, varrmihësi vandalisti, apo edhe vrasësi, gjërat duhej heshtur për një moment, kurse skenarin e njëjtë duhej përseritur në një kohë e vend tjetër. Derisa shtypi mbulohej me lajme helmuese, vepra dhe faji mbetej jetim, pa babë e pa nënë.
Me 1988 shpallën Kuvedimet Kushtetuese, për shprehjen e “mendimit të lirë” dhe “pa pasoja”. Masat shqiptare për herë të parë, pas një kohe prej 7-8 vjetësh heshtjeje të thellë, këto mundësi menduan se duhej shfrytëzuar deri në shterrje, pasi shteti “garantonte” siguri të shprehjes së lirë të mendimit, si edhe për të tjerët edhe për shqiptarët. Shqiptarët në Kuvendimet Kushtetuese, nuk dhanë pëlqimin e ndryshimeve në Kushtetutën ekzistuese. E cila më vonë do t’ju kushtojë shumë me jetë, plagë burgosje, suspendime nga puna, nëpërkëmbje, përdhosje e ofendime marramendëse. Shqiptarët nuk u pajtuan me ndryshimet Kushtetuese, sepse aty kërkohej kufizimi i autonomisë për Kosovën dhe i të drejtave kombëtare të shqiptarëvë si dhe zvogëlohej hapësira substanciale në shtetësinë e Kosovës, të cilat e kishte aktualisht. Kjo ishte shkasi dhe arsyeja që, në Nëntor 1988 pasuan Protestat e hapura masive kundër pastrimeve në radhët e ushëheqjes shqiptare kosovare, të cilën populli shqiptar i Kosovës kurrë nuk e kishte zgjedhur vet, as atëherë, as më parë, e as këtë kastë politike, që e kishte aktualisht në poste politike, administrative qeveritare. Por, këte pastrim, që tentonte ta kryente Sërbia në udhëheqjen kosovare, të cilën ajo e konsideronte pengesë për planet e saja, shqiptarët e konsideruan për rrezik që, po troket në derën e Tij, në një të ardhme të afërt. Ato kërkesa masive u qetësun vetëm vetëm nga veprimi aktiv i vetë udhëheqjes shqiptare të atëhershme në Kosovë, e cila me herët, nuk ishte në vendin e përgjegjesinë e duhur. Më vonë, shkurt e Mars 1989 pasuan Grevat e Minatorëve, stuentëve dhe punëtorëve të Kosovës, të cilave ju bashkuan edhe masat fshatare, rinia shkollore dhe gjithë popullatës shqiptare anë e kënd Kosovës. Shteti Jugosllav, me direktiven e atij Sërbë, rimori masën e jashtëzakonshme policore e ushtarake, edhe këte për të katërtën herë pas vitit 1945. Me këto masa represive shtetërore, në gjendje lufte, Kosova mbulohej me tym nga armata dhe policia, më 28 Mars 1989, Parlamenti I Kosovës, pas shtyerjes e “konsultimit” me parlamentarë, që pati prej 12 ditësh, Kosova, pas marrjes së autonomisë, mbeti vetëm shprehje gjeografike e një regjioni, ndërsa shtetësia e sajë mbeti në shkallën e një komuneje, ndoshta e një komuneje pak sa më e madhe. Parlamenti kosovarë, jashtë kompetencave ligjore, jashtë natyrshmërisë së kërkesave të nevojshme të popullit, pa dëshiren e bazës deleguese, e me porosi të udhëheqjes, e cila e kishte zgjedhur aty, votuan në rrethana jonormale, të rrethuar nga policia e ushtria sërbe. Megjithate, përfaqësuesit e popullit shqiptarë,”harruan” për një qast përgjegjsinë e tyre morale ndaj popullit, “harruan” urrëtinë e proverbit latin se, “deputeti vdes për popullin”, Votuan shlyerjen e autonomisë, dhe në vend se të vdesin,që të jetojnë për popullin, i futën thikën pas shpine popullit të tyre, Me këte shkaktuan vdekjen e 39 shqiptarëve, qinda të plagosur e të arrestuar, të larguar nga puna e të dëmtuar në forma nga më të ndryshme. Kur festuan njëvjetorin dhe festonin përvjëtorët me rradhë, të kesaj “fitoreje” për unitetin e Republikës Sërbe, apo përvjetorët e mordjes shqiptare, deputetët “tanë” uleshin bashkë me Sejdo Bajramoviqin, kryevendi në festime, në rendin e parë të “fitorës”.
Pas aprovimit të kësaj Kushtetute famkeqe për shqiptarët dhe Kosovën, kontrastët e fitorës dhe humbjes fatale, ku pihej shmapanja me erën e gjakut tonë, Ku represioni mori masa zgjerimi horizontal e vërtikal, etiketimi, fyerja e dinitetit, fshirja e identitetin, materializimit gjuhësor, të kësaj hapësire shqiptare, shenjëzimi i sendeve dhe vendeve në gjuhë sërbe, sollën termine e shprehje të reja, si; TERRORIST,madje nga lloji I veçantë, që njihej deri atë kohë, terrorist që vriten e nuk vrasin, e as nuk vdesin e nuk shtijnë kurrë me armë që, kërkojnë demokraci, që nuk mbajnë as brisk në xhep. Terrorist që vriten 36 sosh, e nuk vrasin e as nuk plagosin askend. Por, edhe mbi 200 sosh të plagosur, terrorist të moshave e niveleve jo të natyrshme, fëmijë të mitur, pleqë në moshë, terrorist në klinika lindjeje e sa në xhamia, terrorist për Libër të Genisit, për tiparet e veçanta dalluese. Këta e pësuan edhe për 15 herë më keq, se ata nga Sekuritatea rumune, pak kohë më parë. Na quajtën PRIMITIV dhe ERGERSIRE, se kemi qëllime grabitqare, gëlltisim njerëz, se e hamë njëri-tjetërin. Se jemi KANIBAL e prapanik fetar. Kemi në vetën tonë tipare fanatike e fetare, se jemi FUNDAMENTALIST ISLAM. Përkundër faktit se shqiptarët kanë tri lloje besimesh, ndryshe në Zot, kanë tri besimet e mëdha fetare, Muslimane, Krishtere dhe Ortodokse, si edhe nënbesimeve, besimit ndryshe në Islam Bektashi. Na thanë se, jemi tipik INTIFAD e KAMIKAZ që kryejmë veprime diverzante, dhe se kemi vyrtyte të pandjeshmërisë ndaj fëmijëve, se edhe fëmijët tanë I hedhim pa dhimbje para terorit e rrezikut se, nuk kemi ndjenja prindore si edhe shume tipare tjera jonjerëzore, që na mëvisheshin herë pas here, sipas nevojës e kërkesës së politikës ditore sërbe. Në shkallëzim të dhunës na mohohet statusi I autonomisë dhe thuhej e shkruhej se, jemi të ardhur, madje nga viset shkëmbore, sipas Llonqarit në shekullin 19-t, kurse sipas Marko Mladenoviq shkruan në fletorën “Komunist”, ne paskemi ardhur në shekullin 17-t, e sërbët në shekullin e 9-t apo 10-t. Asnjëri nuk thot, kush paska jetuar në këte hapësirë, para këtyre shekujve? Mladenoviq thot edhe atë se;”Këta-shqiptarët”, nga një pakicë apsolute, e ardhur në shekullin 17-t, u bënë tash shumicë. Madje, shumicë e rrezikshme apsolute, ka ambicie që, pas një shekulli, të zgjerohet deri në Lubjanë. Sa i përket origjinës së shqiptarëve, këto dekada të dhunës sërbe, shpikën shumë teori, si ate të orgjinës trake, asaj të veprimeve të ndërsjellta të popullit turk, dhe asaj të origjinës sllave. Nga të cilat del se, shqiptarët janë surragat i këtyre veprimeve të ndërsjellëta të përziera-surragateske.Të gjitha hudhën poshtë, vetëm me mendimin e Profesor Radovan Katiqiq, gjuhëtarit nga Zagrebi, i cili konstaton se, “Pa gjetur argumente të bollëshme shkencore, për hudhjen e origjinës Iliri të shqiptarëve. Pastaj, argumente të reja për origjinëne e tyre për një teori tjetër. Teoria Ilire nuk ka mundësi të rrëxohet”. Etiketimet tendencioze që visheshin në kohën e dhunës barbare sërbe, janë edhe ato që ata na quajtën XHIHAD e BANDIT, të panjerëzi, me konotacion negative edhe BALLISTË e bijë ballistësh, se shqiptarët janë armiq të popujve me të cilët jetojnë tash e sa shekuj, në afërsi apo së bashku, Se shqiptarët kanë përcaktime përtritëse për NEOFASHIZËM. Sipas këtyre etiketimeve sllave, këte e bëjmë ne shqiptarët në vazhdimësi dhe këte ideologji e kemi të adhuruar. Me këte teori shqiptarëve ju mohohej pjesëmarrja në LNC, që ishte qëllim politik serb, si dhe fitorja mbi fashizmin, të cilin e thonin ato ditë se këte liri na e paskanë falur të tjerët, sepse ne nuk paskemi kontribuar, gadi asgjë. Përkundrazi, kemi punuar e po punojmë në vazhdimësi për neofashistët. Kështu, u quajt edhe demokracia që, shqiptarët vepronin dhe e kërkonin në dekadën e parë pas Demonstratave të 1981, duke mos pranuar të vërtetën se, shqiptarët kishin pasur demokraci dhe sistem shtetëror demokratik, ndoshta të parët në Ballkan, Qërshor-Djetor 1924, Revulucionin e Qërshorit me Fan Nolin, të cilët atëherë, si edhe tash, fëqinjët tanë nuk e shikuan me sy të mire. Sërbët atëherë e rrëxuan kështu, siç po tentojnë të mos lejohet demokracia edhe sot në këto hapësira Ilirike-Ballkanike. Kështu vlonte vrulli i gjuhës politike termeve, fjalëve, shprehjeve me etiketimeve nga breshëri fyerjesh, sa humbet kontrolli i intelektit dhe etikës, jo vetëm shtetërore e politike, por edhe njerëzore. Arrihet deri në pikën e mosdurimit e urrejtjes njerëzore. Këto vite shqiptarët luftoheshin me gjitha mjetet fizike, politike, shtetërore, fetare e gjuhëore nga sistemi politik shtetëror e qeveritar sërbe dhe filozofia e moralit të urrejtjes nacionaliste, edhe nga Kisha Ortodokase sllave, urrejtjes shekullore historike e politikës komuniste. Urrjtjen ndaj shqiptarëve dhe gjitha vlerave material e shpirtërore shqiptare, të cilat i ka ngritur në shkallë sistemi shtetëror, shqiptarët nuk i trajtonin as për njerëz, dëgjohen e lexohen shprehjet urrejtëse MAJMUN, ndërsa Kosovën, vend majmunësh.
Të gjitha këto terma e shprehje negative ofenduese, institucionalzohen përmes mjeteve të informimit, burimin e mbështetjen e kanë nga politika dhe organet shtetërore e partiake të shtetit dhe politikës ditore. Sipas skenarit të shtetit sërb, ato shpërndahen në masa popullore, me qëllim alarmimi të opinionit Botëror, që ai nga gënjeshtra recidive, të bindet për një të pavërtet zyrtare të lëshuar nga shteti zyrtar sërbë.Të bindet me gënjeshtra e imponime, dhe ato t’i merr për të vërteta, Ndërsa, e padrejta të dhunohet e të shpallet si e drejtë, edhe atë në emër të shtetit e politikës zyrtare. Kështu, besoj veprohet vetëm në politikën e sotshme sllave, gjegjësisht sërbe. Tipike me këte, nuk besoj se mund të gjendet tjetër, as kund, sot e as kurrë, në botën e sotme. Po kështu, u veprua edhe me rastin e helmimit masiv të nxënësve shqiptarë në Kosovë, që dihet nga të gjithë, përveç organeve zyrtare shtetërore sërbe, ata e dijnë se ishin helmuesit, që edhe sot nuk mund ta pranojnë veprën e kryer. Për etiketime ofenduese, angazhohej pseudoshkenca sërbe, shfletojnë fjalorë enciklopedike e literaturë të tejkaluar kohësh, të flitet e thuhet, se shqiptarët janë të pakët, janë pa prejadhje, janë surragat. Behet llogari, sa shqiptarë duhet larguar nga Kosova, e sa joshqiptarë-sërbë të sjellin në Kosovë, që të rikolonizohet përseri kjo tokë e kjo hapësirë, siç shkuante Zonja Saviq. Kështu turbullohet mundësia e kuptimit edhe për ata, që mund të kishin ende pakëz mendim të kthjellët. Thirreshin në kohëra të shkuara të urrejtjes, duke riaktualizuar projektët e Cubrilloviqit e Ivo Abdriqit dhe hartonin mbi themelet e tyre të vjetra, projekte me konstrucione të reja. Dozoheshin helmimet e ashpra antishqiptare, të acarimit ndërnacional e kanalizoheshin rryma politike të ringjallura e të nxjerrura nga myku i depove të vjetra. Kështu punohej e veprohej në vazhdimësi, për gjithë dekadën rrënuese antishqiptare. E kurdo që çështja fillonte të merrte udhë, qetësimi, epiqendra në Beograd trumbetonte për alarm, dërgonte haberderët në Kosovë, që lëkundjet të rifillojnë e të mos ndalen. Veprohej kështu, sepse kështu i duhej epiqendrës politike-Sërbisë, që të mbetët edhe më tutje epiqendër, akuale në skenën politike dhe në pushtet. Përndryshe, atë moment që ndaleshin lëkundjet në Kosove, e mbretëronte qetësia, epiqendra-Beogradi dhe politika sërbe, fillonte të paralizohej. Pra, Sërbia luftonte dhe siç lufton edhe sot, vetëm për të ekzistuar në këto hapësira shqiptare, flijon të tjerët për të shpetuar vetëveten, Pra, prania e problemit shqiptarë të Kosovës, e rreth Kosovës, i jepte gjak e jetë që të ekzistojë Sërbia, politika e dhunës sërbe dhe shëmtia e barbarisë kishtare ortodokse sllave në këto hapësira, deri me sot, Sërbia dhe filozofia politike antishqiptare e moralit të stërkequr, nuk la asngjë pa përdorur kundër shqiptarëve, padrejtësisht duke i akuzuar Shqiptarët e sulmuar çdo vlerë material e shpirtërore shqiptare. Poashtu, nuk mbeti, asnjë akuzë e impotim e gënjeshtra recidive më banale e më brutale, pa ia zën rrugën te vertetës dhe të drejtës dhe reales kundër shqiptarëve, për t’i shpallur shqiptarët fajtor e fajësim pa faj e mëkatarë pa mëkate.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura