KADRUSH RADOGOSHI: KUSH DO TA KORIGJOJË PADREJTËSINË HISTORIKE TË AHMET KORENICËS?

Edmonton – Kanada, 9 tetor 2017: Për fat të mirë, Gjakova dha shumë figura, të cilat dhanë shumë për ne si komb dhe disa prej tyre me aktet kulmore të veprimtarisë së tyre e patën shndërruar Gjakovën në njërën nga qendrat më të rëndësishme të lëvizjes sonë për çlirim kombëtar dhe për emancipim kulturor. Por, për fat të keq, dha edhe shumë profesorë nëpër katedra historie, të cilët bënë shumë pak për ndriçimin e këtyre figurave. Ahmet Koronica, Hysni Curri, Bajram Daklani, Haki Taha dhe shumë të tjerë sikur e thërrasin nga përjetësia ndërgjegjen tonë historike dhe qytetare të zgjohet nga gjumi. Ne kemi nevojë për ata dhe jo ata për ne! Vlera jonë matet me qëndrimin tonë ndaj jetës dhe veprës së tyre. Kur ndërgjegjja jonë qytetare duhet ta shtrojë me zë të lartë kërkesën, që trashëgimtarëve të Ahmet Koronicës së Lidhjes Shqiptare dhe nipit të tij Ahmet Korenicës së Ri, të pushkatur pas Luftës së Dytë Botërore si nacionalist shqiptar, të ju kthehet apo kompenzohet trolli i shtëpisë në Qendrën e ngushtë të Gjakovës,i konfiskuar si pronë nacinalisti reakcionar ??!! Ndriçimi i historisë kërkon edhe vendosjen e drejtësisë në vend! Cila parti politike do ta merrte përsipër ta korrigjojë këtë padrejtësi historike?… 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura