MARSHI I TIRANËS QË SHKEL(MON) DJATHTAS E MAJTAS!

Pashtriku.org, 4 qershor 2017: Me një qeveri me të tillë përformancë jemi të bindur që do fitonte çdo lloj opozite nëse do ishte më tepër e ndershme, sesa e korruptuar! Këto kohë aq më tepër se kurrë jemi të bindur mbi paktin qeverisës të partive!
Ndarja e pushtetit një herë në tetë vite.
Fushata është tallëse, plot me skandale, me deputetë analfabetë dhe pa alternativa!
Nëse pozita ka disfavor 4-vjeçarin skandaloz kjo opozitë ka disavantazh humbjen e toruas, fodullitetin dhe paqartësinë!
Po pse popullit nuk i jepet kurrë mundësia të zgjedhë programin më të mirë, atë fitues por i lihet të zgjedhë atë që mendon se është më pak grabitës, vrasës dhe shkatërrimtar?
Opozita pret fundin e tetë viteve që ti fitojë zgjedhjet pa mund, pa program dhe me mbushjen e acarimin gradual dhe të natyrshëm te popullit me qeverinë!

Populli mësohet dhe mbushet rreth vitit të 6-të duke e kërkuar vetë opozitën sidoqoftë ajo!
Kujtoni! Kështu ka ndodhur gjithmonë, çdo parti sundoi 8 vite!
Po nëse opozita do i ofronte popullit sigurinë që do bëjë mirë pas 4 vitesh ç’do ndodhë?
Ky popull do rrisë pritshmëritë e veta dhe do kërkojë llogari shumë më të madhe në vitin e parë nga qeveria pasardhëse!
Pas dy viteve qeverisje populli do kërkojë një tjetër qeveri nëse nuk përmbush pritshmëritë e tij që në mandatin e parë!
Me këtë pakt të fshehtë populli është lënë jetim dhe kjo është arsyeja pse shumë herë thuhet që e meritojmë qeverinë që kemi!
Sepse çdo alternativë është më e keqe se tjetra!
Ky është pakti antikombtar që këto parti mike (në dukje armike) kanë bërë në kurriz të popullit!
Për këtë arsye opozita sot është pa program!
Për këtë arsye sot opozita është pa krye!
Për këtë arsye sot opozita ka kandiduar njerëz mediokër!
Jo sepse është e vështirë të rrëzohet Edi Rama por, sepse duan që të kenë të sigurtë një mandat 8- vjeçar pas 4 vitesh!
Kujtoni! Si është e mundur që asnjë qeveri nuk erdhi në pushtet sepse e meritoi por, vetëm nga mungesa e një alternative më të mirë!
Nano fitoi në 97 për shkak të 97 jo prej meritave!
Berisha e fitoi në 2005 sepse populli u mbush nga Fatos Nano! ( kujt i shkonte mendja që do kthehej në pushtet ai që shkaktoi 97)
Rama fitoi në 2013 sepse populli u mbush me Berishën, jo sepse e mendoi si alternativë më të mirë!
Basha do fitojë në 2021 sepse populli do mbushet me Ramën dhe kështu me radhë!
Kjo gjëndje do vijojë pa fund nëse ne nuk reagojmë vetë për të ndryshuar këtë gjëndje!
Për këtë arsye duhet #BOJKOTAKTIV!
Sistemi riciklon vetëm klonet e veta, herë si te pavarura here si opozitare dhe herë si të penduar!
Vetëm njerëzit nga jashtë sistemit mund të vënë në rrezik pushtetin e mbushur me privilegje që ka 27 vite që sorollatet në 5 duar!
Për aq kohë sa llogaridhënia mbi taksat tona nuk detyrohet me ligj ne do vuajmë dhe do punojmë gjithë jetën që priviligjet e këtyre 5 fytyrave dhe pasardhësve të tyre të mos mbarojnë.
Për aq kohë premtimi i rremë të mos dënohet me shkarkim, vuajtja jonë nuk do ketë fund!
Për aq kohë sa miliarda euro konçensione në shëndetsi nuk na ngrejnë pyetjen pse shëndetsia është më keq se më parë, vuajtja jonë s’do të ketë fund!
Për aq kohë sa do kemi gazetarë si Fevziu e Balla, e analistë si Lorenc Vangjeli e Anila Basha vuajtja jonë s’do ketë fund!
Për aq kohë sa partia të vendosë për frymorët dhe jofrymorët, vuajtja jonë s’do ketë fund!
Për aq kohë sa ne nuk pyetemi për asgjë, vuajtja jonë s’do letë fund!
Për aq kohë sa ne nuk reflektojmë duke shënjuar me të kuqe të keqen e vendit, vuajtja jonë s’do ketë fund! ShqipON.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura