LE TEMPS (1927) / MARRËVESHJA E QEVERISË SHQIPTARE ME VATIKANIN PËR TË PLOTËSUAR ASPIRATAT E POPULLSISË KATOLIKE TË VERIUT

Francë, 19 Qershor 2019: “Le Temps” ka botuar, të martën e 27 dhjetorit 1927, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Vatikanit me qëllim plotësimin e aspiratave të popullsisë katolike të veriut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Vatikani dhe Shqipëria
Romë, 26 dhjetor.
Z. Vrioni, ministri i jashtëm shqiptar, kryetar i misionit shqiptar për të përfunduar një marrëveshje me Vatikanin, bëri deklaratën e mëposhtme për gazetarët :
“Misioni shqiptar ka fuqinë e plotë për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën pikat e saj kryesore janë miratuar tashmë nga qeveria.
Në lidhje me emërimin e peshkopëve, duhet të theksojmë se në vendin tonë të gjitha fetë tolerohen. Shqipëria është në thelb laike, por të gjitha fetë mbrohen dhe garantohen me Kushtetutë.
Selia e Shenjtë do të jetë në gjendje të zhvillojë aktivitetin e saj brenda kufijve të përcaktuar nga ligjet e shtetit. Aspiratat e popullsisë katolike të veriut do të realizohen.”

Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura