MANIFESTIMI PAQËSOR NË DITËN BOTËRORE TË FËMIJËVE

Shkruan: Nusret Pllana

Prishtinë, 1 Qershor 2023,

Manifestimi protestues paqësor, me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve!

Para Teatrit Kombëtar të Prishtinës, në shenjë dhimbjeje e kujtimi të përjetshëm të 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashiste, studentet e fakultetit të edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës, me rastin e Një Qershorit (Ditës Botërore të Fëmijëve), organizuan një manifestim protestues paqësor, për ta shpreh njëherit edhe pakënaqësinë e radhës, ndaj organeve kompetente të Republikës së Kosovës, të cilat për 24 vite rresht, edhe pse kanë premtuar për ngritjen e OBELISKUT, që do të duhej të përfundonte më 1 qershor 2023, përballë aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës, atë, në formë simbolike e ngritën studentet e fakultetit të edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës, si shenjë e përjetshme e kujtesës historike për ta.  

Faleminderit për përkrahjen e nevojshme dhe të domosdoshme logjistike Qendrës tregtare “Plus Center”, të Ferizajit, Mobilerisë së Fshatit Greme të Ferizajit “Profil Star” dhe Kompanisë “ArtStudio” të Prishtinës.

Faleminderit medieve të shkruara dhe elektronike për interesimin e madh dhe përcjelljen e këtij Manifestimi protestues me korrektësi dhe dinjitet, me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve!

Total
0
Shares
2 comments
  1. ËËËH, MANIFESTIMI PAQËSOR NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE! HËËË,
    TRANDI TESTIMI PLAQËHORR NË DRITËN TERR KOMBËTARE T’FËMIJËVE VRARË
    E MASAKRUAR NGA FASHIZMI SI BISHA KANIBALE SERBEZO KËRRMEZE O, NUK
    NGOPËN AS KOPËN AS ME GJAK O PRAG T’FILIZAVE POSA TË LINDUR APO DHE
    ENDE PA LINDUR, NË BARKUN E NËNËS; DUKE I PJEKUR PËR SËGJALLI O, DUKE I
    NGRËNË AH, BISHË E TËRBUAR; OH, NGA VITI 1981-1999 FASHIZMI KANIBAL NA
    I KA MASAKRUAR, KASAPRUAR MBI 1432 FËMIJË-FILIZA POSA LINDUR-ENDE PA
    LINDUR O, PSE ISHIN ARDHËMËRIA E POPULL KOMBIT SHQIPTARË!! RASTI DUKE
    I PUSHKATUAR T’GJITHË A, NËNËS SË VDEKUR FËMIJA GJALLË DUKE I THITHUR
    OUUUH, GJAKUN GJIRIT NËNËS MASAKRUAR! AH TEJ VARGUT TË EKZEKUTIMIT
    GJAKSORI BISHË I TËRBUAR DUKE EKZEKUTUAR NIPIN PARA GJYSHIT E NENËS
    GJYSHI QË DEL VULLNTAR PËR PUSHKATIM, VETËM TA LIROJË O, NIPIN VOGËL;
    POR, GJAKSORI I PA SHPRT, SI BISHË E TËRBUAR KANIBALË O, I PUSHKATON TË
    DYTË PËRQFUAR NIP EDHE GJYSH!! AH, TURPI YNË I MADHË OH, AS PËR QEREK
    SHEKULLI PAS ÇLIRIMIT ASNJË QEVERI NUK KA NGRITUR AS MEMORIALIN PËR
    KUJTIM TË KËTYRE MARTIRËVE-ARDHMRISË SONË QË ME GJAKUN E TYRE SOT
    GËZOJMË LIRINË, PAVARËSINË O, DEMOKRACINË N’KOSOVËN TONË LEGJENDË!
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura