KUR KOMANDANTËT E POLITIKËS HARADINAJ – THAÇI DHE HAXHI TOPI …

Gardianët e votës për qeverinë Hoti!

KUR KOMANDANTËT E POLITIKËS HARADINAJ – THAÇI PA PARALAJMËRIM I SHKUAN NË KONAK KOMANDANT TOPIT PËR T’IA KËRKUAR VOTËN PËR QEVERINË HOTI!

Nga Sheradin Berisha, facebook 16 shkurt 2021

Në mesnatën e 2/3 qershorit 2020 (në orën 01:00) komandantët e poltikës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj pa paralajmërim (pa ftesë) i shkojnë në shtëpi, Shefit të Grupit Parlamentar të NISMËS Socialdemokrate, Haxhi Shalës – komandant TOPIT!

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë shkuar bashkë në shtëpinë e tij për ta kërkuar votën për formimin e qeverisë Hoti.

“Për numrat ka folur zoti Haradinaj. Komplet bisedën e ka udhëhequr Haradinaj. Thaçi vetëm më ka thënë shko në Parlement dhe mos u ndajë nga shokët”, kishte thënë Shala.

Haxhi Shala në Kuvend tha se ndryshoi qëndrim për votimin e Qeverisë Hoti, pasi u takua me Presidentin e Kosovës dhe ish-kryeministrin (Ramush Haradinaj). 

Ndërkaq Ramush Haradinaj në konferencë për gazetarë ka deklaruar se ka qenë në konak të Haxhi Shalës – Topit, së bashku me Hashim Thaçin, për ta lutur (bindur) që të votoj pro qeverisë së Abdullah Hotit!

 “Presidenti ka marrëdhënie miqësore me të kahershme me Haxhi Shalën dhe unë i kam nga ana ime, janë koincidenca këto, por me Haxhi Shalën ai ka qenë zëvendëskomandant në Prizren kur unë kam qenë komandat në TMK, kemi mbetur miq që atëherë. Unë i thash e qes votën për këtë qeveri, nëse më vlerëson dhe më beson, a e qet edhe ti, përgjigja e tij ke po”, ka thënë Haradinaj.

***

Në vijim shikoni këtë video, ku Haxhi Shala bindet nga Thaçi e Haradinaj për votën pro qeverisë Hoti!

***

Shikoni edhe këtë video, Haxhi Shala, për vizitën e Ramushit dhe Hashimit në konakun e tij!

https://youtu.be/URx2bwBc2ho

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura