Kryepleqtë e Komunës së Prizrenit!
KOMUNARËT E PRIZRENIT I PRET BURGU!
Shkruan: Sheradin Berisha, dhjetor 2011
Tashmë opinioni publik e dinë mirëfilli se, krerët e Komunës së Prizrenit të cilët janë edhe drejtues të Degës së Partisë Demokratike në Prizren, Ramadan Muja, Njazi Kryeziu, Sadik Paçarizi etj., janë duke u hetuar nga Prokuroria e Qarkut në Prizren dhe Prokuroria e EULEX’it, për keqmenaxhimin e buxhetit të Komunës, si dhe për shpërdorimin e pozitës zyrtare, duke kontraktuar (në kundërshtim me ligjin), pronat komunale me bizneset private, pa shpallur tenderë dhe pa ndonjë kompenzim për interesin e Komunës etj! Aktvendimi për fillimin e hetimit kundër tyre është lëshuar më 15 shtator 2011 dhe i është dërguar Gjykatës së Qarkut në Prizren. Këto vepra, sipas nenit 339 paragrafi 1 dhe 3 të Kodit Penal të Kosovës janë të dënueshme me burgim prej një deri në tetë vjet!
(…)
Për më tepër lexoni faktet:
KOMUNARËT E PRIZRENIT I PRET BURGU!
Pashtriku, dhjetor 2011