ÇKA PO KËRKON EMISARI I BRUKSELIT?!

ÇKA PO KËRKON EMISARI I BRUKSELIT? !THEMELIMIN E ASOCIACIONIT, SHTYRJEN E AFATIT PËR TARGAT DHE KTHIMIN E SERBËVE NË INSTITUCIONE!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 06. 11. 2022

Pas vendimit të Listës Serbe të Vuçiqit për largimin e tyre nga institucionet qëndrore në Prishtinë dhe atyre lokale në katër komunat veriore, ka reaguar Bashkimi Europian.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Josep Borrell, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta nisë menjëherë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta shtyjë afatin për konvertimin e targave nga ato ilegale serbe në RKS. Ndërkaq serbëve të Kosovës u ka kërkuar vetëm kthimin e tyre në institucione.

***

Ky emisar i ka bërë dy kërkesa për qeverinë dhe një për Serbinë!

Nga qeveria kërkon:

1. Themelimin e menjëhershëm të Asociacionit, që do të thotë krijimin e një autonomie territoriale për serbët e cila do të drejtohet nga lista serbe e Vuçiqit;

dhe

2. Shtyrjen e afatit për konvertimin e targave, që do të thotë heqje dorë e qeverisë nga sundimi i ligjit dhe lejimin e targave të periudhës së Millosheviçit!

Ndërsa nga Serbia për listën serbe kërkon:

1. Kthimin në institucionet e shtetit, të cilit shtet (?) të atij shteti që nuk e pranojnë se është i tyre dhe punojnë çdo ditë për rrënimin e tij!

Çka do të thotë kjo?!

Kjo do të thotë se ky shtet që i ka themelet në Pakon e Ahtisarit nuk mund të bëhet kurrë Republikë e Adem Jasharit!

Imagjinoni kur të themelohet (nëse themelohet) Zajednica e komunave serbe në krye me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetarin e tij

Milan Radojiçiç dhe Drejtorin e Policisë Nenad Gjuriq, të cilët i zhveshën uniformat e policisë së Kosovës, sa do t’i respektojnë ligjet e këtij sheti?!?

Duhesh me qenë plotësisht injorant dhe kundër vetvetes për të pranuar një zajednicë saktësisht një autonomi territoriale të tillë, e cila shkatërron përgjithmonë integritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të kësaj republike!

Në fakt …

ÇKA FSHIHET PAS NEGOCIATAVE KOSOVË – SERBI?!

Nga Sheradin Berisha

———–

Shtojcë

Me funksionimin e Serbisë në Dardani

PAKOJA E AHTISARIT PO BËHET VARR I REPUBLIKËS SË AHTISARIT!

Nga Sheradin Berisha

***

PAKOJA E AHTISARIT GJENERATORI I KRIZAVE POLITIKE

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 05. 11. 2022

SHTOJCË

POLITIKANËT INJORANTË!

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura