JEMI NJЁ LIS ME DY DEGЁ!

JEMI NJЁ LIS ME DY DEGЁ!

  SHOQATA  “YJET QË NUK VDESIN”, në bashkëpunim me “INSTITUTIN PËR AVANCIM SHKENCOR”

Prezanton

-Jemi Një  Lis me dy Degë !-

Shfaqje Dans Teater
Producent dhe Autor: Prof. dr. Nusret Pllana
Koncepti, Koregrafia dhe Regjia: Prof. msc. Robert Nuha

Kjo shfaqje mendohet të  realizohet në  muajin Nëntor 2024 dhe të  shfaqet në  Prishtinë , Tiranë  dhe Shkup, për nderë  të  Festave të  Nëntorit të Madh!

        Tematika e kësaj shfaqjeje, ndonëse akoma në  fillimet e përpunimit dhe fazës së  parë  të  organizimit është  e tillë, si për nga tema, por edhe për nga trajta që parashihet të ketë.

Do jetë një shfaqje   që  do të  prekë zemrat dhe mendjet e secilit që  do ketë mundësinë  ta ndjekë  atë. Gjithashtu,  Vlera e trajtimit të tematikës së kombit shqiptar në përgjithësi, e luftës së fundit në veçanti(UÇK-së), është vlerë e shtuar në opusin e shfaqjeve kombëtare, duke tentuar gjithashtu të sjellim risi për nga pikpamja e qasjes bashkëkohore dhe ndërtimit koreografik e skenik të saj!

Tematika ndërlidhet me sakrificën e shumë  gjeneratave,të  cilën sakrificë  e kishin,  vetëm që  ne të  jetojmë  dhe të  frymojmë  lirshëm, andaj realizimi i një  ngjarjeje të  përmasave të  tilla kulturore  artistike , i një ndërmarrjeje me qëllime të pastërta dhe të qarta, kërkon një  impenjim dhe angazhim të gjërë si dhe kërkon mbështetje financiare! Kalibri i tillë i bashkëpunimeve kombëtare, për idealin dhe luftën e ndritur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  është një ndërmarrje që përfshinë një gamë të gjërë krijimtarishë artistike dhe artistët më në zë të trojeve arbërore.!

Ky projekt vjen si rrjedhojë e ecurisë sonë që nga përfundimi i luftës e gjërë më sot, një refleksion i paevitueshëm që urgjentisht duhet ta kemi si shoqëri mbi rezultatet e Lirisë dhe punës që duhet të bëjmë, të përsosim vetveten dhe tu dalim hak atyre që dhanë gjithçka, edhe jetën, që ne të jetojmë të lirë, pas gati dy shekujsh robërie nga barbaria dhe mizoria serbe!
Në këtë periudhë dinamike, me problematika të shumta shoqërore duket se kemi harruar kush jemi dhe nga vijmë , kemi lënë  pas dore zakonet e tradidat  tona të  pasura,  duke ngarendur pas elementëve ekstremistë,  të imponuara qoftë në kulturë e poashtu edhe në  art, por edhe  në disa rryma religjoze që tashmë po mbizotërojnë( për fat të keq,) dhe shpeshherë po duket që po kalojnë mbi kombin…!

Traditat tona, e kaluara jonë asnjëherë nuk ka lejuar që të dal diçka, çfardo qoftë ajo, mbi kombin e mbi atëdheun,  andaj ne si shoqëri e kemi për borgj që  të  vlerësojmë dhe kujtojmë  të  gjitha sakrificat e shqiptarve , për më  tepër, sakrificën më  sublime, atë  të  flijimit për liri!
Bazuar në këto që thash më lart dhe në shumë aspekte tjera që na preukupojnë si shoqëri, më  poshtë  po shkruaj në  lidhje me një  koncept skenik mbi vuajtjet, sakrificën dhe lirinë  e kombit!

Shfaqja Dans Teater , Jemi një  Lis me dy Degë  ,

 Është  kërkimi i fundit koreografik dhe skenik i koreografit Prof. msc. Robert Nuha – ligjërues në Universitetin shtetëror të Tiranës dhe Kolegjin AAB të Prishtinës, me autorësi të Prof. dr. Nusret Pllanës – ligjërues në Universitetin “Hasan Prishtina” të Prishtinës,  me të  cilën tentojmë  të  rikthejmë  në  vëmendjen tonë,  qëndresën, rezistencën, sakrificën, dashurinë  për atëdheun, me qëllim që  gjeneratat e reja të  kenë  mundësi të  inspirohen nëpërmjet artit, për vlerat që  ne mbartim si shoqëri, gjithashtu të përceptojnë një shfaqje që do ti bëjë ata(ato), ta duan më shumë vendin e tyre, vetveten dhe dashurinë për kombin!
Qasja dhe teknikat bashkëkohore të  kombinuara me teknika të  kërcimit popullor shqiptar do sjellin në  skenë  magjinë  artistike e cila nevojitet për të  përcjellur emocionet  e duhura për të  arritur qëllimin final!
Për shkak të  temës së  gjërë , me përqëndrim në  luftën e fundit të  Ushtrisë  Çlirimtare të  Kosovës,  si dhe me heroizmin e pashoq të  Komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së  tij, shfaqja kërkon një  numër të  konsiderushëm të  artistëve të  cilët do të  përformojnë  në  skenë !

Shfaqja kërkon një  angazhim të  madh në  pikpamjen e strukturës si dhe mjeteve shprehëse të  aktantve , kërcimtarve si dhe muzikantve të  cilët do të  realizojnë  një  vepër të  madhe artistike!

Eksodi dhe kalvari i dhimbjes kolektive shqiptare, të  pagjeturit(zhdukurit), , heroizmi dhe sakrifica e nënave shqiptare, koha e sotme dhe neglizhenca ndaj kategorive të  luftës janë  ndër qëllimet kryesore të  shfaqjes sonë !

Element  të  rëndësishëm realizues të  shfaqjes mund të  jenë  përdorimi i instrumenteve popullore shqiptare, qoftë në  ndërtimin muzikor por edhe në  përfshirje brenda skenës, duke u bërë  pjesë  e lojës artistike!

Gjithashtu, përfshirja e një  Kori profesionist, ose ndërtimi i tij nga fillimi me profesionist të fushës së mbledhur së bashku, mund ti jap fuqinë e nevojshme për relizimin edhe më  të  gjërë  të  të  gjitha ideve melodike,  por jo veëëm…!

Në  pikpamjen e realizimit praktik të  shfaqjes, kjo ndërmarrje kulutore kërkon një  angazhim 40 ditor, me prova të  përditshme nga 8 orë  në  ditë,   për të  gjithë  komponentët realizues të  tij, Regji, Koreografi, Kompozicion, Dramaturgji, Videoprojeksion, lojë aktoriale, kërcim profesional e  përgatitje ekipore, etj.!Për këtë  arsye, së  pari duhet gjendet një  sallë  e provave ku kjo ekipë  do të  punoj për çdo ditë,  me orar të  plotë,  dhe pa pengesa.
Disa nga opsionet për realizimin final të  shfaqjes mbeten Teatri Kombëtar i Kosovës, Salla e Kuqe ose AMC HALL, Klan Arena në  Prishtinë, në  Tiranë,  Teatri i Operas, ose Salla e madhe e Art Turbinës , Teatri Kombëtar i Shqipërisë!

Në  këtë  shfaqje këkohet angazhim i një ekipe të madhe:

Koreograf dhe Regjisor

Assistent Koreograf , Regjisor

Asistent Teknik

Promocion Menagjer

Dramaturg

Skenograf

Videoprojeksion

Aktor Profesionist, 10

Kërcimtar  Profesionist, 10

Orkestër, 7

Kompozitor

Kor Profesional, 12

Ndriques Skenik

Tonisti

Make ap Artist

Kostumograf

Realizator të  Kostumeve!

Video Produksion

Producenti dhe Autori

Jemi një  Lis me Dy Degë

 Koncepti

Shfaqje Dans Teatri, që  i flet kohës, rikthehet ne të  kaluarën, merr ngjarjet që  duhen për ti sjellur tek gjeneratat e reja, për të  ndihmuar në  refleksion shoqëror mbi Historinë  tonë  të  lavdishme, të  metat tona, ndikimet e dëmshme në  shoqëri, e mbi të  gjitha refleksion kolektiv, për dashurinë  ndaj atdheut dhe sakrificën e bërë  që  ne të  jemi të  lirë!

Një  shfaqje që  në  veten e saj përfshinë  forma artistike mjaft komplekse, që  nga gjuha fizike, gjuha e fjalës, Këngët Korale të cilat poashtu do të jenë krijimtari origjinale muzikore, vepër dramatike shkruar nga dramaturg profesional dhe e nxjerrur edhe nga vet procesi i provave, Videoprojeksione dhe Video të  cilat së  bashku do të  krijojnë  një  gjendje emocionale reflektuese tek të  gjithë  të  pranishmit, dhe jo vetëm…!

Jemi një  Lis me dy Degë , do të  përfshijë  eksodin e dhunshëm të  shqiptarëve, historinë  e lavdishme të  UÇK-së , vrasjen e fëmijëve( 1392, vetëm në luftën e fundit gjenocidiale në Kosovë, 1998/1999), gjenocidin serb, të  zhdukurit e luftës së  fundit, lirinë  e fituar, si dhe do të  trajtoj disa ndikime jo të  mira në  shoqëri që  sot po i shohim dhe nuk po arrijmë ti ndalojmë , ose më  mire,  po i neglizhojmë !

Përshkrimi i disa skenave

Skena e të  zhdukurve

Në  skenë  ndodhen një  numër i madh i këpucëve të  cilat janë  të  formave dhe numrave të  ndryshëm, disa të  shqyera, disa të  baltosura dhe disa të  paprekura!
Kërcimtarët dhe aktorët, shfaqen në  skenë  një  nga një , me gjuhë  të  stilizuar plastike dhe emocionale e intepretative, shkojnë  dhe provojnë  të  gjejnë  këpucët e tyre, kontrollojnë  dhe lëvizin pandalë, të tmerruar, të frikësuar e pa shpresë…  në atmosferën e krijuar, dëgjohet melodi Lahute si dhe zëra të  Korit, por pa fjalë ! Një  zë  kumbues , sikur nuk merret vesh se çfar po thuhet, sikur vjen prej nëntoke e kërkon të  dal në  sipërfaqe, sikur duan të  na thonë… hej, jemi këtuu…a s’na shifni, a na keni harru krejt…a, doni me na marr apo ne po vazhdojmë  jetën e nëndheshme këtu, të humbur e të vetmum, këtu, në  ftohtësinë  e dheut dhe në  lagështinë e tij, pa rroba, pa këpucë  por me vullnetin dhe dashurinë  që  kemi për njëri-tjetrin, sepse e dijmë  që  flijimi ynë  është  që  gjaku ynë  të  jetoj në  liri…por , a po jetoni jetën mbi qëllimet e pastërta të  shoqërisë  sonë  të  cilët u mblodhëm bashkë  për tu çliruar nga represioni dhe nga ndikimet e dëmshme e nga shtypja që kishim, apo keni marrë  rrugë  tjetër, po pranoni të shtypeni prap në forma tjera, po ulni qafën e po lejoni të ju mbështjellin me lloj lloj rrobesh,me lloj lloj kulturash e emrash dhe,  prandaj s’po takohemi dot!!!!!

Skena e Lirisë

Në  skenë  ndodhen kërcimtarët të  cilët me një  gjuhë  trupore të  përpunuar, me bazë  burimin e vallës shqiptare, edhe për nga pikpamja koreografike  e poashtu edhe nga ajo muzikore. Kërcimtarët të veshur me personazhet vazhdojnë e hedhin valle, një  valle e cila duket që  nuk i përket kësaj toke, por që  të  jep një  frymë  sa magjike aq edhe përvëluese, një  valle që  të  ngjason me një aheng gati në lidhje trashendentale por që  duket se po ndodhë  në  një  vend tjetër, diku afër qiellit… sigurisht, diçka e tillë mund të arrihet me punën profesionale ekipore por edhe me  videprojeksionet!
Çfar po ndodhë në skenë… po festojnë  fëmijët, po kërcejnë  fëmijët tanë , të  vrarë e masakruar në  luftën e fundit, po hedhin valle afër Zotit,  dhe po luten shqip, që  populli ynë  të  reflektoj mbi atë  që  sakrficia e tyre e padrejtë,  por më sublimja për atdhe, nis qysh në  djep, aty ku ne fillojmë  e mësohemi me ritmin e djepit që  përplas tokën , me ninullat e nënave tona,  që  na rrisin më  shpejt dhe na bëjnë të dashurohemi me këngën , ritmin, melodinë  dhe gjithçka  që është  shqiptare…një  mesazh për të  ruajtur gjuhën, kombin dhe të  mos e përziejmë atë  me lloj lloj gjërash tjera!

Skena e Djepit

Gjëma e Burrave, e përpunuar skenikisht.   8 Vajza me  djepa të vendosur në skenë, të  cilat mbajnë  një  ritëm të  caktuar, kori këndon këngë  ninulla të gërshetuara me gjamën e famshme, një trajtë muzikore bashkëkohore, ndërsa burrat zhvillojnë  gjamën e famshme e përcjellur me  melodi të  lahutës dhe çiftelisë , një  vajë force,  për jetën e dhënë  dhe për lirinë  e fituar!
Në përfundim të shfaqjes, në kërcimin fluturues të Lirisë së fituar, në vazhdën e festimeve skenike do dëgjohet zëri i profesiorit të nderuar Prof dr Nusret Pllana,  i cili thot vargjet e përjetshme tashmë… Ju Flet Kosova e Lirë, Ju Flet Kosova e Lirë, Ju Flet Kosova e Lirë.

Gjatë  gjithë  shfaqjes do ketë skena të  tilla të  cilat na krijojnë  imazhe që  përceptohet lufta dhe vuajtjet për të  arritur efektin e duhur, gjithashtu edhe për të  shkuar tek vazhdimësia e betejave që  të  ruhet gjuha dhe vlerat tona njerëzore, për të  përquar idenë  dhe qëllimin e pastërt, se Shqiptarët në  momente të  vështira gjithmonë  janë  bërë  bashkë  dhe kanë arritur qëllime  të  mëdha, pavarësisht pengesave dhe rrymave të  momentit!

Në  shfaqje do të  dominojnë  figurat kombëtare, të  ardhura edhe në  formë  skenike por edhe nëpërmjet personazheve që  shfaqen herë -herë  dhe japin nga një  mesazh e prap zhduken, pra shfaqja do të  rikthej të  gjithë  ata që  na mungojnë,  me qëllim që  ne të  përjetojmë goditjet e nevojshme  emocionale dhe të  kthehemi me sy nga na takon, andej nga vijmë , andej nga e kemi obligim dhe andej nga na del më  mirë  si shqiptar, duke qenë mirënjohës gjithë jetës ndaj Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dëshmorëve e Veteranëve, Nënava e gjithë atyre që derdhën djersë dhe gjak që ne të frymojmë lirshëm, mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në veçanti( Sponsorit gjeneral të Pavarësisë së Kosovës dardane), dhe gjithë miqve tanë ndërkombëtarë që na ndihmuan kur ne kishim nevojë më së shumti…!

Në  skena të  plota , akte dramatike dhe zhvillime të ngjarjeve të cilat do lidhen organikisht e gjithashtu edhe në koherencë të plotë në zhvillimet historike, do ketë edhe forma skenike minore, të  cilat përshkruajnë një  ngjarje a një  ndodhi të  shkurtër, të domosdoshme, e  që  ka efekt artistik e ideor! Gjithçka tjetër mund të  arrihet në  momentin e fillimit të  procesit, e shkrimit dramaturgjik. Mënyra Bashkëkohore e provave, Laboratori krijues e  eksplorimet skenike mbi temën e lartëpërmendur , puna e vazhdueshme  komplekse, e përbashkët, dhe tendenca jonë finale  është  të  arijmë  një  vepër të  madhe artistike e cila përfshinë  artistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, për tu ribashkuar prap, me një  qëllim që  nëpërmjet artit të  japim mesazhet të  cilat janë  harruar ose neglizhuar gjithë  këto vite nga po vet ne!

Më poshtë po rendisë nevojat buxhetore me qëllim që ky projekt i madh të realizohet!

Plani Buxhetor i Projektit artistik:

Jemi një Lis me Dy Degë

  1. Koncepti dhe Koreografia                                                   pagesa  6000 Euro
  2. Regjisor                                                                    pagesa  4000 Euro
  3. Producenti, shpenzime organizimi, autorsi          pagesa  11000 Euro
  4. Assistent Koreograf Regjisor                                      pagesa  2000 Euro
  5. Kompozitori                                                                      pagesa  4000 Euro
  6. Kostumograf                                                                    pagesa  3000 Euro
  7. Dramaturg                                                             pagesa  2000 Euro
  8. Videoprojeksionist                                                        pagesa  4900 Euro
  9. Dizajner i Dritave                                                 pagesa  1000 Euro
  10. Kostume Material dhe punim                        pagesa   3000 Euro
  11. Asistent Teknik                                                     pagesa   1200 Euro
  12. Tonist per 3 shfaqje                                                       pagesa   1200 Euro
  13. Aktor Kryesor 2 x 3700                                       pagesa    7400 Euro
  14. Aktor  10 x 1 800                                                  pagesa    18000 Euro
  15. Kercimtar Profesionist 10 x 1700                              pagesa    17000 Euro
  16. Kor Profesional , 12 x 900                                            pagesa     10800 Euro
  17. Solo Kengetar 2 x 2400                                     pagesa      4800 Euro
  18. Make Up Artist 2 x 700                                       pagesa       1400 Euro
  19. Piari dhe menagjimi marketingut                              pagesa       2000 Euro
  20. Salla e Provave                                                    pagesa       900 Euro
  21. Material Shpenzues                                                      pagesa       1800 Euro
  22. Transporti per ne Tirane                                               pagesa       1200 Euro
  23. Akomodimi dhe ushqimi Tirane                                pagesa       1900 Euro
  24. Transporti Shkup                                                pagesa       900 Euro
  25. Akomodimi dhe Ushqimi Tirane                                pagesa      1200 Euro
  26. Video Produksioni i Shfaqjes                          pagesa       2800 Euro
  27. Shpenzime për Skenë                                       pagesa       7000 Euro
  28. Akomodimi i artistëve gjatë provave                       pagesa        4000 Euro
  29. Meditjet                                                                   pagesa        8000 Euro
  30. Shpenzime Tjera, udhtime, akomodim etj               pagesa       7900 Euro

 Totali i shpenzimeve për të realizuar projektin:          Total      142.300 Euro

Në shpenzimet e lartëshenuara nuk kemi cekur shfrytëzimin e teatrove për premierat që do kemi, duke llogaritur në bashkëpunimin me institucionet tona shtetërore, për një projekt të tillë dhe të nivelit kombëtar siç është,  Jemi Një Lis me Dy Degë!

Të realizohet një projekt  i përmasave të tilla, mund të themi, më të mëdha nga ndërmarrjet private artistike deri më tani, me një temë kaq aktuale dhe të prekshme, me artistët më në zë, me format më të reja artistike e skenike, me qasjen më bashkëkohore, me tendencat më të mira për shoqërinë dhe kombin tone, mendojmë se është pasuri e shtuar në vlerat e e shumta të kombit shqiptar!
Diçka e tillë kërkon mobilizim nga gjithë dashamirët e kombit,artit, kulturës dhe vlerave të Luftës!
Jemi krenarë me lavdinë e popullit tonë dhe, besojmë se e meritojmë që të kemi një vepër artistike të përmasave të tilla në opusin e krijimtarive tona origjinale shqiptare!

Mbesim me shpresën që të na përkrahni, me qëllim që ne të realizojmë një projekt i cili do të kishte një impakt të jashtëzakonshëm kombëtar brenda dhe jashtë vendit!

Me respekt,

Producenti dhe Autori,  Prof. dr. Nusret Pllana
Koncept, Koreograf dhe Regjisor Prof. msc. Robert Nuha

———————

LETЁR FALЁNDERUESE!
https://pashtriku.org/let%d1%91r-fal%d1%91nderuese/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

ROBIN HUDI

ROBIN HUDI   Nga Xhelala Zejneli Robin Hudi (Robin Hood) është hero qendror dhe legjendar i një sërë baladave…