HYRJA NË KOSOVË ME TRI DOZA! PËR QEVERINË TË PAVAKSINUARIT NUK EKZISTOJNË!

Nga arkivi i facebookut

HYRJA NË KOSOVË ME TRI DOZA! PËR QEVERINË TË PAVAKSINUARIT NUK EKZISTOJNË!

Nga Sheradin Berisha, Facebooku 02.02.2022

Në aneksin B [ Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës ], pika 2; 2.1 dhe 2.2  thuhet:

“2. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese kundër COVID-19;

2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).”

Ky është aneksi i vendimit Nr.01/554 i miratuar në mbledhjen e 55 të qeverisë së Kosovës më 21. 01. 2022 që ka të bëjë me masa të reja dhe të veçanta anti-Covid19 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

***

Qeveria Kurti me këtë aneks ua lejon hyrjen në Kosovë vetëm qytetarëve të vaksinuar me tri (3) apo  dy (2) doza bashkë me testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, ndërsa qytetarëve të pavaksinuar dhe atyre që kanë një dozë apo dy doza të vaksinës pa Testin PCR ua ndalon hyrjen…  Qëllimi i kësaj mase duket të jetë vaksinimi i detyrueshëm i qytetarëve (pa vullnetin e tyre) me tri (3) doza …

***

Qeveria Kurti me vendimin Nr.01/55 datë 21. 01. 2022, (me orë policore nga brenda dhe me tri doza nga jashtë), Kosovën e ka shndërruar në BURG PA MURE! (Protestë e vëllezërve tanë në traun kufitar Morinë – Vërmicë…) Kliko 👇👇👇

https://fb.watch/aKBnvzch_1/

***

Rrjedhimisht për qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës këta qytetarë nuk ekzistojnë, duke ua muhuar kështu të drejtën e garantuar esenciale (madje edhe me Kushtetutë) të secilit prej tyre që të vendosin për vetveten, edhe kur është fjala për vaksinën.

Saktësisht në Nenin 5 të Kushtetutës së Kosovës, paragrafi 5 ( të cilit i referohet Albin Kurti në vendimin Nr 01/55 të qeverisë) thuhet (citoj): “Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë nuk bën të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar”.

Në rastin konkret çka është esenca e së drejtës së garantuar?! Është esenca e së drejtës së garantuar edhe për të mos u vaksinuar!

Prandaj masat e këtij vendimi të qeverisë si të tilla janë johumane dhe jonjerëzore, për më tepër janë kriminale, sepse nuk kanë të bëjnë fare me parandalimin e “shifrave fiktive” të infektimit, ditëve të fundit.

Ky vendim pa dyshim është diskriminues, jo human, dhe si i tillë promovon një diktaturë sanitare dhe jo vetëm, sepse nuk ka të bëjnë fare me parandalimin e “shifrave fiktive” të infektimit, ditëve të fundit.

Ashtu sikurse në çdo vend tjetër të botës që këto masa u kundërshtuan me protesta dhe prandaj kanë filluar të hiqen plotësisht, duhet të kundërshtohen edhe në Kosovë me rezistencë qytetare, duke protestuar në mënyrë të qetë në çdo vendbanim të republikës. Një popull që reziston të keqen e parandalon dhe më lehtë pastaj e përballon!

————-

Shkrim i ngjashëm:

TË NDIQET PENALISHT ÇMENDIA E ALBIN KURTIT!

Nga Sheradin Berisha 👇👇👇👇

***

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10220159531634928&id=1125324528

———-

Ilustrimi

– Aneksi B i vendimit të Qeverisë Nr.01/55 datë 21.01.2022, dhe Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e shëndetsisë Rifat Latifi.

Total
0
Shares
1 comments
  1. Albin Kurti nje kukull me tela si gjithe administrata e te gjitha vendeve te botes qe merren me keto tema qe illuminati ka perhapur dhe qe ai illuminati i urdheron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura