Më 25 dhjetor 2025
LAKMIA E POLITIKANËVE TË PAFYTYRË!
Nga Sheradin Berisha – 25. 12. 2025
“Pasuria dhe fama: janë armike të paqes”, ka shkruar filozofi i shquar, Baruch Spinoza (1632 – 1677). “Pasuria është kurth” – thotë ai – Prandaj shmanguni”, – sepse sipas gjykimit të tij – “sa më shumë shtijmë në dorë, aq më shumë na shtohet oreksi, dhe aq më i madh do të jetë pikëllimi, kur nuk e shuajmë dot lakminë”!
Në këtë kuadër jo më kotë Diogjeni – filozofi i antikitetit ka thënë: “Lakmia është fillimi i çdo të keqe”!
Të gjithë politikanët në Kosovë, në Shqipëri dhe jo vetëm, erdhën dhe po vijnë në pushtet me premtimin se do të jenë në shërbim të qytetarëve, por, politika gjithmonë i ka korit, derisa s’i vunë lakmisë ‘pritë’ për fitim pa limit!
Rrjedhimisht lakmia e politikanëve tanë për pushtet për ta shti në dorë një buxhet, nuk duhet të jetë oreks i pashuar për pasurim, sepse në fund iu sjellë pikëllim dhe pashmangshëm burgim për abuzim të këtij buxheti pa pushim!
Prandaj të gjithë politikanët pa dallim – duhet ta shohin veten në pasqyrë, se sa të pafytyrë ishin për 25 vjet rresht në riciklimin e tyre në pushtet!
Kjo është një mynxyrë (*) në çdo mënyrë!
————
(*) Kuptimi i fjalës mynxyrë: Mynxyrë, -a (t) fatkeqësia, e keqe shumë e madhe; gjëmë: e gjeti një mynxyrë, i shkaktoj dikujt një mynxyrë; ia nxiu jetën.
SHKËNDIE DRITË
KUVENDI I LOKËS
BREZE TË NENËS,
TRURENDI ROKËS
RREZE TË HENËS;
RIGJËRIM ZYMBYLI
LIGJËRIM BYLBYLI.
FATI I TERË LOKËS.
ZOGUT NË VOTËR
ZANA E BJESHKËS,
LUGUT MË KODËR
GANA E RRESHKËS;
SHTEGVRRIE RRITE
SHKËNDIE O DRITË
N’ATI ZËR TROKËS.
PËRMALLJA MALLI
KTHIM MËRGIMTARI,
STËRKALLJA KALLI
HIMN O, VEGIMTARI;
M’E BARDHA NENË
NËN RADHA KRENË
NDRIQIMI O I DIELLIT.
ÇERDHE DALLËNDYSHE
LULE OR, E DASHURISË,
ERDHE MALLËNGJYSHE
VULE OH, E AMSHURISË;
PREZANTIME OU BREZE
RREZATIME O ME RREZE
RISHQIMI ORE, I QIELLIT.
FLAKA O, NGA SHKËNDIA
BURBULLUAR O PËRRONI,
FALKA ORE, NGA VËRRIA
GURGULLUAR OR, KRONI;
FLAKA OUH, PËR ZEMËR
DALKA HEEJ, TERË EMËR
RIZGJIMI MORE, I PRILLIT!.
MANI USA 12 2 2026 POEZI
AMERIKANO SHQIPTARISË