“KUSH I VRET FЁMIJЁT”?!

“KUSH I VRET FЁMIJЁT”?!

Më 19 tetor 2025,

Gjermani – Augsburg

Me lot e dhimbje u përcoll filmi dokumentar “Kush i vret fëmijët?!”

Në sallën e bukur të FC “ALBA”, në Augsburg, e cila ishte e mbushur përplot me dashamirë të librit e të filmit dokumentar, u promovuan veprat publicistike e dokumentare të Prof.dr.Nusret Pllanës e Hanëmshahe Ilazit.

Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, të autorit Nusret Pllana, “Fëmijët shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981- 1999”, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, “Intervenimi i NATO-s në Kosovë”, i autorit Nusret Pllana, “Aushvici i Krushës së Madhe – Djaloshi me dy zemra”, i autorit Nusret Pllana, “Luftoi për të jetuar të tjerët”, i autorit Nusret Pllana, dhe filmi dokumentar “Kush i vret fëmijët?!”, i autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala, i cili e argumenton katërcipërisht vrasjen dhe masakrimin e 1432 fëmijëve shqiptarë nga barbaria dhe mizoria gjenocidiale serbe, gjatë periudhës së viteve 1981/1999, vepra këto të cilat u duartrokitën nga të pranishmit, por edhe u përcollën me lot e emocione të papërshkrueshme nga ta.

Faleminderit shumë FC “ALBA“, për këtë organizim të mrekullueshëm!

Respekt të veçantë organizatorëve: Haki Gashi, Sami Kuqi, Arsim Sokoli, Ilir Seferi, Nexhmi Sokoli, Naxhije Sopaj, Shqipe Isufi, Ganimete Nita, Alfon Tanushi e Lan Gacaferi, Shaqir Morina e Ardian Elshani, Valjeta Kuqi e Lulzim Morina.

Me prezencën e tij aktive, na nderoi edhe gazetari shembullor i RTKsë, z. Zenel Hajrizi, si dhe Kampioni botëror i boksit, legjenda e shqiptarisë, z. Robin Krasniqi, të cilët i falënderojmë nga zemra për kontributin e tyre, siç edhe Grupin e valltareve të FC “ALBA“, me veshje  të bukura kombëtare, e me kapela të UÇK-së në kokë, duke i dhënë ‘shije’ të veçantë këtij promovimi, e duke na e krijuar një atmosferë madhështore me ekzekutimin e dy valleve të bukura shqiptare.

Total
0
Shares
1 comment
  1. THIRRJA E FËMIJËVE

    THIRRJA E FËMIJËVE, SHQIRRJA E KËRDIJËVE,
    NGA VARRI I FËMISË, NGA ZJARRI I KËRRDISË,
    PO KU JE OU, BABË, ËH, KU JE OOOJ SHKABË,
    Ç’PO LUFTO VËLLAU, Q’NA FUTO OUH, SHKAU.

    O, KU E KAM MOTRËN, KU E KAMË VOTRËN,
    O, KU E KAM GJYSHIN, KU E KAM KËLSHIN,
    E, KU MBETI GJYSHJA, KU TRETI O QYSHJA,
    KU MBETI HEJ ATDHEU, KU TRETI O ATKREU.

    KAH HUMBI POPULLI, A, SHKRUMBI RROKULLI,
    THITH NËNËN VDEKUR, GRITH GJENËN HEKUR,
    NËNËN E MASAKRUAR, KRENËN E KASAPRUAR,
    FAMILJEN T’HUMBUR, KANDILJEN SHKRUMBUR.

    MASAKRIME MË MASIVE, KASAPRIME T’MAFIVE,
    EDHE TOKËN TË DJEGUR, DHE LOKËN E TRETUR,
    O, DHE KOKËN E HJEKUR, MË STROKËN PREKUR,
    TROJET E BRAKTISURA, PLOJET ZJARRKRISURA.

    O, SHKRUMBI EDHE HIRI, PLUMBI O, QË NA GRIRI,
    TERË POPULLI O, KOMBI, GJERË ROPULLI GLOBI,
    HOLOKASTE KANIBALE, ROLOMASTE KARDIALE,
    MBETUR SHKRUMBI QIRI, TRETUR TRUMBI ILIRI.

    DRITË QIRI FUND TUNELI, RILIRI E TUND BURGELI,
    ATDHEU O KRYLEGJENDA, ATKREU HYREGJENDA,
    TY REGJENDA SHKRIFARE, FYREGJENDA NGRIARE,
    KRYLEGJENDA SHQIPTARE, HYREGJENDA PIPZARE!.

    28 12 2025 LIBRI I BOTUAR “EPOPE LIRI SHQIPTARE”
    MANI USA, NGA MËRGATA AMERIKANO SHQIPTARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura