KUR MASKA E “TRADHËTON” ALBIN KURTIN!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 29 tetor 2020
Albin Kurti, dje në mengjes njofton “anëtarët e Lëvizjes dhe qytetarët e Republikës, se, “parmbrëmë ka pas disa simptoma” si: “kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve”. Rrjedhimisht, thotë që “dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv.” Dhe prandaj “në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka thënë Albini. I urojmë shërim!
***
Tashmë kemi hyrë në ‘orbitën’ e gripit sezonal, dhe simptomat e këtij gripi nuk dallojnë shumë nga ato të COVID19-shit! Megjithatë, edhe pse Albini e ka mbajtur vazhdimisht maskën, (madje atë e reklamon edhe në profilin e tij në FB.,) duket që s’e ka mbrojtur fare nga ‘Covid19’. Prandaj maska e “tradhtoi” Albinin!
Dihet mirëfilli se, maska që mbulon (gojën dhe hundën) vetëm për disa minuta (e jo më për disa orë) pakson marrjen e Oksigjenit (O2), ndërsa rimerrë Dioksidin e Karbonit (CO2)! Paksimi i O2 dhe shtimi i CO2 në gjak, dëmton trurin dhe shkakton çrregullime serioze në organizëm.
“Unë nuk mbaj maskë, më duhet që truri im të mendoj. Unë dua të kem një kokë të qartë kur kam të bëj me pacientët e mi dhe të mos jem nën anestezi të shkaktuar nga dioksidi i karbonit.” thotë neurologia Dr.Margarite Griesz – Brisson.
***
Më 20 tetor (para nëntë ditëve) për maskën e Albinit kam shkruar: “Promovimi i maskës edhe në profilet e facebook’ut, (kështu sikur bën Albini), më shumë janë përcaktime që promovojnë një politikë të caktuar, se sa janë mesazhe për t’u mbrojtur nga plandemia e koronës! Unë mendoj se Albini me maskë nuk promovon forcë kundër virusit, por promovon zotimin e tij ndaj politikës “superiore” që e zotron këtë virus!”
Për më tepër lexoni:
MASKA E ALBINIT!