Kukës, 10 prill 2017: (Në 18 vjetorin e rënies)
Fluturoi larte ne qiellin e kalter,
Nje yll shkeputet nga zemrat tona
U ul mu ne mes te Kosoves
Per te rrezatuar drite lirije.!…..
Ne ato vite kur Shqiperia u hap, vala e mergimit mori me vehte dhe deshmorin e ardhshem te Kosoves, Halit Coka, i cili perfundoj ne Greqine e lashte, per te punuar e ndihmuar familjen e tij.
U ndesh me shume veshtiresi ne pune te ndryshme, nga me te veshtirat. Dashuria per punen, dhe urrejtja per shfrytezimin e bente dhe me te palodhur dhe me rezistent.
Pa pritur degjon ne radio, se Kosova rrezikohet per lufte e genocide.
AI punon dhe prap degjon!……Me shume kureshtje e dhimbje….
– Ne Kosove behet lufte, UҪK po lufton…
-Punon dhe prap degjon…Kosova digjet ne flake, vriten femije, burra e gra…
– E prap punon, por i lodhur ne shpirte e ne zemer!…..
Dhe prap degjon…….Karvanet, perdhunimi dhe masakrimi i Kosoves, arriti kulmin dhe kulmin e durimit arriti ne shpirtin e zemren e Halitit…
Punen e nderpreu, i ktheu shpinen plot urretje, shfrytezimit nga puna e huaj dhe me ze te fuqishem shprehet:
– ‘Lamtumire o Greqi”!…
Ju pershendes UÇK!
Me prit Kosove!
Aty me ke”!!….
Vendim ky i heshtur, me zemer te thyer, per ate qe degjoj, por dhe sekret i ruajtur ne fshehtesine e mendimit te tij, per te mos mbjellur hidherim dhe pengese ne rrugen e zbatimit te ketij vendimi solemn.
Ne ato dite te ftohta janari shkon ne shtepi, pershendetet me mall e perqafime me te gjithe.. Te gezuar e te qeshur per prezencen e tij ne familje dhe kethim shendosh nga kurbeti.
Po kalojne ore, minuta e dite, ne zemren e tij, hapeshin plage kur degjonte marrezirat e shekullit ndaj popullit trim e liridashes te Kosoves trime dhe heroike. I zhytur ne mendime, plot enderra e fantazi, u gjend pran prinderve e vllazerise. Gezim e plot hare, te gezuar per mireseardhjen e Halitit ne mesin e tone. Ai me nje lufte te mbrendshme, ate nate duhej te perballonte dy te kunderta ne mendjen e ne zemer!?…
Te qeshte e te gezonte me njerezit qe e donin aq shume, dhe pa rene ne sy dhe bluante mendimin per te shkuar atje ku zbatimi i vendimit dukej i vonuar ne kohe. Drita doli, nje shkendije u shkeput nga zemrat tona, fluturoj larg …larg….! Atje ne Kosove, ku do te rrezatonte, drite… drite.. dhe vetem drite e shprese per ato qe vuajne e perdhunosen, diskretitohen ne formen me mizore te papare ne histori.
Debore, shi, furtune,…diku me kembe e diku me makine, i lodhur e i drobitur, me shpirte te trazuar, u gjend pran repartit. Aty behej regjistrimi dhe hidhej firma per te luftuar per liri te Kosoves ose per dhene gje me sublime per kete popull qe perjeton mizorine me te eger.
Pak minuta e ndajne Halitin, per realizimin e vendimit te tij sa sublime aq dhe patriotik. Ky vendim flinte i qete ne zemren dhe ne boten shpirterore te trazuar.
Hekurat e repartit per kete moment ndajne dy bote, plot
fantazi, kurajo shprese, vetemohim te gatuar me trimeri!…. Para syve sheh shoket te cilet prisnin dhe sterviteshin per tu future ne oret e vona ne frontin e luftes, ne anen tjeter priste me mirenjohje momentin kur ai te firmoste, per tu future ne lufte, dhe kenaqesia me e madhe ishte se realizoje vendimin qe flente ne zemren tij.
Momenti erdhi…..Ai thirrej per te marre miratimin nga komandanti…. Para se te futej ne komande, kethen syte e shikon, me veshtrim te thelle e zhbirues, ne ato male te larte, ne ato kodra e lugina ku kishte kaluar me kembe e veshtiresi. Mendja shkon atje ku pak ore me pare, kishte gezuar e qeshur me njerezit me te dashur qe per kete moment i duket sikur po i tradheton se luftes nuk i dihet!?…
Me njehere nje ofshame del nga shpirti i tij ne heshtje:
-O ju male lamtumire!!?..
-O Vllezer, motra, prind e shoke; njerezit e mi te dashur!
– U takofshim ne Kosove te lire,!…
I shoqeruar futet mbrenda me ngadal me ate urtesine qe ai kishte. Befas ndeshet me shikimin zhbirues te komandantit i cili kerkonte te lexonte diçka ne fetyren e tij plot shprese e optimizem!?…
Dy shikime, dy duar te shternguar fort njeri me tjetrin…
-Te na rroje Kosova, – thote Haliti me ze te forte e burreror, plot force e entuziazem!!….
-“Nga je ti more djale qe per Kosove ke kaq mall”? -thote komandanti me ze te qete e plot mendime.?!!..
Jam nga Arni, ne malesi qe ne taban kannë bese e burreri, pergjigjet Haliti – shume i qete e plot krenar!
Kam marrë vendim te shkoj ne lufte e te ndihmoje ata njerez qe te mos vuajne me, te mos derdhin gjak, te mos derdhin lot se dhe ata kane shpirte e zemer si unë dhe ti komandant!…
– Komandanti i habitur nga vendosmeria e ketij djali, ne menyre te qete e i habitur kap stilolapsin dhe shkruan emrin, mbiemrin, datelindjene fshatin. Ul stilolapsin dhe mendon thelle!?…
Ngren koken ngadal, shikon ate fytyre, fytyra plot drite, qe rrezatonte duke pritur urdherin per miratimin e nisjes drejte… Ai kenaqej, zemra i rrihte forte, u realizua premtimi i fshehur qe tani po del ne fushen e mejdanit, per tu be ushtare i UҪK!….
Kap me force stilolapsin, e shterngon forte, e me buze ne gaz nenshkroj vendimin: -“jam ushtare i UҪK, lufta ime do te jete e vendosur deri ne obligimin me te madh, per te shembur boten mizore qe merr neper kembe mijëra njerez te pafajshem”!?…..
– Moment kritik ne boten e tij shpirterore. Dora mbeti pezull, kur stilolapsi do hedh firmen. Ne majen e ketij lapsi pushojne dy bote:
– Bota e ngrohtesise familjare qe po perendonte nga pas dhe bota e luftes qe po afrohej perfundimi i te ciles duk dihet!
E firmos mbi leter, firmos per lufte, firmos per nje jete me te mire, e te lire te Kosoves. Ngrihet ne kembe Haliti, mban drejte qendrim, si nje ushtar i lindur ne lufte, i edukuar ne lufte, i formuar ne lufte, dhe me krenari i drejtohet komandantit:
– ‘Ju falemnderit komandant!,…Me sheruat plagen me te madhe qe nuk arrita ta mjekoj deri tani. Kjo plage u krijua qe kur Kosova u djeg ne flake, u mbulua me gjak, u mbyt me lote nga syte e pa fajshem. E kam mbajtur te fshehte e me ka munduar shume deri tani qe mora antarsimin e luftes….per tu bere ushtare i uçk, hodha firmen per te matur luften time me fitoren e popullit heroik te Kosoves”.
Hodha firmen per ty Kosove e ndoshta!?…fli do behem per lirine tuaj, pavaresine tuaj, per te ardhmen tuaj!…
Do te behem fli per idealet e ketij populli qe te hidhet poshte ajo bajonete qe ne barkun e nenes merr dy jete.
Duar te shternguar forte!….U tunden dy duar!!… Para syve u nderthuren dy jete, dy bote e me se fundi, AI, ndodhet ne rresht. Sheh veten me rroba ushtari, ne çante plot fisheke dhe pushken ne krah ….gati per lufte…..U relizua enderra qe e mundonte prej kohe.
Oret kaluan, nata erdhi,…te gjithe ne kembe, gati per marshim ne oret e errta te nates sapo dielli u fut ne horizont. Nje çete e vogel, por me zemer te madhe mori udhen, midis tyre dhe deshmori i ardhshem i Kosoves Halit Coka. Debore, shi e furtune perkdhelnin trupat plot ngarkese duke udhetuar atyre maleve, kodrave, pyjeve e greminave plot erresire e ne nje vend te pashkelur. Ne duar shterngonin armen duke qene vigjlent ndaj çdo tepapritur.
Lodhja e madhe mes stuhive e debore, erresire e plote i shoqeronte kudo. Gjate ketyre vendeve, teper te thepisura, dhe ne rrezikshmeri te plote.
Vrullin dhe vendosmerine e Halitit gjate maleve e rrugeve te veshtira e ndriçonte, duke bere naten drite, flaka e pushkes qe do te shpalosej ndaj ndonje te papritur sa do e veshtire qe te jete…do shpalosej ndaj egersise, qe ben nje mizori te papare ne historine e popujve.
Pra endrra u realizua, brenga u sherua, lufta filloi.
Ne ditet plot lufte, ne radhet e UҪK u shtua dhe nje pushke,
U shtua dhe nje ideal, plot patriotizem, plot kurajo vendosmeri, per tu be barrikade e pa kapercyeshme!.
Ne keto kushte sa te veshtira, plot lodhje, ne shi e furtune, marshonte e qete e plot vigjilence çeta e vogel, por me zemer te madhe.
Tre rreziqe ndodhen perballe tyre, moti i ftohte, fushat e minuara dhe prita qe i prisnin forcat paramilitare. Vendosmeria, durimi dhe vigjilenca beri qe ato se shpejti te ishin pran destinacionit, ku i priste me krah hapur e tere KOSOVA!..
Furishem une them keto mendime qe burojne nga zemrat e trimave:
“çeta e vogel me pak vete
Shkon ne lufte shume qete,
Keto petrita, djem te ri,
Halit Coka u ka pri!
Me krah hapur, te prêt Kosova
Djal i Arni Halit Coka!
T’prêt Kosova, e gjakosur
Trup e shpirte e sakatosur’.
***
LUTFI COKA: POEZI KUSHTUAR HEROIT TË KOMBIT, HALIT COKA
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=6283
___________________
Kush është Halit Coka
Halit Riza Coka, u lind më 25 korrik 1974, në fshatin Arrën të Kukësit, në një familje të shquar atdhetare. Prej andej familja e tij u zhvendos në Bathore të Tiranës. Shkollën Fillore dhe atë të mesme, drejtimi agro-mekanik, i kreu në Shkodër. Haliti ishte shumë i pasionuar pas leximit. Kur në Kosovë shpërtheu lufta e armatosur, Haliti gjendej me punë të përkohshme në Greqi, ku ishte që prej vitit 1992. Duke e parë se në Kosovë po zhvilloheshin luftime të rrepta dhe lufta kishte nevojë për një pushkë më shumë, Haliti një luftëtar, i trazuar nga dashuria e zjarrtë për çdo pëllëmbë të atdheut, braktisë njëherë e përgjithmonë Greqinë dhe kthehet në Shqipëri, i bindur se Kosovës i duhet ndihmë jo vetëm me fjalë e brohoritje nga jashtë por për të ngjeshur radhët e luftëtarëve në Kosovë. Prej andej pa humbur kohë, kalon në Vlanë të Hasit, ku mobilizohen më 20 janar të vitit 1999. Ndërsa më 24 shkurt ’99, arrin t’u bashkohen radhëve të Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë. Sistemohet në Brigadën 134 “Bedri Shala”, e cila përkohësisht ishte e vendosur në Qëndresë, por që herë pas here kryente aksione të armatosura në prapavijë të armikut. Shokët dhe bashkëluftëtarët e donin dhe e çmonin së tepërmi sa për guximin e vendosmërinë e tij aq edhe për faktin se kishte lënë çdo gjë dhe kishte ardhur për të luftuar në Kosovë. Haliti merr pjesë në disa aksione guerile të kryera në prapavijë të armikut, por edhe në luftimet frontale. Për meritat e treguara ishte emëruar zëvendëskomandant i Njësisë Speciale “Kobra” të kësaj brigade. Në vijën e parë të frontit në Ratishë të Epërme, në drejtim të Lagjes së Dodajve, Haliti kishte ndërtuar një bunker të fortë. Duke e parë punën e tij, një plak i fshatit i kishte thënë: “Halit o bir, bunker më të fortë s’kam parë. Po pse s’ke lënë vend për tërheqje?” Haliti vendosmërisht ia kishte kthyer: “O axhë, nuk kam ardhur për t’u tërhequr por për të luftuar sepse po të doja të tërhiqem do të rrija në Shqipëri!”. Pikërisht në atë vend ka rënë heroikisht një muaj më vonë. Në njërën ndër betejat më të rrepta të zhvilluara kundër forcave pushtuese serbe në Ratishë të Epërme, më 3 prill 1999, ra heroikisht. Kishte mbetur në vend nga një plumb që e goditi në kokë. Haliti e mbajti betimin e dhënë para familjes e atdheut: “Ja kthehem fitues, ja nuk vij i gjallë!” Trupi i Halit Cokës fillimisht pushoi në tokën e Maznikut, për t’u kthyer madhërishëm në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan, më 24 gusht 1999.