LE PETIT TROYEN (26 NËNTOR 1912) / QEVERIA AUSTRIAKE NDAJ ASAJ ITALIANE: “TË MOS PREKET SHQIPËRIA! TË RESPEKTOJMË MARRËVESHJEN E 1897!”

Francë, 8 Nëntor 2018: Gazeta franceze “Le Petit Troyen” ka botuar, të martën e 26 nëntorit 1912, në ballinë, reagimin e qeverisë austriake ndaj asaj italiane në lidhje me mbrojtjen e çështjes shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
ÇËSHTJA SHQIPTARE
“Romë, 25 Nëntor. – Na sigurojnë se konti Berchtold (Ministër i Jashtëm i Austro – Hungarisë) i ka bërë të ditur të shtunën e kaluar Kabinetit italian se Qeveria austriake ishte gjithmonë e vendosur të respektojë marrëveshjen e 1897, me anë të cilës Austria dhe Italia, duke trajtuar çështjen shqiptare, angazhoheshin reciprokisht që të mos ndërrmernin kurrë hapa për të pushtuar territorin e Shqipërisë duke respektuar kështu parimin e statu quo, dhe në rast të fundit, atë të autonomisë shqiptare.
Duke komunikuar synimin e tij Italisë, Qeveria austriake shtoi se ishte e gatshme të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion për të parandaluar çdo sulm ndaj parimit të pavarësisë së Shqipërisë.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura