Nga arkivi i facebokut, më 22 prill 2020
KUSH E RRËZOI ALBIN KURTIN, SHKARKIMI I AGIM VELIUT, TARIFA 100%, RECIPROCITETI APO DIKUSH TJETËR?! ҪFARË SKENARI PO I PËRGATITET KOSOVËS?!
Nga Sheradin Berisha, më 22 prill 2020
Me 20 prill 2020, zyrtari i lartë dhe deputeti i LDK-së, Kujtim Shala (me profesion poet lirik, studiues letrar dhe profesor i letërsisë) ishte i ftuari i radhës në debatet maratonike që po zhvillohen prej kohësh në T7 PRESSING.
Me këtë rast Kujtim Shala flet për zhvillimet e përgjithshme politike dhe institucionale në Kosovë, duke vënë theksin edhe mbi arsyet e vërteta të rrëzimit të Albin Kurtit, me 25 mars 2020 në Kuvend.
Sipas deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, LDK-ja paska pyetur në Shtëpi të Bardh, se a është kryeministri Albin Kurti i pranueshëm në Washington për të negociuar dhe për të arritur marrëveshje me Serbinë?
Gjatë debatit me drejtuesit e T7-shit, Berat Buzhala dhe Leonard Kerquki, Kujtim Shala, deklaron:
Lexoni në vijim:
– Kujtim Shala: “Pyetja e drejtpërdrejt (për amerikanët) ka qenë kjo: Nëse hiqen tarifa dhe reciprociteti dhe të gjitha, a do të mund t’i prijë kryeministri i Kosovës delegacionit? Përgjigjia ka qenë jo”!
– Berat Buzhala: “Prej kuj …?”
– Kujtim Shala: “Nga administrata amerikane. Kjo është situata konkrete!”
– Leonard Kerquki: “Specifikisht për kryeministrin Albin Kurti apo për kryeministrin e Kosovës, kushdo që të jetë kryeministër?”
– Kujtim Shala: “kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti”
– Leonard Kerquki: “Në këtë rast është nenkuptuar për të?”
– Kujtim Shala: “Patjetër!”
***
Bazuar në këtë dëshmi të z.Kujtim Shala del qartazi se, nuk paskëshin qenë probleme kryesore:
– shkarkimi i MPB, Agim Veliu,
– as tarifa 100%,
– as reciprociteti, sepse edhe po të hiqeshin “tarifa dhe reciprociteti dhe të gjitha” siç po thotë deputeti Shala, prapë, pa hezitim e me çdo çmim, në Kuvend grupimi politik PLAN + minoritetet (me mocion mosbesimi) do të duhej ta shkarkonin (rrëzonin) kryeministrin Albin Kurti!
– Kush e realizoj në Kosovë planin për shkarkimin e qeverisë, në krye me Albin Kurtin?
– Grupimi partiak PLAN: Kadri Veseli (PDK), Isa Mustafa (LDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (NISMA), në krye me ‘presidentin’ Hashim Thaçi!
– Pse e rrëzuan Albin Kurtin?
– Sepse na qenkësh pengesë për arritjen marrëveshjes me Serbinë, e cila tashmë dihet se është një marrëveshje e dëmshme për Kosovën!
– Ҫfarë qeverie pretendohet të formohet?
– Duke u bazuar në veprimet e kokës së PLAN’it, Hashim Thaçi (pavarësisht qëndrimit të VV-së), duket se do t’i përdore të gjitha hallkat e sistemit të kapur, për formimin e një qeverie Kukull (pa VV-në), dhe kjo qeveri do të përpiqet të çoj përpara agjendën e negociatave për finalizimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë!
– Kush do ta formoj këtë qeveri?
– Padyshim, do ta formoj grupimi PLAN! Në të vërtetë (nëse bazohemi në deklarimet e “ashpra akuzuese” publike të Kadri Veselit kundër LDK-së), PDK edhe mund të mos jetë pjesë e kësaj qeverie, por gjithësesi mbetet pjesë e këtij plani të PLAN-it!
Pra, rrjedhimisht nëse nuk do të ketë protesta masovike bllokuese siç di t’i bëjë VV (ndoshta mund të jetë pengesë “pandemia Covid19”), atëhere me ndikimin e Hashimit tek xhokerët e tij “institucional” e partiak, i mbetet LDK-së të formoj qeverinë me:
– AAK-në,
– NISMËN Socialdemokrate,
– Listën Serbe dhe minoritetet e grupimit 6+…!
Ndoshta e kam gabim, mbetet të shihet si do të zhvillohet ky skenarë i keq për Kosovën!
_______
Ilustrim: Dialogun e sipërcituar, Shala – Buzhala – Kerquki, mund ta shikoni e dëgjoni nga minuta 9:00 – 9:33 të debatit (prej 1:30:19 sek), që u zhvillua në T7 – PRESSING.
T7 – PRESSING: Leonard Kerquki, Kujtim Shala, Rron Gjinovci, Berat Buzhala – 20.04.2020
————-
ÇKA E PRET QEVERINË “KURTI -2”?