KORBAT E “PATRIOTIZMIT”

KORBAT E “PATRIOTIZMIT”

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Ura e Rambujesë mbi lumin Ibër

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë dhe asaj në Kumanovë , puna e parë që e bënë xhandarët francezë ishte vendosja në urën mbi lumin Ibër duke e ndarë qytetin në dy pjesë , të veriut dhe të jugut. Vendimi për urën ishte politik , politik është edhe sot. Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të bëjnë asgjë përveç se të luftojnë kundër KFOR – it dhe strukturave paralele apo forcave policore dhe paramilitare të Serbisë që e kontrollonin veriun. Natyrisht se këtë nuk e bënë sepse nuk kishin fuqi e as mandat. Pas kësaj ura përfundimisht u mbyllë dhe përdorej dhe po përdoret për qëllime politike. Këta që asgjë nuk kishin bërë për luftën dhe çlirimin e vendit përgjegjësinë për mbylljen e urës e adresuan te Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çeku dhe udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të UÇK – së. Sa të pamoralshëm, qyqarllëkun e tyre dhe kolaboracionizmin me Serbinë e mbulonin me ” përgjegjësinë ” e atyre që e çliruan vendin , pa pyetur për çmimin  që duhej paguar. Ura po keqpërdoret edhe nga shqiptarët sikur edhe nga serbët në kohën kur vendimmarrjen për hapje të urës e kanë ekskluzivisht ndërkombëtarët. Mitrovica, si qyteti më problematik në Kosovë e preku fundin e pusit të mjerimit kur për kryetar e zgjodhën një injorant enciklopedik , Agim Bahtirin që tërë mashtrimin e mbështolli me hapjen e urës. Nuk e hapi e as që do ta hapte edhe për 500 vjetët e ardhshëm. Albin Kurti u zotua fuqishëm se do ta shtrijë sovranitetin në Veri të Kosovës e që deri më sot nuk e ka bërë apo e ka bërë përmes fotoshopit. Sovranitetin nuk e shtrinë Policia Speciale apo ekskluzivisht kjo polici. Gjendja në veri e që përkufizohet si qetësi relative nuk është rezultat i politikave të mençura të Albin Kurtit por është rezultat i bizantinizmit politik të Aleksandar Vuçiqit dhe dinakërisë perfekte që po e zbaton . Për këtë sot , një Serbi kriminale e kemi faktor stabiliteti në Ballkan e që po pranohet nga ndërkombëtarët kurse një Kosovë të dhunuar nga kjo Serbi po e trajtojnë si pengues të proceseve demokratike dhe paqes , gjithashtu nga ndërkombëtarët. Çështjen e Kosovës jashtëzakonisht shumë e kanë dëmtuar Barak Obama dhe Xhoe Bajden duke ua imponuar Gjykatën Speciale Raciste sikur edhe Angela Merkel që gjë të hajrit nuk ka bërë për Kosovën në ndërkohë që Serbinë e ka rehabilituar politikisht sikur që e ka fuqizuar shumë ekonomikisht. Edhe Sholci , pas zgjedhjeve të fundit i defaktorizuar politikisht , po vazhdon ta fuqizojë Serbinë dhe Vuçiqin kurse Albin Kurtit i ka vendosur lakun në fyt. Se kush e ka pushtetin real në veri të Kosovës treguan zgjedhjet e fundit lokale, Albini veç sa nuk ua preu kërthizën duke i lutur të dalin në zgjedhje kurse Vuçiqit iu deshën dy – tre minuta që t’i bind serbët të mos marrin pjesë në zgjedhje. Albini mund ta veshë xhurdinë e Vuk Karaxhiqit apo kamillavkën e Amfillohije Radoviqit dhe ta çajë gurmazin duke folur në gjuhën serbe por serbët nuk i besojnë. Për bindjen time dështimi më i madh deri më tani i Albinit është pikërisht Veriu i Kosovës . Muskujt sovranist i ka të rrejshëm, potencën politike po e mbanë të gjallë përmes kallauzit të quajtur Bashkësi e komunave serbe , zotimet për të cilën e ka pranuar me Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit që , pa asnjë dyshim janë gozhda në arkmortin e Kosovës , si shtet unitar , sovran dhe i pavarur . Pas kësaj marrëveshje Kosova , ose do të ndahet , ose do të bëhet si Bosnja dhe Hercegovina.  Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit , pa asnjë dyshim janë tradhti politike dhe kombëtare si dhe dhunim i integritetit territorial dhe shtetëror. Kështu sigurisht nuk mendojnë mercenarët Surroi dhe Weller e as këta trutharët e VV -së , në me krye greken Mihali. Aq ju bënë këtyre për Kosovën , mos kanë bërë mund , derdhur djersë dhe gjak për Kosovën. Kurrë dhe asnjëherë , e kanë bërë dhe po e bëjnë të kundërtën duke i shërbyer Serbisë. Hapja e urës po përdoret si shkas për formim të Zajebnicës , jo se po vdesin për sovranitet . Nëse i analizoni personat që shetisin mbi urë dhe pëshurrin , nga frika , nën urë, nuk ka asgjë nga kjo hapje. Ky grup që po e teston qëndrueshmërinë e urës  , që po e ngjyrosin urën , që po pëshurrin në vilën e Radojçiqit , nuk ka dhënë asnjë kontribut për lirinë e Kosovës. Janë dezertorë të luftës dhe përfitues të paqes. Janë dhunues të Policisë së Kosovës , kanë dërguar materiale dhe kanë dëshmuar në Gjykatën Speciale Raciste në Hagë. I urrejnë të burgosurit politikë , e urrejnë luftën dhe UÇK – në. Janë të pabesë , injorantë dhe të pamoralshëm. Albinin që e kam njohur nuk është dashur të jetë në këtë grup dhe me këtë grup . Kurrë dhe asnjëherë. Por, duket qartë se, ose ka ndryshuar Albini , ose kam rrjedhur unë. Albini nuk e hapë urën pa lejen e ndërkombëtarëve përkundër manovrimeve mashtruese që po i bënë . Nuk ka k..e , guxim dhe vullnet ta humbë pushtetin shkaku i urës  . Urën po e përdorë si kuti votimi , jo si shtrirje të sovranitetit. Sikur që po e përdorin rastin e Astrit Deharit , Arbnor Deharit , Mon Balajt dhe Arben Xheladinit. Këtyre eunuhëve moral as që iu bëjnë përshtypje tragjeditë personale dhe familjare për të ardhur në pushtet dhe mbetur në pushtet. Janë në gjendje edhe për shumë viktima të tjera vetëm për një bythë karrike. Po harrojnë se drejtësia tokësore të cilën e kanë kapur deri në përdhunim , asnjëherë nuk është mbi drejtësinë hyjnore.  Pra , asgjë nuk ka nga hapja e urës , nëse si kundërpeshë nuk jepni diçka shumë më të vlefshme . Ose , nëse vërtet e kanë përnjëmend , le ta hapin urën , të shkojnë deri te Molla e Kuqe dhe mos të kërkojnë ndihmë apo mëshirë nga KFOR dhe miqt ndërkombëtar. Në këtë rast do të jem me ta , pa asnjë dyshim. Mirëpo as në variantin më optimist dhe me alkiminë më të përsosur të Paulo Koelhos nuk është arritur që m..i të bëhet barut. Po, çdo rregull ka përjashtime , thonë optimistët.

Mirësia ka kufij, poshtërsia, jo

Udhëheqësit e luftës çlirimtare , themeluesit e UÇK -së , shpallësit e pavarësisë , bartësit e posteve më të larta shtetërore , Hashim Thaçi , Kadri Veseli ,  Jakup Krasniqi , Rexhep Selimi , me shokë po mbahen peng në Gjykatën Speciale Raciste në Hagë me kontributin e Serbisë dhe një pjese të politikës kosovare. Se Serbia angazhohet për dënimin e tyre , nuk është çudi , pse edhe disa shqipfolës në Kosovë e kanë të njëjtin qëllim , gjithashtu nuk është çudi , pushteri mbi të gjitha. Kur Gjykata Raciste Speciale merr vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit , thirret në burime të nipit politik të Arkanit dhe vjedhësit të parave të Bacës Adem Demaçi e që marrin miliona euro nga të gjitha pushtetet për këtë. Së fundi , në emër të moszbardhjes së rastit  të Astrit Deharit , u akuzuan të gjitha institucionet e pushtetit dhe sigurisë në Kosovë duke përmendur edhe emra të përveçëm , jo për Astritin por për t’ua rënduar gjendjen pengjeve në Hagë. Këtu ishte qëllimi, rasti Dehari është sqaruar nga ekspertizat ndërkombëtare.  Po e lë mundësinë që për këtë rast të shkruaj sepse jam munduar ta respektoj dhimbjen për këtë tragjedi personale dhe familjare, prandaj edhe kam heshtur. Jam sjellur ekstremisht në mënyrë njerëzore me krijesa që vetëm anatominë e kanë njerëzore . Disa ” mbrojtës ” të  Astrit Deharit , vendin e kanë në burg. Kaq kësaj radhe. Shumë e shumë herë kam vizituar fatkeqët Dehari me të cilët aq shumë dhe aq poshtërsisht po manipulohet.

Vota nga varri

LDK edhe sot shkonë te Varri , sidomos para zgjedhjeve. Aty e fillon fushatën. Paradoksalisht , më shumë vota fitojnë nga varri , se nga puna që e bëjnë. Tash , në prag të zgjedhjeve qenka shpallur një tender për rregullimin e Varrit në vlerë fillestare prej 50,000 eurove. Jashtë çdo logjike normale. Po , duhen votat , edhe nga Varri , sidomos nga Varri. Duhet që Ibrahim Rugove të lihet qetë nga manipulimet politike sepse këta , as që e kanë dashur e as që e duan. Edhe varri i Astrit Deharit po shndërrohet në kuti votimi . Nga ata që pikërisht i hapën varrin.

A është patriot Ramush Haradinaj

Jam i bindur se është dhe se nëse e kërkon rasti përsëri lufton. Po kështu nuk po mendon Danica Marinkoviq e VV – së , Dejona Mihali. Me deklaratën e fundit Danica – Dejona ia bën me sy Gjykatës Speciale Raciste . E pritshme.

Konvertimet e paguara dhe antikombëtare: Besimi është diçka personale, madje shumë personale. Edhe konvertimi duhet të jetë diçka personale, krejtësisht personale. Te ne është e kundërta, konvertimi është manipulim politik , dhunim i privatësisë dhe korrupcion shpirtëror. Me çfarë pompoziteti po përcillen këto konvertime , diçka e madhe dhe e orkestruar qëndron prapa. Pas çdo konvertimi kemi deklarata për publik që kryesisht e kanë urrejtjen ndaj besimit tjetër duke e ndërlidhur me patriotizëm. Patriotizëm të leshit. Merreni me mend kur thuhet se në …” në kishën katolike shqiptare në Llapushnik filan Hasani u bë Pjetër…. Çfarë idiotizmi. Referuar kësaj duhet të shkruajmë…” në xhaminë muslimane shqiptare…etj.etj. O hajvanë , duhet ta keni të qartë se identiteti kombëtar nuk është i njëjtë dhe nuk kushtëzohet nga identiteti fetar . Identiteti kombëtar ështê mbi çdo besim. Mos e ndezni zjarrin e panevojshëm , për llogari të djallit.  Çdonjëri duhet të jetë i lirë të besoj në ate që beson. Pikë.

Lajmërim nga opozita kosovare

Shpesh ndodhë që një parti opozitare të thërras konferencë për media , pa treguar arsyen dhe temën. Në rrethana aktuale mendoj se të tre partitë opozitare në Kosovë duhet ta thërrasin një konferencë të jashtëzakonshme me vetëm një çështje : OPOZITA KOSOVARE KA VDEKUR . Dhe vërtet ka vdekur, që nga dita e parë kur pozita erdhi në pushtet. Në rrethana normale opozita krijon tema edhe nga situatat e pamundura, në rrethanat tona opozita nuk është në gjendje të shënojë edhe në gol të zbrazët të pozitës. Thuaja çdo ditë pozita ka krijuar raste për opozitën. Por , a reagon….i vdekuri. Amerikanët nuk votojnë për opozitën sikur që nuk e rrëzojnë Albinin. Votuesit real janë në Kosovë dhe diasporë . Aty kërkoni votat .

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

14 gusht 2024 Prishtinë

Total
0
Shares
1 comments
  1. KORBAT E “PATRIOTIZMIT” APO VORBAT OR QORBATE E PATRIOSHKIZMIT!

    KUR NJË MAXHUP GABEL ME GOMAR DHE SAMAR, DUKE SHKUAR NË MALËSI PËR TË SHITUR CA VORBA
    DHE VEKSHA ORE, KORBA TË PREKSHA, PËR TË MIRË OU PËR TË SHLIRË! DHE, KUR NË NJË SHPAT MALI QË
    PO E TAKON NJË MALSOR HYPUR MBI KALI AT, DUKE I RUAJTUR NJË KOPE LOPË E, NGA GJELOZIA QË AI
    BARIU HYPUR MBI KALI AT, NGA CUKALI NË ATË SHPAT; TË IA MBAJË AQ LARTË SA HYPUR MBI KALI DUKE I
    RUAJTUR KOPEN E LOPËVE A, AI MAXHUPI GABEL DUKE TERHEQ MAGARIN ME SAMAR PLOTË VORBA DHE
    VEKSHA HË, TË PREKSHA PËR TË MIRË ËH, SA VËSHTIRË, QË BARIU SI ZOTNIA; A NGA GJELOZIA PO THËRRET
    E BËRTET NË PIKË DITËS TË VAPËS SË VERËS: ZEKRRRRRR PALË E VALË; ZEKËRRRRRR PALË E VALË!” ATËHERË
    LOPËT NGRITËN BISHITM THIK PËRPJETË QË I PICKOI ZEKRRI DHE, MUARËN MALIN E PYLLIT MBYLLCAKUT OR,
    HUMBËN EDHE TRETËN! ATËHERË MALSORI BARI I NERVOZUAR NGA JEVGU GABEL, QË UA FUTI XEKRRIN TEK
    LOPËT, ATËHERË MBUSHI GRUSHITN MIZA TË KALIT ATI EDHE, IA LËSHOI MAGARIT NËN BISHT, EDHE ATËHERË
    MAGARI U PËRPLAS PËRTOKË DUKE PALLË E PISKATË O, DUKE SHPURDH PËR NGORDHJE, SA NGA PALLJA DHE
    BËRTIMA USHTONIN LUGJE DHE KODRA TË BJESHKËS! A JEVGU GABEL DUKE LUTUR MALSORIN KALUAR MBI
    KALIN ATI: OUH, TË LUFTËM MA SHPETO MAGARIN, SE LE QË MI THEJ VORBA E VEKSHA POR, NESE NGORDHË
    MAGARI, DO TË MË VDESIN URIE GRUAJA ME FEMIJËT, E TERË FAMILJA!!” ATËHERË BARIU MELSOR MBI KALI ATI
    PO I PËRGJIGJEJ: OU JEVG GABEL I POSHTËR; MI KTHEN TI LOPËT QË UA FUTE XEKRRIN DHE MI HUPË NË MAL
    TË PYLLIT BJESHKËS EA, RREZIK QË TË MË I PREJ E HANË UJK GJAKATARI, ATËHERË EDHE UNË DO TA SHPETOJ
    QË MOS TË NGRODHI MAGARI!! MË TË FALA REFUGJATË LUFTË TERRORIZURA NGA FASHIZMI SERBO JUGSLLAVE!.
    MANI NEW JERSEY USA 15 TETOR 2024 2:07PM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura