LUFTA PËR LIRI NË LETRAT E JUSUF GËRVALLËS, Janar 1980 – Janar 1982 (XVII)

Nga Xhafer Durmishi – Skenderi

28. Letër për Ibrahim Kelmendin, 15 janar 1982

      I dashur shok Ibrahim!           15 janar 1982

      Me bisedën që patëm në

1.dasmë, unë në njëfarë mënyre u tregova i

Në dasmë Jusufi është gjaknxeht dhe i thotë fjalë të ashpra IK, të cilat IK nuk i ka meritua por i ka meritua shoku organizativ i IK, Kadri Z.

2.padrejt ndaj teje. Por, duhet ta kesh kuptuar që

Në dasmë nuk ka kurrfarë pajtimi që Jusufi do ta kërkonte ndërmjetësimin e avokaturën e IK. Letrat e 15 janarit 1982 janë komunikimi i parë i JG me KZ e IK pas dasmës.

3.gjaknxehtësinë time mund ta zbrazja vetëm mbi një shok me të cilin nuk kemi pasur kufij.

Ndihma e JG për OMLK ka qenë e pakursyer por edhe gjaknxehtësia dhe përgjigja e tij kundër lojës së OMLK-KZ me te (JG) ka qenë e pakursyer.

Pasi ka qenë dasma e KZ, fjalët që i ka merituar KZ, Jusufi pa të drejt ia thotë IK shokut organizativ të KZ.

Me fjalët nuk kemi pasur kufij Jusufi mendon në kohën kur JG pa kufij (deri te burgosja e Hysen Gegës) e ka ndihmuar e botuar gazetën Bashkimi.

4.Arsye për të qenë aq gjaknxehtë, mbase nuk kam pasur.

Jusufi mendon se mbase nuk ka pasur arsye të jetë AQ gjaknxehtë. Pra është fjala jo vetëm për gjaknxehtësinë por thelbi është për SHKALLËN E MADHE të gjaknxehtësisë së JG në dasmë.

5.Puna e Organizatës në të cilën bëjë pjesë nuk shkon aspak keq.

Pse e përdor Jusufi fjalinë e mësipërme?

Sepse KZ dhe IK, në dhjetor 1981 e janar 1982 zhvillojnë fushatë shpifëse kundër JG e LNÇKVSHJ, duke thënë se në:

-LNÇKVSHJ shkojnë punët keq sepse

-LNÇKVSHJ merret me punë të këqija.

6.Por, nga takti më kanë nxjerrë disa gjeste e veprime të një shoku, që, të kundruara nga distanca e të sotmes, më dalin një

Me fjalët të një shoku JG e ka fjalën për KZ.

7.lojë e pamirë, së pari me personin tim, e pastaj edhe me një

JG flet se OMLK-KZ ka bërë lojë të pamirë me personin tim

  • Zvicër, 2 janar 1982: Ibrahim Kelmendi në dasmën e Kadri Zekës, duke kënduar këngë për Enver Hoxhën – me grushtin lartë!

8.organizatë, çka, më shumë organizata revolucionare, madje në një çast madhështor të historisë sonë, që implikon dashurinë, afrimin dhe sinqeritetin më të madh mes luftëtarëve të lirisë.

JG flet se OMLK-KZ ka bërë lojë të pamirë me organizatën time

Ti mund dhe besoj se je i

9.painformuar lidhur me ato që kanë ndodhur në përçapjet për

JG e konsideron IK person të painformuar për punët rreth bashkimit?

Për cilën periudhë kohore mendon JG se IK është i painformuar?

JG mendon për kohën prej ndërprerjeve të të gjitha marrëdhënieve me IK, pas daljes së numrit të fundit të Bashkimit -janar 1981 e deri në momentin kur JG i shkruan rreshtat e mësipërm më 15 janar 1982.

10.bashkimin e DY organizatave.

JG fletë vetëm për DY ORGANIZATA.

Cilat janë ato?

1.LNÇKVSHJ dhe 2.OMLK

Pse JG nuk e përmend FKP?

Sepse FKP

-në praktikë nuk ka ekzistua pas janarit 1981 dhe

-në teori nuk ka ekzistua pas 17 tetorit 1981

11.Por, unë kam edhe më pak leje të të informoj për to, tani që e di se ku bënë ti pjesë. Edukata ime s’më lejon të veprojë në mënyrë të tillë.

Jusufi i thotë IK se unë nuk kam leje me të informuar pasi tani e di se ku bënë ti pjesë.

Çka mendon me JG me fjalët:

tani e di se ku bënë ti pjesë

JG e din se IK bënë pjesë në Organizatën e Kadri Zekës.

Prej nga e mori vesh JG se IK bënë pjesë në Organizatën e KZ?

E mori vesh nga Kadri Zeka.

Ku e morri vesh, në cilin vend?

Në panairin e librit në Frankfurt.

Në cilën datë?

Më 17 tetor 1981.

12.Shokët e tu të rinj e kanë me borxh ta bëjnë këtë punë.

Çka dhe kend e mendon me fjalët Shokët e tu të rinj?

Mendohet KZ-OMLK e Fronti i OMLK-së

Pse i përdorë JG fjalët Shokët e tu të rinj dhe jo p.sh. të vjetër?

Sepse KZ dhe IK janë në një Organizatë vetëm prej 17 tetorit 1981.

Pasi KZ e IK (më 15 janar 1982 kur shkruhet kjo letër) janë në një Organizatë për një periudhë tremujore JG e përdorë shprehjen

Shokët e tu të rinj

Në panairin e librit në Frankfurt, më 17 tetor 1981,  Jusufi informohet për herë të parë nga Kadri Zeka se OMLK-ja është bashkuar me Frontin e Kuq Popullor, se Kadri Zeka është bashkuar me Ibrahim Kelmendin. Jusufi beson dhe mendon se ky bashkim është bërë menjëherë pas kthimit të Kadri Zekës nga Stambolli më 16 tetor 1981. Pasi unë informohem për këtë nga Jusufi, brenda dy orësh, po në panair edhe unë besoj dhe mendoj si Jusufi, se ky bashkim i Kadriut me Ibrahim K. është bërë pas kthimit të Kadriut nga Stambolli dhe këtë formë e kam dhënë në librat e mi.

Më 28 shkurt 2024, për herë të parë mu dha rasti t’i lexoj fjalët e mëposhtme:  

 ”Ky dokument ishte një bazë e mirë për t’u zhvilluar bisedime për themelimin e një fronti popullor, bashkim e centralizim të lëvizjes patriotike e komuniste të Kosovës. Për këto qëllime, në tetor të vitit 1981 Kadri Zeka me Bardhosh Gërvallën udhëtojnë në Turqi për bisedime që mundësisht të arrihej bashkimi në baza të ”Tezave…” në mes OMLK-së dhe LNÇKVSHJ, pasi më parë ky bashkim ishte arritur me FKP (Frontin e Kuq Popullor-shën. ynë).” (Kadri Zeka, Vepra, Biblioteka ”Liria” 1986, faqe 18)

13.Unë e di se ata e kanë vështirë ta bëjnë,

sepse, po ta bënin, do të duhej të flisnin hapurazi

Jusufi e din shumë mirë natyrën e vështirësive të KZ-OMLK për të folur hapurazi

14.kundër punëve të tyre të pahijshme.

JG tregon se KZ-OMLK kanë bërë punë të pahijshme.

15.Tash për tash mund të të them se kjo gjë

-nuk do të mbetet shumë kohë pa u sqaruar.

JG mendon se vetë shumë shpejt të gjithë zhurmën dhe gënjeshtrat rreth bashkimit do t’i sqaroj publikisht në faqet e Zërit të Kosovës.

16.Do të dalë në shesh se kush është

-duke bërë zhurmë për bashkimin, duke u çjerrë për të

-e duke luftuar kundër tij.

      Do të dalë në shesh=Do të dalë në faqet e Zërit të Kosovës

JG ka ndërmend ta sqaroj zhurmën e OMLK për bashkime të rrejshme, që

-çirren për bashkim -me fjalë – dhe

-luftojnë kundër tij – me vepra.

      17.Një punë, megjithatë të ngarkon edhe ty.

Jusufi e fillon letrën me fjalët:

Me bisedën që patëm në dasmë, unë në njëfarë mënyre u tregova i padrejt ndaj teje.

Por me fjalinë e mësipërme: Një punë, megjithatë të ngarkon edhe ty.

Jusufi don të thotë se ai ka shumë arsye pse ka qenë gjaknxehtë ndaj IK, pasi IK është marrë me

-shpifje,

-gënjeshtra dhe me

-intriga kundër personave të LNÇKVSHJ.

18.S’ka pasur hije pa marrë edhe mendimin tim, ta shpallje ndër njerëz se si një nga njerëzit e rëndësishëm të Lëvizjes na qenkësh, në mos antikomunist, atëherë së paku kundërshtar i partisë (iluzioniste) që do të formoheshka ndër ne.

JG me citatin e mësipërm e akuzon IK, si

-shpifës,

-gënjeshtar dhe

-intrigant.

19.E vërteta është krejt ndryshe. Shoku Z. i ka procesverbalet e takimit me të. Po deshtët të ngulni këmbë edhe më tej në qëndrimin ”antikomunist” të atij shokut të Lëvizjes, urdhëroni e bëjeni këtë punë në baza më të shëndosha e më të ndershme, merrini përbazë procesverbalet e takimit.

Burimi i shpifjeve, gënjeshtrave dhe intrigave të Ibrahim Kelmendit rreth takimit të Stambollit, nga citati i mësipërm, rrjedhë nga fjalët që IK i ka dëgjuar nga KZ.

20.Atje shihet se ku qëndron e vërteta

A)-për bashkimin e paarritur,

B)-e megjithatë të shpallur si akt të kryer në thirrjen e famshme

C)-”Të gjithë në Front! Të gjithë për Frontin!”, të cilën ndoshta

D)-nuk e ke pasur në dorë,

E)-ngase botimi i saj u spostua

F)-pas letrës sime dërguar shokut Z.

Analiza e tekstit të pikës 20, nga A-F.

A)-pasi bashkimi në Stamboll nuk është arritur OMLK-ja ka përdorë fushatën në rrethe të veta se të gjithë janë për bashkim, vetëm Jusufi është kundër,

B)OMLK-ja e ka shpall në një dokument-THIRRJE-se është bërë bashkimi i TË GJITHEVE,

C)KZ-OMLK ia ka dërguar Jusufit një THIRRJE të FAMSHME në javën e parë të dhjetorit 1981 me titull:

-”Të gjithë në Front! Të gjithë për Frontin!”.

-OMLK e KZ kanë menduar se Jusufi frikësohet nga THIRRJA e BASHKIMIT të të GJITHEVE, dhe jo vetëm nuk e kundërshton por e shtyp atë THIRRJE dhe e bënë të njohur për të gjithë në Shtutgart, ashtu siç i ka shtypur TEZAT e OMLK-së në Shtator 1981.

      D)Jusufi beson shumë se IK nuk e ka pasur në dorë THIRRJEN

”Të gjithë në Front! Të gjithë për Frontin!”,

E)JG i tregon IK se botimi i THIRRJES ”Të gjithë në Front! Të gjithë për Frontin!”, u spostua nga KZ

F) Pse u spostua botimi i THIRRJES ”Të gjithë në Front! Të gjithë për Frontin!”?

Sepse JG i përgjigjet KZ me shkrim, se  THIRRJA -”Të gjithë në Front! Të gjithë për Frontin!”, është gënjeshtër dhe nëse e publikoni këtë THIRRJE ne do të dalim me sheshimin e gënjeshtrave.

21.Tani po e kupton se unë hyra shumë thellë në punë që s’janë të miat, në punë tuaja të brendshme. Prandaj, nuk shkoj dot më tej.

Jusufi me këto fjalët e mësipërme, gënjeshtarit dhe shpifësit Ibrahim Kelmendi i thotë se nuk hyj në punët e tuaja të brendshme me KZ. Prandaj, më mirë e ke të merresh me punët tuaja të brendshme se sa me mua e me LNÇKVSHJ.

22.Dëshiroj

-që ana jonë këndej të jetë e gabuar dhe

-juve t’ju shkojë puna për së mbari deri në arritjen e fitores.

Ne s’ndiejmë frikë as kemi dëm nga cilado forcë me të vërtetë patriotike e revolucionare e popullit tonë.

-Përkundrazi, atë kërkojmë si qorri sytë dhe ajo na bënë të mburremi.

-Por kemi një çikë ndruajtje se punës i është zënë jo fort mirë peta.

      23.Përkundër të gjithave,

-ne s’e kemi humbur

-as e humbim dot

shpresën e bashkimit.

24.Veçse kemi konstatuar

-se një mision i tillë

-aq të nevojshëm e

-aq të shenjtë për ne,

do ta bëjnë

kur të vijë koha,

-njerëzit e vërtetë

-të punëve të vërteta.

kur të vijë koha, do me thënë jo nesër apo pasnesër

-njerëzit e vërtetë

-të punëve të vërteta.

Jusuf Gërvalla më 15 janar 1982, Kadri Zekën dhe Ibrahim Kelmendin i konsideron njerëz të punëve të pavërteta, do me thënë njerëz të gënjeshtrave.

Tani po të njoftoj se këto ditë na arriti në videokasetë me pesë filma shqiptarë. Filmat janë të shkëlqyeshëm dhe shumë inspirues. Ne ende s’ia kemi dalë ta shumëzojmë videokasetën, se për këtë punë po na duhet edhe një videofon i dytë, që s’e kemi, dhe një shtojcë speciale për riinçizim, që s’e kemi poashtu.

25.Po të nxorri rruga këndej ndonjë ditë dhe po pate mundësi, merr videofonin tuaj e eja t’i riinçizojmë. Me këtë rrugë, për të njejtën çështje po e njoftoj edhe shokun Z., megjithqë më duket se ata nuk kanë ende as videofon.

      Të fala vëllazërore e revolucionare

      J.G.

===================

    Jusuf Gërvalla ia dërgon këtë letër Ibrahim Kelmendit në veri të Gjermanisë, duke menduar se ai do ta pranoj e lexoj letrën të hanen a të marten (më 18 apo 19 janar 1982) në shtëpinë e vetë dhe nuk ka kurrfarë dijenie se Kadri Zeka ndodhet në Dusseldorf tek IK ku e ka kaluar tërë javën.

  • Zvicër, 2 janar 1982: Ibrahim Kelmendi së bashku me Kadri Zekën dhe Saime Isufin, në dasmën e tyre.

29. Letër Kadri Zekës, 15 janar 1982

      Untergruppenbach, RFGJ

                        15 janar 1982

      I dashur shoku Z*.!

      1.Para disa ditësh e mora videokasetën e pritur.

2.Në të janë pesë filma e drama shqiptare të shkëlqyeshme.

3.Shfaqjet e tyre të para ndër punëtorët tanë, treguan se janë shumë frymëzues.

4.Ne ende nuk arritëm t’i shumëzojmë e t’jua dërgojmë edhe juve, sepse po na mungon edhe një videofon i dytë.

5.Sa më shpejt që të mundemi ta bëjmë inçzimin e tyre, ne do t’jua dërgojmë videokasetën.

6.Ndoshta Ibrahimi ka mundësi më të mira, prandaj i thashë të vijë me videofonin e klubit, e po të vijë e bëjmë një kopje edhe për ju në Zvicër.

7.Po kështu kam marrë edhe disa shirita me radiodrama (për kasetofon).

8.Ato do të përpiqemi të gjejmë mënyrën t’i shumëzojmë në më shumë, e mbase t’i shesim për të mbuluar shpenzimet e tyre.

9.Në to janë përfshirë radiodramat: “Epoka para gjyqit”; “Besa e madhe”; “ Toka jonë”; “ Prijësja e komitëve”; “Tokë e ndezur”.

      10.Njëherazi shfrytëzoj rastin t’ju përgëzoj edhe njëherë për martesën dhe t’ju uroj trashëgim të frutshëm shqiptar.

            Me përshëndetje revolucionare

            Drini

   Letra dërguar Kadri Zekës i ka 179 fjalë, 10 fjali. Në te nuk ka asnjë fjalë të vetme bisedë politike e rreth bashkimit. Ka fjalë vetëm rreth kulturës, historisë e interesit të përbashkët (fjalitë e gjelbërta). Fjalia 10 është fjali e urim privat për martesë e trashëgimi.

=======================

    Jusuf Gërvalla ia dërgon këtë letër Kadri Zekës në Zvicër, duke menduar se ai do ta pranoj e lexoj letrën të hanen a të marten (më 18 apo 19 janar 1982) në shtëpinë e vetë dhe nuk ka kurrfarë dijenie se KZ ndodhet në Dusseldorf tek Ibrahim Kelmendi ku e ka kaluar tërë javën.

(VIJON …)

© Pashtriku.org

___________________________________

LUFTA PËR LIRI NË LETRAT E JUSUF GËRVALLËS, Janar 1980 – Janar 1982 (XVIII)

Nga Xhafer Durmishi – Skenderi

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura