E tmerrshme a?
LINÇIMI I PAKUPTIMTË I ALBIN KURTIT SI “DËSHMITARI NR.1 KUNDËR UÇK-së”!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 18.12.2022 – Pashtriku 16.01.2023
Albin Kurti mund të kritikohet e lavdërohet çdo ditë (nga pozitat partiake dhe jo vetëm) për punën dhe mospunën e kryer si kryeministër, por ai nuk mund të linçohet e shantazhohet lidhur me themelimin e gjykatës speciale!
***
Dje pas shpalljes së aktgjykimit dhe dënimit me 26 vjet burgim për Komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa (Cali) nga një trup gjykues në gjykatën speciale në Hagë, nëpër rrjetet sociale dhe në disa portale ka nisur një fushatë e pakuptimtë linçuese kundër Albin Kurtit me slloganin “ALBIN KURTI – DËSHMITARI NR.1 KUNDËR UÇK-së”, duke shpërndarë në mënyrë virale një citat të shkëputur me mjeshtri nga fjalimi i tij që ka mbajtur më 23 prill 2014, në Kuvendin e Kosovës për Gjykatën Speciale.
Në fakt Albin Kurti në fjalimin e tij ka argumentuar mirëfilli pse nuk duhet të votohet kjo gjykatë e veçantë speciale.
Me këtë rast Kuvendi aprovoi themelimin e gjykatës speciale me 82 vota pro, 22 kundër, dhe 2 abstenime. Sa më kujtohet në këtë seancë parlamentare u votua edhe për zgjatjen e mandatit për dy vjet të Misionit EULEX në Kosovë, ku 78 deputetë votuan pro, 18 kundër, ndërsa 2 abstenuan. Nejse…
Disa nga shpërndarësit e videos me moton “ALBIN KURTI – DËSHMITARI NR.1 KUNDËR UÇK-së”, tashmë i kanë larguar (shlyer) nga rrjetet e tyre sociale, por ende po qarkullon e njejta video me mbishkrimin: “Dëgjoni çka thotë Albin Kurti në 2014, që shqiptarët kanë bërë krime monstruoze”.
Me këtë rast sjellë këtë video fjalim të copëtuar, të publikuar nga YLBERE HOXHA, e cila me rastin e publikimit shkruan: “Ndegjone o popull ndegjojeni me kujdes!”
***
Ylbere Hoxha
Ndegjone o popull ndegjojeni me kujdes
Klikoni e shikoni këtu 👇👇👇
***
Në këtë inçizim të shkëputur me mjeshtri Albin Kurti thotë: ” …serbët kanë bërë më shumë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët korrjen dhe trafikimin e organeve. Me të vërtetë për nga sasia mund të thuhet që ka bë më shumë krime Serbia, ama Krimet më monstruoze i kanë në shqiptarët. Tek sa qeveritarët na thonë që e kemi të sigurt ardhmërinë në Bashkimin Evropian ne e kemi gjithnjë e më të pasigurt të kaluarën tonë. Dhe lufta në Kosovë tash më shumë, më tepër po kujtohet për bombardimet e NATO-s se sa për vuajtjet e shqiptarëve.”
***
Ndërkaq ky citim i shkëputur (pas një fjalimi të gjatë mbi 9 minuta) fillon:
“Pas kësaj gjykate të veçantë do të thuhet që, po serbët kanë bërë më shumë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët korrjen dhe trafikimin e organeve. Me të vërtetë për nga sasia mund të thuhet që ka bë më shumë krime Serbia, ama Krimet më monstruoze i kanë në shqiptarët. Tek sa qeveritarët na thonë që e kemi të sigurt ardhmërinë në Bashkimin Evropian ne e kemi gjithnjë e më të pasigurt të kaluarën tonë. Dhe lufta në Kosovë tash më shumë, më tepër po kujtohet për bombardimet e NATO-s se sa për vuajtjet e shqiptarëve.”
Pra, siç duket në vido montim është hequr pjesa fillestare e fjalisë: “Pas kësaj gjykate të veçantë do të thuhet që, po…”, dhe pa këtë gjysëm fjali, del sikur Albin Kurti i ka minimizuar krimet serbe dhe gjoja “krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët”!!!
E tmershme a?!
Albin Kurti mund të kritikohet e lavdërohet çdo ditë (nga pozitat partiake dhe jo vetëm) për punën dhe mospunën e kryer si kryeministër, por ai nuk mund të linçohet e shantazhohet lidhur me themelimin e gjykatës speciale!
***
Në vijim ju ftojë të shikoni e dëgjoni fjalimin e plotë të Albin Kurtit, të mbajtur më 23 prill 2014 në Kuvendin e Kosovës, lidhur meGjykatën Speciale:
Fjalimi i Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, më 23 prill 2014
______________
VUÇIQI PRETENDON RIKTHIMIN E PËRHERSHËM TË SERBISË NË KOSOVË PËRMES ZAJEDNICËS!
HEU, LINQIMI I PAKUPTIMTË ALBIN KURTIT SI “DËSHMITAR NR. 1 KUNDËR UÇK-SË”!? EU, ALBIN KURTI SI ZËDHËNËS I UÇK-SË ME BACË ADEM DEMAÇIN MU NË
QENDËR TË PRISHTINËS, ËSHTË ARRESTUAR DHE DËNUAR ME 15 VITE BURG TË
RENDË; O, ALBIN KURTI E KA PROVUAR PYKËN E DELI DRAMËS A, TERË ATA PËR
HATA, QË ME GABIMET E VETA N’UDHËHEQJE, KANË PËSUAR JO VETËM ATA OR
PËR HATA; POR, HUMBI DHE SHKRUMBI EDHE LUFTA ÇLIRIMTARE UÇK-SË HEJ,
DUKE DËMTUAR EDHE LIRINË, PAVARËSINË, GJAKUN O PRAGUN, DEMOKRACINË
EDHE TERË FLIJIMIN DHE KRIJIMIN, FITOREN MË MERITOREN E HYELEGJENDËS
QË PËRGJEGJA NGA I ZOTI I ATDHEUT, GJERGJ KASTRIORTI SKENDERBEUT OH,
AH, DASHKA-BASHKA ME ADEM KRYLEGJENDARIN QË PO NA THËRRET DHE NA
BËRTET NDËRGJEGJJA NGA GRANDEMA: GJERGJA MË ADEMA O, GJERGJA MË
ADEMA; HEJ, GJERGJA MË ADEMA!. TË FALA REFUGJATË LUFTË NGA MANI USA