KONTINUITET
„Historia nuk është diçka që e kemi lënë pas, por diçka që e shohim përpara“. Herodoti (480 – 420 p.e.s).
Nga Prof. Enver N. Rexhaj
Thonë se mençuria vjen nga aftësia jonë për të kuptuar se disa gjëra nuk janë ato që ne menduam se ishin.
Disa nga tendencat dhe idetë më të këqija në histori i janë shitur (ose nxitur në mënyra të fshehta) publikut duke dashtë t‘i reklamojnë risitë e tyre. Ndoshta përbënin risi ose ishin të reja, por, njerëzit e mençur kanë ditur t‘u shmangen atyre me kohë.
Historiani i vjetër, Herodoti kishte thënë; „historia nuk është diçka që e kemi lënë pas, por diçka që e shohim përpara“.
Sekreti i ndryshimit tonë është i gjithë përqëndrimi ynë në energjitë tona, jo në luftimin e të vjetrës, por në ndërtimin e të resë.
Ato që ne themi, shohim, bëjmë, dëgjojmë, lexojmë herë pas here, përcakton të ardhmen tonë. Pra, gjithçka nga këto që themi dhe bëjmë sot, është e nesërmja ose e ardhmja jonë.
Nëse ajo që bëjmë sot është e duhura, atëherë edhe e nesërmja e jonë do të jetë e drejtë.
Mbani mend mendimet që ju vijnë në mendje nesër në mëngjes, nuk janë gjë tjetër veç se kujtimi i sotëm.
——————–
FILOZOFIA DHE ARTI