DR.SC.ILMI VELIU: KUSH E HELMOI MIT’HAT FRASHËRIN

Kërçovë, 04. 2015: (Kumtesë e mmbajtur në tribunën e organizuar nga Muzeu i Alfabetit – Manastir) – Më 1 shtator të vitit 1979, para 36 vitesh, duke marrë pjesë në një tubim të shqiptarëve në Chikago, takova dhe u njoftova me veprimtarin dhe patriotin e madh e të palodhur, Imam Vehbi Ismaili, i cili jetonte, vepronte dhe shërbente si hoxhë në xhaminë shqiptare të Detroit. Në bisedë e sipër e informova se ne shqiptarët që jetonim, punonim e vepronim në Chicago, në kuadër të shoqatës ,,Rinia Shqiptare,, ku kishte të antarësuar shqiptarë nga të gjitha trojet, kishim vendosur që më 3 tetor, para se të fillonin përgatitjet për festën e Flamurit, të organizonim një lloj tribune ose akademie përkujtimore kushtuar 30 vjetorit të vdekjes së gjeniut të kombit shqiptar – Mithat Frashëri.
Mbeta i habitur dhe me gojë hapur kur Imam Vehbi Ismaili më informoi se ai me duartë e tij e kishte rregulluar dhe përgatitur trupin e pa jetë të Mithat Frashëerit, dhe se ai bashkë me një shok të ngushtë të patriotit, Talat Karagjozi, kishin organizuar dhe kryer të gjitha ceremonitë, fetare e kombëtare, rreth përgatitjes dhe varrimit të djalit të Abdyl Frashërit-Mit’hatit
Edhe pse kishin kaluar plotë 30 vjetë nga dita që kishte ndërruar jetë Mit’hat Frashëri, Imam Vehbi Ismaili u emocionua pa masë dhe tregimin për Mithat Frashërin e nisi nga e para.
***
Një ditë të diele, më saktë më 2 tetor 1949, kah ora 12 e ditës, shoku më i ngushtë dhe më i besueshëm i Mithatit, Talat Karagjozi, kishte shkuar për ta takuar e biseduar me patriotin në hotelin ,,Livingston,, të New Yorkut, ku kishte qenë i vendosur patrioti shqiptar. Ishte tronditur kur kishte parë e kuptuar se ai me shëndet nuk kishte qenë mire. Pas alarmit që Talati u kishte dhënë shqiptarëve që e njihnin Mithatin, te hoteli kishin arritur me urgjencë tre mjekët shqiptarë, Doktor Laçi, Ilia Chapulari dhe Nuç Kota. Menjëherë dhe aty për aty i është dhënë një inzheksion. Doktor Laçi i kishte thënë Talatit se ataku kardiak kishte qenë me të vërtetë serioz dhe shumë i rëndë. Nese do të përsëritej sërish zor se do të mund ta hidhte.

Mit’hat Frashëri (1880 – 1949)

Talati kishte venë në dieni Imam Vehbi Ismailin, të mbesën e tij si dhe shokun më të ngushtë dhe më të besueshëm të Mithatit, zotëri Hasan Dostin. Nga inzheksionet, gjatë natës kishte fjetur pakës por në orën 7.30 të mëngjesit pra ditën e hëne kishte bërë një lëvizje të fuqishme të këmbës dhe krahut. Në orën 9.10 minuta kishte përsëritur të njëjtin veprim dhe lëvizje. Imam Vehbiu dhe Talat Karagjozi, që e kishin ruajtur tërë natën, përsëri e kishin alarmuar doktorinin dhe në të njejtën kohë i ishin afruar krevatit, kishin filluar ti flisnin e ta preknin me duar, por ai nuk kishte lëshuar zë. Pas dy-tre minutave, u këthya drejt meje, tha Imam Vehbiu, i kishte hapur sytë, ia kishte bërë me shenjë të ulet, kishte venë dorën e djathtë mbi dorën e tij dhe kishte mbetur ashtu me sy hapur pa nxjerrur fjalë nga goja.
Ne qe ishim afër tij e kuptuam se jeta e tij mbaroi përherë – tha Imam Vehbiu – dhe ate e vërtetoi edhe mjeku shqiptar i cili brenda pak minutash kishte ardhur dhe i rrinte te koka….
Imam Vehbi Ismaili tregoi edhe teorinë tjetër që kishte qarkulluar dhe vazhdonte të qarkulloi në mesin e shqiptarëve se, Mithati si kundërshtar i madh i komunizmit që ishte, e kishin helmuar agjentën sekret të Titos e Enverit, e që në atë kohë ishin të shumtë edhe në Amerikë edhe në Evropë.
Pastaj trupin e pajetë të patriotit e kishin vendosur në një sallë të madhe ku edhe ishin vendosur plotë 25 kurora lulesh nga organizata, grupe e personalitete të ndryshme. Aty pëer aty, fjalë rasti kishin mbajtur Nuçi Kota në emër të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Grigor Tashko, në emër të ,,Internacional Peasant Union,, dhe Zj. Gold Velka, në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë. Fjalimet ishin mbajtur në shqip, po edhe në gjuhën angleze. Arkivoli kishte qenë i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë kishte pasur mbi 300 veta. Kortezhi kishte qenë shumë i gjatë deri te varrezat “Frencklifft” të New Yorkut. Kryesinë e Komitetit “Shqipëria e Lirë” mbas vdekjes së Mit’hat Frashërit, u vendos që ta merrte shoku dhe bashkëpuntori i tij më i afërt e më i besueshem, juristi Hasan Dosti.
Afër Varrezave, arkivolin e kishin nxjerrur nga automobili dhe e kishin mbajtur në krahë, deri te vendi ku do te varrosej. Me këtë rast At Paul Rado kishte mbajti një fjalë rasti ku në mes të tjerash kishte thenë…,, Sot e humbëm përgjithmonë shërbëtorin e Shqipërisë. Sot nën këtë qiell të muzgur, trashëgimtari i denjë i Frashërllinjëve, Flamurtari dhe apostulli i Rilindjes Shqiptare, ushtari i madh i rezistencës së kombit në robni, pikërisht kur po luftonte përpara botës së lirë për lirinë e kombit të vetë, një shpresë e madhe në mes kaq dëshpërimesh, MITHAT FRASHËRI, shuhet fiket për jetë.” Një mik tjetër i Mithatit, Bardhyl Pogoni, kishte recituar disa vargje të marra nga poema ,,Drita jote,, e shkruar nga gjeniu Mithat Frashëri…:
“Ehu flamur i vjetër
ehu flamur i ri
mërgimtar në dhe të huaj,
mërgimtar në qiell të zi..
Ceremoninë mortore e kishte përmbyllur ai që edhe e zevendësoi Mithatin në Kryesinë e Komitetit ,,Shqiperia e Lire,, Hasan Dosti, fjalimi i të e cilit pastaj është botuar edhe në gazetën ,,Flamuri,,e që e posedonte Imam Vehbi Ismaili.
Ja fjala e fundit e Hasan Dostit për Mithat Frashërin.
Lindi në Janinë më 25 mars 1880. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Samiut e Naimit, te cilët edhe e rritën. Shkollimin e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri më 1905, punoi në administratën osmane dhe më pas kaloi në Selanik, poashtu në administratën shtetërore. Atje behet pjesëtar i klubit të Selanikut dhe nisi të aktivizohet në politikën shqiptare,duke qene njëri nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, fillon botimin e gazetës “Liria” në Selanik.
Mori pjesë në Kongresin e Manastirit 14-22 nëntor 1908. U zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, ku kryetar ishte Atë Gjergj Fishta.
Emrohet ministër në qeverinë e pavarësisë të krijuar nga Ismail Qemali. Më 30 mars 1913 jep dorëheqje nga detyra e ministrit prej indinjatës kundrejt qëndrimit të kryeministrit ndaj rrethimit të Janinës.Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, edhe ai largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Në Sofje më 1915, boton librin “Shënime mbi një udhëtim në Zvicër”. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht ku arrestohet dhe internohet në Moldavi. Më 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, i lejohet të largohet dhe vendoset në Lucern të Zvicrës ku i drejtohet me një promemorie konferencës së fuqive evropjane në të cilën përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Me këtë rast ai deklaron se “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan”. Më 1924-1925 ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”. Në vitin 1927, fillon të botojë sërisht në Tiranë revistën ,,Dituria,, të cilën e kishte themeluar në Selanik më 1909 dhe më vonë në Bukuresht gjatë qëndrimit të tij atje. Në Tiranë themelon librarinë me emrin ,,Lumo Skëndo,, të cilës librarie ia dhuron te gjitha librat qe i posedonte e që ishën shumë në numër.
Në vitin 1939, pas hyrjes së Italisë në Shqipëri, vendos të rikthehet dhe të merret me politikë, duke shpresuar se kishte ardhur momenti që të bëhej bashkimi i tokave shqiptare njëherë e përgjithëmonë.. Merr pjesë në Kongresin e Mukjes në gusht të vitit 1943. Ishte kundërshtar shumë i imadh i Partisë Komuniste të Shqipërisë për shkak se kjo parti ishte e themeluar nga jugosllavët dhe dirigjohej nga ata me qëllim qe të bëhrj përçarja e shqiptarëve dhe ne fund ata përsëri të mbeteshin të coptuar.
Duke u frikuar nga likuidimi që i përgatitej nga Tempo, Miladini e Dushan Mugosha, në nëntor 1944 detyrohet të ikë nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali.
Më 12 maj 1949 i jepet visa për të arritur në Amerikë, por, ja që shumë shpejt ndërroi jetë dhe ketu, ne keta varreza nderpriten të gjitha planet e tij për Shqipërinë nënë.
Përveç të dhenave që i citova e që i kam kujtim dhe i ruaj nga miku im i mirë e qe nuk jeton më, Imam Vehbi Ismaili, i cili më dha edhe disa thënie që i kishte shenuar nga goja e Mithat Frashërit:
,,Shqiptari prej natyre, është kotësi-dashës, dmth don vetem sendet e kota. Është plot urrejtje dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë ta shohë e ta njohë fajin dhe të metat e tij: është i gatshem dhe i pëlqen të fajsojë dhe ngarkojë vetem tjetrit. Unë them se edhe sot pas 66 vitesh nga vdekja e tij, kesajë thenie nuk duhet ti hiekim asnje presje sepse shqiptari nukj ka luajtur nga vëndi për të shkuar përpara dhe nuk ka hiekur e larguar asnjë gricë nga hujet dhe veset qe i ka përmendur Mithat Frashëri para 66 vitesh.
“Popullit tonë,vazhdon Mithati, më tepër se çdo send i mungon durimi”, duke shtuar se rrojmë e mendojmë tani për tani dhe asnjëherë nuk punojmë e mendojmë për të ardhmen tonë dhe brezavet që lëmë pas.
“Ai që udhëton në Shqipëri…habitet kur vë re se këta drurë janë të vjetra dhe s’gjen as një dru të ri në mes tyre…! A ka ndonjë shqiptarë që do të punonte, lodhej dhe të mbjellë dru të rinjë e të presë për pemën e tyre”.
E ka pasur fjalën për edukimin dhe shkollimin e brezave të rinjë, rinisë shqiptare, të cilës do ti mbetej ardhmëria, e unë edhe një herë do ta kisha përsëritur pyetjen se, a kanë ndryshuar e lëvizur shqiptarët në drejtim pozitiv nga koha kur Mithat Frasheëri i ka thënë dhe shkruar këto fjalë të arta për shqiptarët apo qëndrojmë në vend. Nga ajo që shohim në trojet shqiptare, nuk ka lëvizur asgjë dhe fjalët e të madhit Mithat janë mëse aktuale.
Edhe sot shqiptari i gjorë don vetëm sendet e kota, është plot urrejtje dhe egoizëm ndaj vëllaut shqiptar, nuk i pranon aftësitë dhe sukseset e shqiptarit tjetër, nuk i pëlqen kurrë ta shohë e ta njohë fajin dhe të metat e tija, është i gatshëm dhe i pëlqen të fajsojë e ngarkojë vetem tjetrin. Falëmnderit.
Dr.sc.Ilmi VELIU,drejtor i Muzeut të Kërçovës
Manastir, 22.11.2015

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura