SHERADIN BERISHA: ‘TAKSA’ DHE FUNKSIONIMI I SERBISË NË KOSOVË!

Pashtriku, 14 shkurt 2019: Vënja e “Taksës” ishte një vendim i duhur (edhe pse i vonuar) kundrejt komploteve diplomatike të Serbisë ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuadër kjo taksë edhe pse në parim është parametër ekonomik në fakt ajo u vu si reagim politik, dhe deshëm apo s’deshëm ne, si e tillë do të hiqet një ditë!
***
Por shtrohet pyetja: kur do të hiqet Serbia nga Kosova, e cila funksionon pa u penguar:
– me arsim (nga qerdhet e fëmijëve deri në univerzitet),
– me shëndetësi (nga ambulantat deri në spitale),
– me banka,
– me telekom,
– me telefoni mobile,
– me elektrokosmet,
– me shërbime sekrete,
– me polici në veri të vendit dhe në komunat tjera etnike serbe në jug të republikës, e cila formalisht është në zingjirin komandues të Policisë së Kosovës, a realisht punon për Serbinë!
– me 44 kisha e manastire si zona eksteritoriale, të cilat pa miratimin e tyre s’mund të ndërtohet asgjë, madje as një rrugë nacionale afër këtyre zonave, ??!! etj.etj.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura