RAMADAN BOZHLANI: STATUJA E DËSHPRUAR!

Vushtrri, 01. 12. 2104 – Ramadan Bozhlani ka lindur në Vushtrri. Studimet pasuniversitare në drejtimin kushtetues-administrativ i ka pëfunduar në Universitetin e Prishtinës. Është autor i një libri me poezi të quajtur “Përballë Stuhish”, si dhe i ka disa shkrime të publikuara në cilësin e opinionistit.

 

 

 STATUJA E DËSHPRUAR

Të bëmat e tuaja,
Të gdhendën në gurë të portretizuar,
Të skaliten në kujtesën e historisë,
O heroi i mburojës së lirisë.

Përsëri të dëshpëruar të shoh o statujë e lirisë.
Edhe pse të vëmë në sheshet më të nderuara,
Ku edhe toka shpreh mirënjohje për ty.
A mos, nuk të lavdëruam mjaft?

Sakrifica në altarin e lirisë s’kërkon dekorata.
Kërkon jetësim të amanetit stërgjyshor.
Ç’më duhen fjalë e nderimet me fasada,
Kur skamja e vuajtja në kurriz na përul.

Këta fëmijë bonjak që bredhin trotuareve,
Me lot për kafshatën e bukës.
Nënave e motrave të tyre u ngacmohet morali.
Imazh zymtësie e familjes dëshmori.

Unë prita, liri për ketë popull,
E ju, e përdorët në varësi të interesave.
Prita shërim të plagëve të vjetra
E ju, i hapët plagë të reja.

Ju që përdhosët uniformën time
Moralin e ngritur të ushtarëve.
Sa shpejt betimin e dhënë e harruat.
Ndërgjegjjen e humbët për babëzinë.

E për ju o pushtetar, që ngulfatët fatin e popullit.
Brezat e ardhshëm do t’ju mallkojnë.
Se paraardhësit e tyre i keni gozhduar.
Në vend që t’ua dhuroni lumturinë.

Këngë lavdie të thurim o baca Adem
Për lirinë që na dhurove
Me ty dëshirojmë të ishim edhe sot
Ta shihje Kosovën që për të u flijove.

Sa do të doja të isha edhe njëherë mbi këtë dhé
Pastaj i qetë nën këtë dhé do flija,
Se besomëni o shqiptarë,
As, si i vdekur nuk pushoj ta dua atdheun.

PËRBALLË STUHISH
I heshtur nën peshën e kohës.
Me plagë të hapura s’lëngon
Jetë mizore e pa strehë e nder
Ecën mbi zjarr e akull për ne.

I dalur nga lufta dhjetëvjeçare
Me plagë te rënda triumfues
Sfidoj pushtetin serbmadh
Misionin për liri e përmbush.

Ilir i moçëm është ky vigan
Nëpër trojet e vjetra solli lirinë
Në ballë stuhsh ai fitimtar
I madhërishëm në Ballkan.

Të ndjen shekulli si shpëtimtar
Të bëmat historia t’i rrëfen
Pararojës i popujve të robërisë
Urtësia ta shfaq shpirtmadhësinë.

Sakrifica nga katër lufta të përjetuara
Ju shpërblehet me harresë dhe mjerim
Nga qielli e toka dëgjohet një zë
Simbolin e lirisë në mëshirë të fatit mos e leni.

I pamposhtur para stuhive të jetës
Nuk u nënshtrohet ligjeve përfituese
Heroizmat le t’i jehojnë ndër shekuj
Heroit Mensur Kasumi.

Një grusht dhe e shtrëngoj
E ndieu tokën si merr frymë e lirë
Këtë e kishte ideal të rinisë
Që populli të bëj jetë të lirë.


 (Kontakti me autorin: ramadan.bozhlani@outlook.fr)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura