Pashtriku.org. 24. 01. 20145 – Aktivistët e Aleancës Kuqezi sot kanë bllokuar me barrikada urën e Dragotit që çon në drejtim të Manastirit të Këlcyrës, aty ku neo-nazistët grekë kanë paralajmëruar mbajtjen e festimeve për 28 tetor, i cili konsiderohet si dita e çlirimit të Greqisë. Deputetë të organizatës shoviniste ‘Agimi i Artë’ tok me mbështetësit e tyre kanë pritet të bëjnë vizita në varrezat e këtij manastiri, ku pretendohet se paska ushtarë grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kuqezinjtë gjatë aksionit të tyre kanë vendosur një flamur gjigant në faqen e një kodre në afërsi të Manastirit të Këlcyrës. Ata kanë kërkuar nga Qeveria që të mos lejojë hyrjen e neo-nazistëve grekë në territorin e Shqipërisë. Në të kundërtën, Aleanca Kuqezi ka tërhequr vërejtjen se nëse shteti nuk ndërmerr asgjë, atëherë vetë aktivistët kuqezinj do të ndalojnë hyrjen e provokatorëve grekë.
Postime të Lidhura
HAZIR MEHMETI: KANALI TELEVIZIV PËR MËRGATË, NJË DOMOSDOSHMËRI E VONUAR!
Vjenë, 27 shtator 2018: Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës: “E mirëpres kërkesën tuaj me të cilën do merret…
NË KURTHIN E SISTEMIT POLITIK TË PIRAMIDËS!
NË KURTHIN E SISTEMIT POLITIK TË PIRAMIDËS! Nga Sheradin Berisha, FB 21.12.2022 – Pashtriku 20.01.2023 Republika e Pakos…
KMDLNJ: MONITORON PROTESTËN E STUDENTËVE PARA REKTORATIT TË UP’së
Pashtriku.org, 30. 01. 2014 – Monitorues të KMDLNj’së 28 dhe 29 janar 2014 monitoruan protestën e organizuar nga…
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: VIJA E KUQE PËR EMRIN E SHTETIT TË MAQEDONISË DHE SHQIPTARËT!
Tetova, 21 maj 2018: Shqiptarët në Maqedoni janë popull autokton, përbëjnë shumicë të konsiderueshme të popullsisë në këtë…