MARK SIMONI: ‘BARKA E LERNËS’ ËSHTË NJË VLERË E PADISKUTUESHME E LETËRSISË POETIKE

Tiranë, 15. 04. 2015 – Koha si koncept filozofik është njëra prej derivateve të shumta të ideve që ka në librin e tij poetik “Barka e Lernës” shkrimtari i dëgjuar Xhemajl Rudi, (libër që e ka në proces Shtëpia Botuese MUZGU, dhe që del nga shtypi në fund të javës tjetër). Madje, dhe fjala e këtij autori e përdorur në libër, shpesh kalon përtej kohës, rri në dimensione të tjera. Me këtë mjet poetik dhe këtë stil letrar Xh. Rudi luan shumë bukur me elementet që përdor, duke i dhënë një gjendje ekstaravagante përfytyrimit dhe realiteteve, duke luajtur me zhdërvjelltësinë e një mjeshtri me gjendjet fizike e duke na i dhënë në një mënyrë shumë të bukur estetikisht. Ai i sjell e i ul retë nëpër oborre me një kollajllëk si magjistari që luan me vijat e duarve të tij në kiromansi.
Xhemajl Rudi e njeh fjalën, e komandon dhe si arketip fizik, dhe si matricë ndjesore, dhe si estetikë e harmoni, dhe si kumt, dhe si bard të ideve, dhe si strukturë aq ekstravagante po aq dhe racionale.
Ai e sjell në këtë libër kultin e fjalës në kuptimin më të plotë të saj, madje fjalën dhe si koshinca e gjithëçka ajo përmbledh si veti, që nga zanafilla e saj e gjatë gjithë kujtesës historike të saj deri më sot.

– Shkrimtari Xhemajl Rudi – 

Në librin “Barka e Lernës” Xhemajl Rudi tregon se njeh thellë filozofinë e gjërave, raportet e unit poetik me sendet, (valixhet, neonet e natës, krojet, dhe pjesen impresionante të tyre, duke të bërë të ndjehesh mirë në shoqërinë e tyre, të ndjehesh komod në lexim dhe në harmoni me vetveten). E kështu vazhdon mardhënia e këtij autori me gjeografitë nga shetit imagjinata e tij, me kujtimet që i vijnë parreshtur, me njerëzit e tjerë me të cilët komunikon ndërgjegja e tij letrare, me historitë e shumta, dhe gjithësesi në mënyrë shumë të kujdesshme Rudi përcakton distancat filozofike që Poeti vendos me universin që e rrethon, gjithësinë perceptuale.
Mendoj që libri “Barka e Lernës” i Xhemajl Rudit është një vlerë e padiskutueshme e Letërsisë poetike, që shkruhet sot nga autorët më seriozë e të pjekur të shqipes…

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura