KËRKOJMË RIVLERËSIMIN E RËNDËSISË SË INVESTIMEVE NË HISTORINË DHE KULTURËN TONË KOMBËTARE

Pashtriku.org, 07. 04. 2014 – Kryeministrit të Shqipërisë dhe të Kosovës, Ministrive të Kulturës Kombëtare Shqiptare dhe Partive Politike në Shqipëri dhe Kosovë! Letër e hapur “Për rivlerësimin e rëndësisë së investimeve në histori dhe kulturë” I nderuar Kryeministër i Shqipërisë z. Edi Rama dhe i Kosovës, z. Hashim Thaçi, – të nderuar Ministra të Kulturës Shqiptare në Shqipëri znj. Mirela Kumbaro dhe Kosovë, Memli Krasniqi, Ministre e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Ramë Buja dhe Ministër i Diasporës z. Ibrahim Makolli në Kosovë, – të nderuar punonjës te Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, të Akademisë së Shkencave, të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve si dhe të Shoqatave Studentore në Itali, Angli, SHBA etj., dhe kudo në Diasporë, – të nderuar Drejtues të Partive Politike Shqiptare, Duke ndjekur me vëmendje çdo hap pozitiv bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë,
– Ju ftojmë që të bashkoheni me këtë letër të hapur!

Shqipëria dhe Kosova po kërkojnë të dalin nga gjendja e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen dhe kjo nuk është aspak e lehtë. Për këtë mendojmë se një ndihmesë e madhe do të ishte rifokusimi tek kultura e lashtë shqiptare, e cila ka mbetur e harruar dhe e palëvruar … Jo vetëm që nuk janë bërë hapa përpara, por nuk është sistemuar dija e mbledhur nga shumë institucione duke përfshirë Institutin e Folklorit, Institutet Albanologjike në Shqipëri dhe në botë si dhe shumë burime të tjera të cilat janë bërë të arritshme pas hapjes së vendit.

Shumë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi… që jetojnë në tokat e stërgjyshërve të tyre si edhe shqiptarët në Diasporë po ndjejnë nevojën e mbrojtjes së identitetit kombëtar, rrezikuar që në ditët e para të formimit të shtetit shqiptar, por që tani po rrezikohet nga disa faktorë shtesë. Emigrimi masiv, trysnitë asimiluese në mërgim, qasjet globaliste, por kryesisht tendencat kozmopolite te një pjesë e parisë së Tiranës përbëjnë një rrezik të shtuar kundër identitetit tonë kombëtar. Nuk mund të ketë përparim, integrim, dhe zhvillim pa kultivimin e vazhdueshëm të identitetit tonë kombëtar dhe pa vetëdijësimin, se shqiptaria është më e madhe se sa pushteti, partitë, anëtarësitë në klane, grupe, shoqata e organizata të tjera.
Shqiptaria është identiteti ynë kombëtar, është bashkësia e vlerave që na veçon nga popujt e tjerë, por mbi të gjitha duhet të jetë platforma për të cilën duhet të kontribuojnë vazhdimisht qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, mediat, politika dhe mërgata. Duket sikur ne ndodhemi në të njëjtat pozita të rilindësve tanë që ndjenë nevojën të mbronin me penën e tyre të artë këto vlera.
Përpjekjet antishqiptare të shteteve që na kanë shkëputur me dhunë tokat shqiptare të stërgjyshërve nuk kanë ndalur në këto 200 vjet. Ne ndeshemi përditë me të tilla përpjekje të shtrembërimit të çdo të vërtete historike lidhur me identitetin kombëtar shqiptar. Në aspektin e brendshëm duhet punuar që shqiptaria të kultivohet midis vetë shqiptarëve, dhe po kështu të punohet dhe në aspektin e jashtëm – europian dhe botëror, që identiteti dhe imazhi i Shqipërisë antike të ruhet me çdo kusht dhe të vlerësohet drejt!
Ndodhemi vazhdimisht para një presioni të vjetër Grek për zonën detare dhe atë tokësore, si p.sh insistimi mbi marrëveshjen detare antikushtetuese me Greqinë dhe pretendimet e ekstremistëve Grekë për Vorio Epirin. Ndodhemi përpara propozimeve të reja për një rikthim të Jugosllavisë, a thua se dështimi dy herë i një projekti të tillë anti shqiptar nuk mjafton për të na provuar kotësinë e përpjekjeve të tilla.
Ne e dimë se Historia e një kombi dhe njohja e saj fillimisht në vend dhe në publikun ndërkombëtar do të ndihmonte në qartësimin e pozicionit gjeo’politik dhe ekonomik të Shqipërisë Etnike. Njohja e kësaj historie të lashtë edhe në vendet Europiane, ku është konstatuar dhe verifikuar një mosnjohje e kësaj historie në sistemin shkollor është një dëm, që i bëhet zhvillimit të vendit tonë. Dhënia e rëndësisë së duhur duke investuar nga të dy shtetet e një kombi në këtë fushë do t’u njihte shqiptarëve kontributin e dhënë shumëshekullor në historinë Europiane! Vendin që i takon në Europë!
Njohja e historisë sonë e pasuruar me fakte të reja nga studiues të ndryshëm, për më tepër vullnetarë, është një hap i nevojshëm për mbrojtjen dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Lëvrimet, analizat, dëshmitë, studimet e historianëve të huaj dhe vendas në lidhje me historinë e lashtë të këtij populli, të gjuhëtarëve që e kanë njohur dhe studiuar gjuhën shqipe, duke e vlerësuar atë si një thesar të paçmuar, na bëjnë të mendojmë se nuk duhet ta nënvleftësojmë akoma këtë pasuri kulturore, nuk duhet të nënvleftësojmë edhe pse jemi në kushte të vështira ekonomike rivlerësimin dhe pasurimin e një historie shqiptare zyrtare nën dritën e dëshmive dhe dokumenteve të panumërta, të mbledhura nga njerëz, që sot interesohen me pasion për këtë histori.
Shkas për këtë letër të hapur u bë biseda e drejtpërdrejtë në San Zenone degli Ezzelini të Trevizos, në Itali, ku shoqata “Lidhja e Prizrenit” me rastin e 570 vjetorit të Kuvendit të Lezhës kishte organizuar një mbasdite kulturore-historike dhe e ftuar nderi ishte profesoresha veneciane Lucia Nadin. Studiuesja italiane në studimet e saj vë në dukje marrëdhëniet dhe lidhjet midis popujve që lageshin nga ujërat e detit Adriatik, sidomos ato mes shqiptarëve dhe Republikës së Venedikut. Dokumente e fakte të rëndësishme këto, që hedhin dritë mbi një Shqipëri mesjetare (vitet 1400) me një nivel të lartë zhvillimi ekonomik, kulturor, tregtar e shoqëror për kohën.
Në Konferencën në San Zenone të Italisë, Lucia Nadin theksoi: “Në vizitën që Napoletano bëri në Shqipëri, ndërsa fliste që duhej të ndihmohej Shqipëria për t’u integruar në Europë – duhej të kishte një politikan shqiptar që t’i përgjigjej, me këto fjalë: ‘Ne shqiptarët, që VII shekuj më parë, mbështetur në dokumente që i përkasin mesjetës, jemi të integruar në Europë dhe kemi luajtur një rol të rëndësishëm për Mesdheun’”. Ajo vë në dukje se një dokument shumë i rëndësishëm i lidhjes dhe zhvillimit të hershëm të Shqipërisë është “Statuti i Shkodrës” që ne sot duhet ta njohim në shkolla duke e vënë si një material të detyrueshëm për studim. Në lidhje me këtë dokument ajo thekson, se është dokument shumë i rëndësishëm për kulturën shqiptare!
Po ne shqiptarët çfarë bëjmë??
Si mundet të mos i mbështesim dijetarët dhe studiuesit kaq me zë, që i dedikojnë jetën e tyre studimeve mbi dokumente historike kaq të rëndësishme?!
Punimet dhe studimet e bëra këto vitet e fundit, si nga studjues shqiptarë shumë të njohur dhe ata të huaj i shtohen dhe pasurojnë kulturën shqiptare.
Këta historianë dhe studiues vendas dhe të huaj kanë vënë “alarmin “ me kohë në shoqërinë Shqiptare, për mbrojtjen e identitetit kulturor të kombit tonë – të lashtë!
Shtetit Shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë ne i kërkojmë:
1. të mos mbështeten thjesht vetëm në pasionin dhe vullnetin individual të këtyre studjuesve, por të marrin masa urgjente dhe të financojnë projekte dhe studime të tilla,
2. të nxisin punën e palodhur për zbulimin dhe botimin e punimeve me vlera të mëdha shkencore dhe historike për të sotmen dhe të ardhmen e popullit tonë.
3. t’u japin mbështetje edhe shoqatave kulturore dhe studentore kudo në diasporë, që kanë bërë hapa të lavdërueshëm, mbështetur vetëm në mundësi të vogla vullnetare, për njohjen e kulturës shqiptare në vëndet ku këto shoqata funksionojnë!
Çdo hap i tillë do të ndihmonte në forcimin e identitetit kulturor, të themeleve të shtetit shqiptar, do të rriste interesin e botës ndaj nesh, e cila e ka sakrifikuar këtë komb, duke u sjellë padrejtësisht me të, për shekuj me radhë..
NE Shqiptarët, që në një pjesë jo të vogël të popullatës e dimë se jemi një popull i lashtë dhe me kulturë, jemi vënë shpesh para dyshimeve të ngritura në mënyrë sistematike, nga një politikë antishqiptare, që e mban Shqipërinë të izoluar, jo vetëm në aspektin ekonomik, që është shumë e dëmshme për nevojat e drejtpërdrejta të popullatës shqiptare, por çfarë është më e rëndësishme të kuptohet është dëmi i madh, që kjo politike ka krijuar psikollogjikisht në një shoqëri, së cilës duhen energji për të mbijetuar në një krizë kaq të gjatë ekonomike!
Sot brezat e rinj shqiptar të rritur në emigrim, pothuaj nuk dinë asgjë për historinë dhe kulturën tonë në përgjithësi. Një boshllëk të tillë po mundohen ta plotësojnë shoqatat shqiptare në mërgim me anë të kurseve vullnetare në gjuhën shqipe, gjë që nuk mjafton, sepse duhen bërë pjesë e vëmendjes së shteteve tona me qëllim – kthimi në shkolla të mirëfillta të shqipes.

Është detyrë e gjithë shoqërisë shqiptare të drejtuar nga shteti ynë të bëjnë hapa për të krijuar kushte që historia e Shqipërisë të njihet mbi fakte historike të vërteta në të gjithë Europën dhe në Botë!
Kjo është një Letër e Hapur e shoqatave shqiptare të krijuara për ruajtjen e identitetit kombëtar, në Shqipëri dhe diasporë.
Duke Ju falënderuar për mirëkuptimin shprehim besimin tonë se kjo kërkesë do të konkretizohet me përgjigje pozitive prej Jush.
Shkruar nga Erida Çela Perlala, Itali, më 11-03 -2014
Redaktuar nga Grid Rroji, SHBA dhe Hedie Xhyherri, Itali.

* * *
Mbështetur nga shoqatat e mëposhtme :

1. UNIKOMB Diasporë – Kryetar, Gani Abazi
2. Besëlidhja e Re Shqiptare – Kryetar, Fatos Ashiku
3. Ora e Bashkimit – Kryetar Ridvan Muslija
4. Fondacionin e Gruas “Nermin Vlora Falaschi”- Kryetare, Zenepe Luka
5. Shoqata “Lidhja e Prizrenit” Trevizo- Kryetare, Hedie Xhyheri
6. Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci – Kryetare Valbona Karanxha
7. Dritarja Informative Bleta Shqiptare..
8. Federata Shqiptare e shoqatave Shqiptare si “Albania Kulturale Europea”, të “Lidhjes Kulturale Shqiptaret në Botë”, “Associazione Immigrati Multietnica la Realtà”, kryetar – Gjergj Deda
9. Shoqata Skanderbeg Fermo, Itali, Kryetar Nebi Muçaj
10. Shoqata Iliria, Trevizo, Itali, Kryetare Emira Zhuri
11. Shoqata kulturore “Iliria e.V” ne Aschaffenburg/ Gjerman – Kryetare Alma Papamihali
12. Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile & Shërbimi Social Shëndetsor Shqipëri – kryetar, Nebi Muçaj
13. Shoqata Atdhetare-Kulturore KOMBI, në Worcester USA, Kryetar Artur Vrekaj
14. Shoqata “Forumi i Avokatëve Për Drejtësi”, Kryetar Av. Idajet Beqiri, Shqipëri
15. Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Kryetar Perikli Shuli, Shqipëri
16. Shoqata Themeluese Selamine, Greqi – Kryetar, Petrit Hoxha
17. Shoqata Dispora – Ҫamëria, Itali – Adem Aliu
18. Shoqata Pro-Youth” Shqipëri, Kryetar -Taulant Capa
19. Shoqata: “Familja dhe Media” kryetare – Kozeta Zavalani
20. Këshilli i Paqes për Tiranën.. kryetare – Kozeta Zavalani
21. Lëvizja Ekonomike Mbarëshqiptare “Shqiponja e Lirë”, Slloveni, kryetar Mersel Ismaili
22. Shoqata Shqiponja, Itali, Kryetar – Klodian Çami
23. Shoqata Shqipëria Greqi, kryetar – Ilirjan Dhima

Mbështetur nga Historianë, Arkeologë, Studiues, Publicistë dhe Aktivistë:
1. Mathieu Aref – Historian, Francë
2. Myslim Pashaj – Kolonel, kandidat Shkencash, Shqipëri
3. Altin Kocaqi – Studies, Shqipëri
4. Fahri Xharra – Studiues, Publicist, Kosovë
5. Marin Mema – Top Channel, Shqipëri
6. Arben Llalla, Historian, Maqedoni
7. Odise Çaçi, Docent, Historian – Shqipëri
8. Gjergji Anastasi, Arkeolog, Itali
9. Sheradin Berisha, Historian, Publicist, Gjermani
10. Grid Rroji Docent, Publicist, ShBA
11. Etnor Canaj, Arkeolog, Itali
12. Lytfi Alia, mjek e Profesor në mjekësi, Itali
13. Donika Zonja, Gjermani
14. Vjollca Kaçiu, Gjermani
15. Petrit Aliaj, Itali
16. Durim Lika, Itali
17. Selim Musaj, Itali
18. Irma Kurti, Gazetare, Shkrimtare, Itali
19. Florenca Sherifaj, Itali
20. Xhemal Lytfiu , Zvicër
21. Ahmet Sadiku, Gjermani
22. Januz Veliqi, Gjermani
23. Isuf Bytyci, Gjermani
24. Gezim Osmani, Gjermani
25. Agim Mulosmani, Itali
26. Ilir Hoxhaj, Itali
27. Xhelal Ferizi , Gjermani
28. Agim Curri, Gjermani
29. Bedri Zenel Islami, Shqipëri
30. Makfire Maqedonci – Canolli U.S.A
31. Shpëtim Zinxhiria, Drejtuesi i gazetës “FocusNews.al”, Greqi
32. Murat Huli, Itali
33. Luan Rukaj, Greqi
34. Gezim Hadribeaj, Shqipëri
35. Tahir Veliu, Kanada
36. Alfred Gjikolaj, Itali
37. Vetima Krasniqi , Kosovë
38. Faik Xh. Krasniqi, Shqipëri
39. Hekuran Iljazi, Shqipëri
40. Amarildo Pregapuca, Angli
41. Shpetim Zinxhiria, Greqi
42. Xhevat Murseli, Francë
43. Urim A. Gjata, Shqipëri
44. Arban Bislimi, Francë
45. Luigj Beltoja, Shqipëri
46. Mersel Ismaili, Slloveni
47. Arben Agolli, Shqipëri
48. Hasije Ramadani, Maqedoni
49. Laudin Sulejmani, Gjermani,
50. Albert Kokoshari, Gjermani,
51. Fatbardha Presheva – Preshevë,
52. Aishe Mulliqi Gashi, Shqipëri,
53. Albulena Krasniqi Rrafshi, Kanada
54. Sylejman Krasniqi, Kosovë / Shqipëri
55. Qendrim Krasniqi, Angli
56. Fatmire Kamberaj, Kosovë
57. Valentina Berisha, Gjermani
58. Rita Hoxha, Itali
59. Anila Dahriu, Itali
60. Amaraldo Deda, Zvicër
61. Rina Kadriu, Kosovë
62. Dorjan Deda, Zvicër
63. Klaudio Deda, Itali
64. Lek Gjoka, Amerikë
65. Leonard Carcani, Shqipëri
66. Albert Zholi, shkrimtar-gazetar, Shqipëri.
67. Dhimitër Rrera, gazetar – Kryeredaktor i TV ILIRIA, Arizona, USA.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura