KËSHILLI ORGANIZATIV I PROTESTËS “PROTESTOJ SHQIP”: PROTESTA ISHTE E SUKSESSHME

Shkup, 14. 06. 2015 – Këshillit Organizativ i Protestës “PROTESTOJ SHQIP” e njofton opinionin se protesta e djeshme nën moton “Protestoj shqip”, e organizuar në Shkup, ka qenë e suksesshme dhe ka kaluar në mënyrën më të qetë të mundur. Protestuesit nga të gjitha anët e Maqedonisë janë tubuar në orën 17.00 në parkun e Çairit në Shkup, e pastaj në një marsh të përbashkët, nën brohoritmat “Liri, demokraci”, “Nuk duam BDI – duam drejtësi”, “Merreni Alinë – e duam lirinë”, “Menduhin e japim – lirinë s’e japim” etj., janë drejtuar drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Përkundër presioneve të ndryshme nga pushteti, që nga bllokimi medial, e deri në pengimin e njerëzve për të ardhur në protestë, përsëri kësaj proteste – sipas kalkulimeve të sipërfaqes së mbuluar me njerëz – i janë bashkuar diku 13.000 shqiptarë.
Prezantimet në skenë filluan me himnin kombëtar, duke i ngritur lart flamurët kombëtarë dhe duke e mbuluar kështu gjithë sipërfaqen kuq e zi.
Pas kësaj vijuan fjalimet e anëtarëve të Këshillit Organizativ të Protestës “PROTESTOJ SHQIP”. Me këtë rast fjalime rasti patën Skender Rexhepi, përgjegjës për organizimin e protestës, Nexhat Bexheti, kryetar i PPD-së, Hisni Shaqiri, kryetar i FRD-së, Qemal Krosi, përfaqësues i shoqatave joqeveritare, Firdevse Sulejmani, përfaqësuese e nënave shqiptare, Shaban Limani nga familjarët e dënuarve të Sopotit, Bedri Ajdari nga familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra” dhe në fund Afrim Gashi nga Lëvizja BESA.

Në mesin e këtyre prezantimeve ishte edhe deklarata e protestës, e lexuar nga Abdush Demiri, e cila i kishte disa kërkesa, ndër to:
– dorëheqja e qeverisë antishqiptare, të inkriminuar dhe të korruptuar Gruevski & Ahmeti;
– një marrëveshje e re për Maqedoninë, që do ta përkufizojë Maqedoninë si shtet konsensual të shqiptarëve dhe maqedonasve; dhe
– zbardhja e të vërtetave shqiptare në Maqedoni.

Në këtë mënyrë, në këtë kohë krize për Maqedoninë, u dëgjua edhe zëri shqiptar dhe kërkesat e tyre për zgjidhjen e saj.
Protesta përfundoi në orën 19.30, ndërsa protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë. Sipas njoftimeve të organeve të rendit, gjatë protestës nuk është shënuar asnjë incident, ndërsa meritorë për këtë janë edhe më shumë se 200 të rinj që u angazhuan vullnetarisht për mbajtjen e rendit.
E veçanta e protestës ishte se në fund të rinjtë pjesëmarrës në protestë u ndihmuan punëtorëve të Higjienës Komunale në mbledhjen e shisheve të plastikës, sepse gjatë protestës është shpërndarë ujë falas për pjesëmarrësit në të.
Organizatorët e kësaj proteste i falënderojnë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë që iu bashkuan kësaj proteste dhe që protestuan në mënyrë dinjitoze, ndërsa falënderim të veçantë u shpreh të gjitha subjekteve politike të vendit, organizatave joqeveritare nga Amerika, Evropa e Kosova e Shqipëria, si dhe personaliteteve të ndryshme publike gjithandej, që me mbështetjen e tyre u dolën krah shqiptarëve të Maqedonisë dhe kërkesave të tyre për liri, drejtësi dhe barazi.

Këshillit Organizativ i Protestës “PROTESTOJ SHQIP”
Shkup, 14.06.2015

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

IKNI …

Thaçi, Rama, Berisha, Mustafa, Meta etj., bëjuni shqiptarëve një “të mirë” historike-largohuni! Nga Skender Sadri KAPITI (Këtë shkrim…