SKËNDER SADRI KAPITI: JA PSE ZNJ. OSMANI E MERITON TË JETË PRESIDENTE E KOSOVËS

Durrës, 24 mars 2021: Këto arsye pse Vjosa Osmani duhet të jetë Presidente e Kosovës vijnë nga faktet dhe realiteti politik, demokratik ,publik e shtetëror në Kosovë, vijnë si vlerësim e gjykim edhe i opinionit si brënda Kosovës ashtu edhe nga të tjerë shqiptarë nga Shqipëria e diaspora që i ndjekin me shumë vëmëndje, dashamirësi, me respekt dhe me interesim të jashtëzakonshëm zhvillimet në Kosovë, pasi Kosova u përket të gjithë shqiptarëve dhe sidomos edhe neve të cilëve prindërit tanë të lindur në Kosovë por të pëndjekur, persekutuar e dëbuar u detyruan që ta linin Kosovën.
Unë dhe të tjerë si unë e kemi pasur ëndërr kthimin në Kosovë, në shtëpitë dhe në trojet e prindërve tanë e që këtë e bën të mundur sakrificat dhe gjaku i dëshmorëve të Kosovës, por ama nuk u kthyem deri më sot pasi na zhgënjyen politika dhe politikanët e mbrapshë, politika e vjetër e cila jo vetëm se nuk ishte e interesuar për kthimin e shqiptarëve në trojet e tyre, por prej krimit,korrupsionit, vjedhjes dhe të papunësisë, varfërisë dhe të pasigurisë u larguan nga Kosova më shumë se ndoshta edhe gjatë regjimit serb.
Tani shpresojmë se me Albinin Kryeministër dhe me Vjosën Presidente do të fillojë një epokë e re në Kosovë.
Ja pse Vjosa Osmani e meriton të jetë Presidente e Kosovës.
meriton sepse: 1- Sot ajo është personi më i votuar dalë nga zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 dhe me një diferencë jashtëzakonisht të madhe e të pakrahasueshme me individët e tjerë nga forcat e tjera politike, si një verdikt popullor mjaft e tepër sfidues sidomops edhe kundrejt atyre të cilët e dëshironin postin e Presidentit.
Meqenëse zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 për nga rezultati i pëmbysjes dhe ndëshkimit të politikës së vjetër, këto zgjedhje ishin një referendum popullor ku individi më i pëlqyer dhe më i votuar publikisht e kombëtarisht ishte Znj. Osmani e që ky fakt ka domethënien dhe faktn kuptimplotë dhe plotësisht sqarues e justfikues se legjitimiteti popullor i 14 Shkurtit 2021 ia ka besuar asaj tashmë publikisht, moralisht, patriotikisht dhe demokratikisht detyrën e Presidentit të Kosovës.
2- Vjosa Osmani është edhe personalitet tashmë i njohur dhe me reputacionin më të lartë ndërkombëtar, me vizionin e saj të qartë, besnik dhe të përkushtueshëm properendimor, pro-BE dhe pro-SHBA.
3-Është fakt se Znj. Osmani karakterizohet dhe ka një bagazh dhe kapacitet erudit të lartë intelektual, politik, juridik, diplomatik e profesional, pra,ka imazh kombëtar dhe erudicion të admirueshëm.
4- Tani në këtë pikë të katët arësyeje se pse Osmani meriton postin e Presidentit të Kosovës këtu po u përgjigjem disa deputetëve e politikanëve nihilistë dhe egoistë të opozitës rreth asaj se Presidenti duhet të jetë mbi palët,pra jo nga partitë politike.

Këtu unë do t’u them atyre se Znj. Osmani gjatë karrierës së saj politike pavarësisht se ka qenë e angazhuar në LDK, ajo të parën ka pasur gjithmonë Kosovën , interesin publik e kombëtar dhe pastaj politikën , dhe ku ajo interesin e vet personal e gjen brënda atij të përgjithshëm. Për intersat e larta të shtetit, të atdheut, të popullit e të Kosovës ajo ka treguar se gjithmonë ka qenë edhe opozitë e kritikë jo vetëm kundër pushtetit por edhe brënda LDK-së kur ishte antare brënda saj dhe pavarësisht se kishte poste drejtuese të larta ajo kurrë nuk u bë pjesë e matrapazllëqeve dhe as e kontrabandimeve korruptive të klanit uzurpator të LDK-së.
5- Znj. Osmani faktikisht duke mos qenë kurrë palë me asgjë dhe me asnjë nga të këqijat politike e demokratike të spektrit të vjetër politik si dhe duke qenë opozitare kundër të këqijave si dhe e pa kompromis në luftën dhe demaskimin e krimit,korrupsionit, hajdtërisë, papërgjegjshmërisë dhe kundë tradhtive publike e kombëtare si dhe besnike ndaj vetëvetes , interesve publike e kombëtare, kjo tregon se ajo është edhe personalitet mbi palët partiake sepse ajo të parën ka Kosovën.
6- Prova e realitetit ,fakti i drejtimit me mjaft kompetencë dhe me përgjegjesi të lartë si të Parlamentit ashtu edhe të Presidentit si Ushtruese Detyre nga ana e Osmanit janë edhe arsye shtesë që Vjosa mori atë vlerësim dhe atë rezultat me 14 Shtator 2021 dhe të cilën e bën atë si më të merituarën e Kryetarit të Shtetit dhe si simbol të Unitetit Kombëtar. Dhe meqenëse procedura e zgjedhjes së presidentit kërkon që ai të zgjidhet nga Kuvendi , duke pasur parasysh këto arsye dhe të tjera akoma, që i dinë si publiku por sidomos LDK dhe deputetët e saj , atëhere u takon atyre të LDK-së që të marrin pjesë por edhe ta votojnë Vjosën në seancën parlamentare të zgjedhjes së Presidentit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura