Munih, 3 prill 2021: Shqipëria Londineze dhe zgjedhjet parlamentare
„Këtu te ju, të gjithë shtireni engjuj e,
ata tjerët janë djaj, sipas jush!“
Fjalë e urtë
***
Data e 25 Prillit 2021 do të jetë ditë johistorike, por përsëritje e gabimeve, në shtetin shqiptar, apo në Shqipërinë Londineze.
Asgjë nuk do të jetë e re, pos disa kandidatëve/teve të rinjë/reja, me moshë të re e të vjetër, që do të kandidojnë për deputetë!
Edhe pse jemi shqiptarë, në të dy anët e kufirit, është një dallim, në qëndrim e sjellje, sikur në jetën e përditshme, ashtu edhe në zgjedhje! Por, të përbashkët e kemi xhelozinë e inatin.
Shqipëria prinë me; korrupsion e krim të organizuar, Kosova prin me familiarizëm dhe me shpejtësi e ndjek rrugën e shtetit amë! Edhe politikanët e qytetarët, në përgjithësi të Kosovës, janë duke shkuar me vendosmëri, drejt forcimit të krimit të organizuar, gjë që kjo nuk i bën nder kombit shqiptar, nuk i ndihmon dhe aq më pak do të kanë përfitime partitë shqiptare. Por, individët e klanet, do të forcohen, duke i ngrënë kokën njëri-tjetrit, deri sa ta hanë edhe kokën e vetë.
Derisa, në Kosovë erdhi një forcë e re dhe ua mori pushtetin, partia VV, tri partive më të mëdha në vend: LDK, PDK e AAK, të cilat e patën privatizuar shtetin dhe luanin me popullin e tyre si maca me miun, njëra në emrin e Ibrahim Rugovës e dy tjera në emrin e UÇK-së, duke menduar se u kry kjo punë! Në Shqipërinë Londineze, sëpaku edhe 8 vite nuk do të ketë mundësi që të dalë një forcë e re dhe t’i largojë nga skena politike tri partitë; PD, PS dhe LSI, të cilat, jo vetëm që po e marrin nëpër këmbë shtetin e popullin shqiptar, por ato e kanë futur në një kontroll të rreptë, vendin, nëpërmjet të krimit të organizuar e korrupsionit.
Në Shqipëri, aq tepër është i zhytur krimi i organizuar e korrupsioni, sa që djalli nuk i bije në fije! Aty të shkon koka për një fjalë goje! Vriten njerëzit në mes vete, që as në vendet më të mbrapambetura, nuk ndodhë kështu!
Vjen pyetja, se a do të fillojnë shqiptarët të bëjnë ligj dhe ta zbatojnë atë? Unë them se, po! Por, kur dhe si?
As unë nuk e di se kur, sepse aq thellë janë të zhytur udhëheqësit politkë shqiptarë në krimin e organizuar e korrupsion, sa që vështirë që të dalë një forcë, që ta bëjë ndryshimin!
POLITIKANËT SHQIPTARË
T’ia fillojmë nga ngjarjet e vitit1997:
1) ndodhi Lufta civile, gjithë ata njerëz u vranë e gjithë ato objekte u dogjën e, u shkatrruan dhe askush nuk u përgjegj!
2) Ndodhi ngjarja e Gërdecit e, gjithë ata njerëz e humbën jetën e, ato dëme u bënë dhe askush nuk u përgjegj! Stefan Trebicka u vra, gjoja në komunikacion dhe humbi pa gjurmë.
3) Gjithë ato vrasje që u bënë, në tërë Shqipërinë e, sidomos në Veriun e Shqipërise bëhej luftë në mes të grupeve kriminale, sikur që në Kosovë, lufta në mes te serbëve e shqiptarëve, apo në Kolombi dhe, askush nuk u përgjegj!
4) Vriteshin e vriten personalitetet politike në komunikacion, në mënyrë të organizuar nga dikush, me metodat më të sofistikuara të Sllobodan Millosheviqit dhe askush nuk pëgjigjet! U vra Remzi Hoxha në burg, në kohën dhe njerëzit e Sali Berishës dhe as kush nuk përgjigjet! U vra nipi i ish-presidentit Mejdani në komunikacion, u vra Sokol Olldashi, poashtu në komunikacion, djali i ish-presidentit Mojsiu poashtu në komunikacion dhe, askush nuk mban përgjegjësi! Sikur të ishin kafshë, ata.
5) Kryetari i shtetit Ilir Muhamedi – profeti i vetëquajtur shqiptar, ka pasuri, e cila ngërthen në vete multimiliardë! Thotë se nëse i fitojmë ne zgjedhjet, do ta arrestojmë Edi Ramën! Nëse i humbim zgjedhjet, do të thotë se na i vodhi votat PS-ja dhe se ne do ta kallim Shqipërinë deri sa ta marrim pushtetin! Kjo është mendësi primitive dhe anarki, që mund ta nxisë luftën civile dhe të vriten shqiptarët si shtazët në mes vete dhe mund t’u japin mundësi grekëve e serbëve që të bëjnë ndërhyrje ushtarake dhe, poashtu edhe ata të vrasin shqiptarë, sikur qentë endacakë!
6) Kurse, Sali Berisha – dora e zgjatur e Serbisë, i cili që nga lufta serbo-boshnjake, i la dyertë e hapura ushtrisë serbe dhe i dha naftë, në vazhdimësi, që e tërë bota e civilizuar i vuri embargo, për shkak të luftës së padrejtë dhe gjenocidit që bënte në Bosne e më vonë në kosovë, kurse ky vazhdoi tregtinë. Pastaj shkoi dhe e futi Shqipërinë në Ligën Arabe dhe ende askush nuk e hoqi.
7) Lulzim Basha, qyshse ishte student, mori rrugën antikombëtare dhe gjatë punës si përkthyes me ndërkombëtarët, bëri shumë intriga e dëme çështjes kombëtare.
8) Kurse, pasuesi i Fatos Nanos, Edi Rama, u fut në politikë, me art e muzikë!
Bëheshin zgjedhjet në SHBA e, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thoshte se nëse fiton Tramp, unë nuk do ta njoh presidentin e SHBA-së! Sa absurde! Sikur që ky të të ishte kryetar i Amerikës e Trampi i Shqipërisë! Ky është njëri nga lapsusët e kryeministrit Rama! Trampi u bë president i SHBA-ve dhe, Rama e uli kokën! I vazhdoi dhe i forcoi marrëdhëniet me Erdoganin dhe do ta ndryshojë historinë e ta fusë gjuhën turke në shkolla të mesme, me pëlqimin e nxënësve edhe prindërve.
Tjetër lapsus, ishte fushata e zgjedhjeve në Kosovë dhe prapë, Edi Rama nuk qëndron indiferent, por jep mendime e përkrahje dhe binte në konflikt me udhëheqësit politikë të shtetit të Kosovas! Sikur që edhe Albin Kurti, tani ka filluar të involvohet në zgjedhjet e Shqipërisë! Gabimet po përsëriten! Hakmarrja vazhdon! Kjo është e patolerueshme, sepse futet përçarje në mes të shqiptarëve të te dya shteteve!
Kryeministri i Shqipërisë – shteti amë i gjithë-shqiptarëve, s’guxon ta bëjë këtë gabim, edhe pse e bëri. Sikur që as Albin Kurti, tani, si kryeministër i shtetit të Kosovës, pjesë e ndarë padrejtësisht e Shqipësisë.
MEDIET DHE ANALISTËT SHQIPTARË
As emisionet as analistët në shtetin shqiptar nuk e bëjnë punën e tyre profesionale dhe kombëtare! Si Blendi Fevziu, Eni Vasili e Arian Çani, personalitete publike e mediate, komplet janë në shërbim të partive politike dhe grupeve të interesit! Këto tri personalitete mediate, nëse duan, kanë mundësi të mëdha, që ta bëjnë ndryshimin, nëpërmjet emisioneve të tyre, në favor të çështjes kombëtare, duke i përjashtuar nga politika këto katër figura politike: Sali Berishën, Ilir Metën, Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin! Këta janë kanceri i shtetit e kombit shqiptar.
Analisti duhet të jetë një njeri me bindje e parime, me dije e përvojë jetësore! Të jetë specialist e kompetent dhe jo gazetar i thjeshtë pa kurrëfarë njohuri përkatëse e psikologjike! Të jetë i kuptueshëm, gjatë të shpjeguarit! Shpjegimi i analistit të jetë intelektual dhe jo emocional e tendencioz, të mos e ngatërrojë biografinë e individit me politikën! Mendimi dhe vlerësimi i tij të jetë i qartë dhe i dobishëm për opinionin. Ndërsa këta që i shoh në televizor me vëmendje e, herë – herë me nervozë, në mediet shqiptare, lënë për të dëshiruar! Njerëzit me paragjykime, nuk i duan parimet, por njeriun! Gjë që, kjo e frenon zhvillimin kulturor, ekonomik e politik të vendit.
Në emisionet e tyre shkojnë që nga kryetari e kryeministri i shtetit, deri te politikani më i theshtë dhe lloj-lloj analisti, pa kurrëfarë përgatitje dhe morali e ndërgjegjie!
T’i marrim, që nga Agron Gjekmarkaj – profesor e specialist i shkencave politike, Andi Bushati – nipi i Hysni Kapos, Ergys Mertiri – sociolog i njëanshëm, Mark Marku – profesor univesiteti, Grida Duma, Fitim Zekthi e disa tjerë, që tani nuk më kujtohen, dalin para kamerave duke sharë e ofenduar dhe flasin sikur të ishin në kafene apo në odat e burrave!
Pa kurrëfarë principesh dhe pa shije flasin e ofendojnë, sikur të ishin njerëz nga një grup pianecësh apo huliganësh! Pastaj flasin gazetaxhinjët e anal-istët, në lidhje me lirinë e fjalës dhe të medieve, pa llogaritur edhe të drejtat e të tjerëve! Pa llogaritur, se nuk është liri fjale apo medie; gënjeshtra, trillimi, shpifja e ofendimi! Dalin para kamerave dhe i shajnë e ofendojnë kundërshtarët politikë, dhe familjarët e tyre, pa mëshirë! Jo vetëm që është e pamoralshme dhe e turpshme kjo, por edhe e denueshme, është.
ZGJEDHJET DHE REZULTATET
Më 25 Prill do të ndodhin zgjedhjet parlamentare në Shqipërinë shtetërore apo Londineze, siç i thonë dhe djalli e di, se kush do të fitojë e se çka do të ndodhë! Bëhet fushatë e egër.
Dikush thotë se do të fitojë PS dhe Edi Rama, sepse e ka menaxhuar mirë në kohët e fundit, ngjarjën e tërmetit dhe të pandemisë! Kurse, tjerët thonë se zgjedhjet do t’i fitojnë: Salih Berisha, Ilir Muhamedi, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, sepse këta janë më të mirët, sepse 100 mijë vende pune do t’i hapin, do ta fusin Shqipërinë në BE, me hatër apo me zor dhe do ta heqin taksën në Rrugën e Kombit! Pa pikë turpi, gënjejnë të gjithë, pa dallim.
Unë jam skeptik, që do ta bëjnë mirë Shqipërinë, këta liderë politikë e këto parti, që janë të zhytur në llumin e korrupsionit e të krimit të organizuar e, që 30 vite e vodhën, e korruptuan dhe e kriminalizuan shtetin shqiptar.
Por, sidoqoftë, mendimi im është se PS do të fitojë vota më së shumti si parti, mirëpo nuk do ta arrijë 50% të votave dhe, se Lili Muhamedi do ta vendosë se cila parti do ta udhëheqë vendin. Se cili t’i premtojë më tepër Ilir Muhamedit, do ta marrë qeverisjën për katër vitet e ardhshme dhe se Shqipëria do të futet edhe më thellë në korrupsion e krim të organizuar! Por, mendimi im është që më së miri do të ishte që ose PS t’i fitojë votat mbi 50 %, ose Luli i Vocërr me Lili Muhamedin, të bashkuar, ta kenë mbi 50% të votave! Përndryshe, prapë do të ketë ngërrç edhe më të ashpër në qeverisjen e shtetit – anarki, Shqipërisë.
Qenia shqiptare, duhet punuar e reformuar në të gjitha këto sfera e zhvillime jetësore dhe politike:
Kulturë shoqërore e politike, edukatë individuale e familjare, diciplinë individuale e shoqërore, parime, kontribut shoqëror, analiza politike, debate politike, kundër përkufizimeve jokompetente, metodë pune, nxitje në favor të bashkëpunimit, relevancë, evolucion shoqëror, revolucion mendor, kontribut shoqëror, transformim shoqëror e politik, etj.
Në mënyrë që të bëhet një kthesë e madhe në shërbim të atdheut, të kombit dhe të shtetit, përndryshe, do të na lë anash; BE edhe Bashkësia ndërkombëtare, me fajin e politikanëve tanë.
Postime të Lidhura
REXHEP SELIMI: SI E PËRJETOVA VRASJEN E FEHMIUT DHE TË XHEVËS
Pashtriku.org, 09. 03. 2016: “Lajmin për vrasjen e Fehmiut dhe të Xhevës e kam marrë vesh atë ditë…
BEHXHET SHALA BAJGORA: SARANDA E QYTETARIT TË NDERITADEM DEMAÇI MIDIS DËSHPËRIMEVE DHE PRITJEVE TË MIA!
Prishtinë, 30 gusht 2020: Xhevahir i bukurisë apo perlë e injorancës Në kohën e diktaturave të mëdhe në…
KUDUSI LAMA:UÇK-ja, RAPORTI I DICK MARTIT DHE GJYKATA SPECIALE (XII)
Tiranë, 16 shtator 2020: Fondi “Vendlindja Thërret”, vlerë që është shtrirë në ShBA dhe në të gjitha vendet…
REXHEP KASUMAJ: ZOTËRIT E DETEVE (NJË SPROVË FANTOMIKE E HEGJEMONISË)
Berlin, 09. 12. 2013 – (Nga Zyra ovale vjen mesazhi pa holltjerrje diplomatike: ujdhesat do dëftojnë se kujt…