KRIZA BOTËRORE USHQIMORE!

KRIZA BOTËRORE USHQIMORE!

„Lufta në Ukrainë ka krijuar një krizë ushqimore, e cila do të ketë ndikim global më shumë se çdo ngjarje tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore.“ Kështu deklaron kreu i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley.

***

Sa më shumë të vazhdojë lufta në Ukrainë, aq më i madh bëhet rreziku i një krize globale të ushqimeve dhe aq më shumë shtohen risqet e trazirvae që do të nxiten nga uria. Këto janë parashikimet më të zymta të agresionit rusë në Ukrainë, të cilat po zënë vend gjithnjë e më të madh në faqet e shtypit botëror. Gazeta franceze e së djathtës “Le Figaro” shkruante në editorianin e kësaj të shtune se: ” Ekziston frika nga një krizë ushqimore, dhe kjo jo vetëm në zonat e luftimeve. Rusia dhe Ukraina përbëjnë një të tretën eksporteve botërore të grurit. Konflikti e ndërpreu zinxhirin e furnizimit, e rriti çmimin për ton deri në nivelin rekord të vitit 2011. Këtë datë askush nuk e ka harruar, sepse tamam atëhere, ndërkohë që zgjaste kriza financiare, u shënua dhe fillimi i Pranverës arabe”.

Tensionet sociale kanë filluar të ndihen në vendet më të ekspozuara, veçanërisht në Afrikë. Situata ishte tashmë e vështirë para konfliktit për shkak të pandemisë dhe kushteve të këqija të klimës që kufizuan të korrat. Kurba e çmimeve të mallrave bujqësore që filloi të ngrihej në korrik 2020, e nxitur më pas edhe nga ajo e naftës, është rritur ndjeshëm që nga fillimi i ofensivës. Kjo ndodh për një arsye të thjeshtë: Ukraina me hambarin e saj në detin e të Zi, dhe Rusia peshojnë shumë në skenën bujqësore botërore. Vetëm ato të dyja përbëjnë 30% të eksporteve botërore të grurit dhe 17% të misrit. Ukraina është eksportuesja e katërt e grurit dhe misrit dhe e para për vajin e lule diellit”. / Pashtriku, SHB /

________________

Shtojcë:

Kohë të vështira po vijnë!

TË MBILLET ÇDO PLLËMBË TOKË E PUNUESHME!

Nga Sheradin Berisha, 25 shkurt 2022

https://pashtriku.org/te-mbillet-cdo-pllembe-toke-e-punueshme/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura