KUSH PO BLLOKON FORMIMIN E INSTITUCIONEVE ?!
Fizkultura e Kurthit : Eksperti për hajvanë dhe hajvanat , Albin Kurthi natën kur arriti fitoren e Pirros , më tepër se 450.000 votuesve dhe familjeve të tyre, me një alkimi prej sadisti ua ndryshoi biologjinë dhe fiziologjinë , nga njerëz i bëri kafshë , nga të vetëdijshëm dhe të arsyeshëm i bëri të udhëhiqen nga instinkti prej kafshe. Militantët e pranuan këtë thuaja si diçka normale , aspak për çudi. Albin Kurthi tha se LV – ë do ta ketë kryetarin e Kuvendit dhe se të njëjtën ditë do ta kemi qeverinë Kurthi 3 ku ai do të jetë KM. Tha se i kanë votat pastaj këtë e pohuan edhe personalitete të shquara njerëzore , intelektuale dhe politike të LV – së , të njohur që kurrë në jetën e tyre nuk kanë gënjyer , madje as me 1 prill kur edhe lejohet ” shmangia nga e vërteta “. Po kush do të dyshonte në sinqeritetin e Zdravo Mimozës, Mef Bajçinës , kumbarës së Spasiqëve të Obiliqit , Dilmalit , anarkistit proamerikan të Putinit e deri te marioneta që kinse po e drejton Kuvendin. Votat , ose i kanë , ose nuk i kanë. Votat përcaktuese janë në prapanicën e Fatmir Limajt, LV -‘ ë edhe aty i ka futur hundët , për një bythë karrike dhe pushteti. Tash , Fatmir Limaj është shndërruar në hamshor politikë , vetëm a mundet , i kërcen kujt të dojë , për tre vota . As Kazanova nuk i kishte këto rrethana dhe mundësi! LV – ë do me çdo kusht që për kryetar të Kuvendit ta ketë një marionetë femër të cilën do ta përdorë Kurthi , në kohën e duhur dhe në mënyrë të duhur , sidomos pasi të shkoi në shportë Vojsa Osmani , si material që nuk riciklohet më. Atëherë Lenka do të jetë pykë e dyfishtë bllokuese , si kryetare eventuale e Kuvendit dhe si presidente në detyrë , deri në zgjedhje të të parit / parës së vendit. Kurthi KM , me marionetën Lenkën si kryetare e Kuvendit dhe fotokopje e noterizuar e Vojsa Osmanit , e bënë shylevek të një autokracie dhe diktature të pashmangshme me ç ‘ rast Koreja e Veriut do të ishte super demokratike krahasuar me Kosovën. Lenkën nuk po e votojnë që të bëhet Elisa Spiropali e Kosovës ndonëse shumë ka investuar në pamjen e jashtme apo ambalazhimin , e brendshmja mbetet e ashtëzuar në mungesën kronike të integritetit profesional. Prandaj edhe pranon rolet sipas skenarit të Dejona kapuçekuqes dhe Albin ” Cezarit “. Ky nipi politik i Arkanit në një emision të prostitucionit informativ e pati quajtur ” iron laddy ” apo në shqip , zonja teneqe . Albinit i përshtatet shfaqja ku në çdo 48 orë ia ngrehë penjtë , zonjës Teneqes . Kurthi e ka përsosur sistemin Matrjushka , sistem rus ku brenda trupit të një kukulle mëshihen kukulla tjera . E nxjerr marionetën Vojsa Osmani , del mationeta Dehari , e radhës është marioneta Lenka , deri te marioneta e radhës . Është situatë jonormale , Kurthi , Mihalidis dhe rrogëtarët e tyre bëjnë be dhe rrëfen në kokë të Lenkës sepse është pykë e fortë për të ardhmën , nuk lë ëndërr pa ia realizuar Fidelit të Kosovës. Natyrisht , nëse e lejon opozita . Nëse Lenka bëhet Elisa Spiropali e Kosovës me 61 – 62 deputetë , do të fundoset përfundimisht , askush nga opozita nuk bashkëpunon me te , më vonë edhe pozitës do t’i bëhet barrë e që do ta hedhin në deponinë e mbeturinave . Sikur edhe shumë të tjerë!
Kjo është lojë e Kurthit , opozita është Kurth – uar në këtë kurthë. Është lojë pa kufi , pa afate dhe ikje nga afati 15 ditësh për formim të qeverisë. Kurthi nuk i donë shqiptarët , as kosovarët e as Nexhmedin Spahiun , nuk e do as Shqipërinë, vetëm pushtetin e do . Veten në pushtet dhe pushtetin nën Kurthin , nuk ka mundësi tjera. Deputetët i ka prona dhe piona të shahut , iu premton se i bënë mbretëresha ndërkaq më së shumti i bënë ushtarë të baltës apo kuaj me liri të lëvizjes dhe mendimit të kufizuar , si shkronja L , aq lëvizë kali i shahut dhe gomari i politikës. Kosova është në bllokadë nga injorantët , dashakeqët, antikombëtarët dhe dhunuesit e vullnetit qytetar. Kosovës po ia fikin dritat kriminelët e Z RrE dhe ata të politikës . Kosova është pa miq , ka bërë shumë armiq. Populli duhet t’ ua tregojë derën, edhe kriminelëve të Z RrE – së si dhe politikanëve shpërdorues të votës së tyre.
Dikush duhet të tregohet dhe dëshmojë se është më pak budalla se tjetri , për të mbijetuar si popull dhe si shtet. Ndryshe , ikëm për lesh ! Në atë rrugë jemi , e jemi bërë njëkahëshe , pa alternativa tjera . Përbuzje popullit , shtetit dhe drejtësisë, lavdi marrëzisë ! Ndërrojeni selinë e qeverisë , në vend të kabinetit qeveritar bëhuni Teatër i Kukullave në Dodonë. Hileqarë dhe të pashpirtë, të pa ndjenja dhe injorantë , tregtarë flamujsh dhe bashkimit kombëtar . Askush më nuk iu beson ! Thefshi qafën pa të keqen e askujt ! Rrasuni pushtet duke shkatërruar shtet!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
23 prill 2025
Prishtinë
OU BEHXHET SHALA BAJGORA; ËH, PËRNGJET SHKALA VAJHORRA! PO KUSH ËSHTË KURTHI E KUSH ËSHTË KURTI??!! KURTHI JANË KËTA OPOZITA E SOTIT APO POZITËS O, MBI NJËZET VITE; QË PARNUAN PLANIN GJËJA PLAN AHTISARIT A, NË PRISHTINË TREGON AHTISARI: O, KY PLAN NUK ËSHTË PLANI IMI; POR, ËSHTË PLAN POLITIK I RUSO SERBISË EDHE EUROPËS! BEFASIA IME, SERBIA NUK E PRANOI AS PLANIN E VETË; NDËRSA JU, KOSOVA PRANUAT PLANIN E, PA ASNJË VREJTJE; KAM PRITUR SE JU NUK DO TA PRANONI; POR, DO TA KUNDËRSHTONI E ME QINDËRA VREJTJE; DHE, PREJ SOTIT UNË JAPË DORËHEQJE, EDHE JU E PAQI TERË KOSOVËN NË QAFË, SE VËSHTIRË QË DO TË ARRNI APO TA MBËRRINI LIRINË, PAVARËSINË A DEMOKACINË E KOSOVËS!”
KOSOVA E PRANOI EDHE KUSHTETUTËN SIPAS PLANIT TË AHTISARIT QË, PAKICA SERBË AS 3% KOLONE OKUPATORE KANIBALE KARPATËSH, KATASTROFALE TRAKTATËSH, QË NA GLLABRUAN MBI 80% A, ËNDË KËRKOJNË, TENTOJNË 100% TERË EDHE GJERË SHQIPTARINË?!
KËTA KURTHAT QË UA FALËN KISHAT TONA ORTODOKSE ILIRE SHQIPTARE DHE, UA FALEN EDHE TROKËN RRETH KISHAVE, SI DHURATË PËR RUSE SERBË JUGOSLLAVËT!!.
KËTA KURTHAT, UA FALEN PAKICËS SERBË VETËM 3% MBI 12 KOMUNA SERBË E, NË PARLAMENT UA PRANUAN DHE NËNSHKRUAN EDHE FORMIMIN E ASCIACIONIT TË KOMUNAVE SERBË, QË KY ËSHTË KANCERI PËR SHKATËRRIMIN DHE SHPARTALLIMIN EDHE TË KËSAJ KOSOVËS SË MJERË DHE TË DJERRË! GJATË MANDATIT 20 VJEÇARË, NË DIALOG KURRË NUK KANË GUXUAR AS ME KUNDËRSHTUAR DHE, KANË PRANUAR EDHE TË UA FALIN TË GJITHA MASAKRAT ME KASAPRAT, KANË NDËRRUAR FLAMURIN TONË MBARË SHQIPTARË ME HIMNEN MBI FLAMUR KUQ E ZI EDHE DUKE NDËRRUAR EDHE IDENTITET DHE INTEGRITET MBARË KOMBËTARË O, MBARË SHQIPATRË, NË IDENTITET “KOSOVARË” SIKUR DIKUR NË KOHËN E GJAKËPIRËSAVE MILLOSHVIÇANË EDHE RANKOVIÇJANË, QË PATËN FANTAZUAR ME KOMBIN “JUGOSLLAVË” VETËM OU, VETËM ME NA ASGJASUAR TERË E GJERË IDENTITETIN ORIGJINAËL SHQIPATARË TË MBARË SHQIPTARISË, TË ZOT SI PËRJETË MOT TË GADISHULLI ORE ISHULLI, VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRIA OUUU, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA!!.. TË FALA MANI NEW JERSEY USA 28 PRILL 2025
O Behxhet Shala, vertet artikull sallate-fjalesh. Lexoj me vemendje rreshtat e Selman Dervishit ne komentin me larte se ndoshta kthellesh pak.