Pashtriku.org, 14. 09. 2015: Zoti Kryeministër Isa Mustafa, ne pjesëtarët e familjeve të heronjve, dëshmorëve, të vrarëve në burgje, në demonstrata, në ish-Armatën Jugosllave, në atentate, në rrethim dhe të plagusurve në demonstrata, meqë nuk keni shprehur gatishmërinë për të na pritur në takim, ju drejtohemi nëpërmjet kësaj letre që të ndërhyni me autoritetin tuaj që ligjin, gjegjësisht nenin 8 paragrafin 2 të cilin e kanë votuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të kërkoni të zbatohet dhe të bëhet i plotfuqishëm!
Kryetari i Komisionit të FHDK-së!
Naim Zhitia
Prishtinë – 05. 09. 2015