POSHTË JOSIP BROZ TITO, TË NA RROJË SHOKU LUMIR ABDIXHIKU!

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Çfarë Kuvendi, çfarë leshvendi

Ka kohë që që LDK-ë dhe Lumir Abdixhiku e paskan zbuluar në “ Rrugë të Re “ për ta shpëtuar Kosovën . Nga kush , nuk e kam të qartë . Filluan pregatitjet në terren përkatësisht spastrimi i terrenit nga kuadrot që e themeluan LDK-në dhe për të cilën ishin në gjendje të japin jetën. Sidomos spastrimi ishte theksuar në rajonin e Llapit e që garanton se edhe për një kohë të gjatë LDK-ë do të mbetet në opozitë në këtë rajon me shumë votues . Kryetari aktual i degës së LDK-së në Besianë mund të jetë profesionist në fushën e onkologjisë por se është nën nivelin e amaterit në fushën e politikës prandaj me lehtësi ka eliminuar “ të moçmit “ e LDK-së sikur edhe të rinjtë që kanë fituar shumë më tepër vota se këta që i ka futur në Këshillin e Përgjithshëm. E bërë diagnozën krejtësisht të gabuar , “ pleqtë “ sikur edhe të rinjtë shumë të votuar i konsideroi metastaza malinje prandaj i eliminoi kurse të dëgjueshmit dhe ata që nuk kanë asnjë ndikim po i trajton si diçka benine , të parrezikshëm për postin e tij ! Vetëm nëse pranon vullnetarisht të bëhet patericë e partisë fituese e të bëhet pjesë e pushtetit . Të qenit patericë në të kaluarën , të jeni edhe sot sikur që të jeni besnik dhe premtues se këtë rol do ta luani edhe në të ardhmën nuk paraqet asnjë problem për LDK-ë , janë të rrahur me vaj dhe me uthull për këtë . Pas Kuvendit “ Zgjedhor “ të LDK-së po del se LVV –ë është Akademi Demokratike për këtë parti të krijuar , lindur  dhe mirëmbajtur që nga koha e Rrahman Morinës , patriotit të madh jugosllav dhe serb . Edhe tash do mbetje anale politike dhe “ kombëtare “ nga Amerika fuqishëm e përkrahin KM e Kosovës , Albin Kurtin , Vojsa Osmanin , presidente , Glok bin Sherifin dhe të tjerët që , nëse ua përmendi emrat vetëm se do t’i lartësojë . Nuk kam asnjë disponim ta luaj rolin e alkimistit dhe t’i shndërrojë plehrat injorantë në të ditur dhe vlera morale dhe kombëtare. I tërë Kuvendi “ zgjedhor “ ishte me ngjyrën blu , parti e aristokratëve që e kanë gjakun blu dhe jo si vdekatarët e rëndomtë që e kanë , ose të kuq  ose të zbehtë shkaku se janë mirëushqyer në regjimin e Albin Kurtit . Kandidati i “ Gjeniut të Vogël , Rrencit  dhe Mashtruesit të Madh kosovar – Besnik Bislimi “ , i afërmi i tij personal dhe familjar , Faton Bislimi u gijotinua para se të fillojë procesi i votimit , as që hyri si kandidat. Realisht , Faton Bislimi do ta kishte vetëm një votë ( vota e tij personale ) dhe nuk e kam të qartë pse nuk e lejuan që të kaniddojë ?! Së paku do i hedhnin një lugë demokracie në gjellën e pregatitur më parë nga kuzhinierët e moçm të LDK-së që i kanë mbijetuar çdo regjimi , çdo sistemi dhe çdo kryetari. Kameleonë të gërdirshëm të shndërruar në luaj të tredhur ! Vet Lumir Abdixhiku është dashur të insistojë që Faton Bislimi të hyjë në garë për kryetar përkatësisht për nënkryetar të parë të LDK-së , post që në Kuvendin e fundit e fitoi Abdixhiku që do ta zëvendësojë Vojsa Osmani ( kryetare e vërtetë e LDK-së ) deri në kohën kur ta përfundojë mandatin se e deleguar në këtë post nga Albin Kurti. Kam shkruar më parë se Lumir Abdixhiku rri cuc para Vojsa Osmanit ndërkaq , pas këtij Kuvendi do i rri “ puzeqi “ – barkas – zhag kryetares së vërtetë të LDK-së. Tash , besoj se edhe opozita ( PDK-ë dhe AAK-ë) e kanë të qartë pse LDK –ë nuk ka dhënë edhe as një votë të vetme që Vojsa Osmani të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese dhe se pse me votat e LDK-së u votua për presidente të Kosovës. Lumiri e sulmonte fort dhe ashpër KM e Kosovës , Albin Kurti në seanca për të shkuar pastaj në zyre të Zeuses së LDK-së duke analizuar efektet e arritura jo që e dëmtojnë Albinin por që e forcojnë. Mënyra e “ zgjedhjes “ së Lumir Abdixhikut për Nënkryetar të Parë të LDK-së nuk dallon aspak nga mënyra si zgjidhej Josip Broz Tito në Jugosllavi dhe Enver Hoxha në Shqipëri. Ideologjikisht Lumiri është më i afërt me shkollën titiste nëse kemi parasysh pedigrenë partiake sikur që Albini lirisht mund ta këndojë këngën “ Enver Hoxha , t’u ngjatë jeta …” Nuk është këngë aspak e keqe.  Nuk është si Litijumi i Nirvanës dhe Kurt Kobejnit ama është shqip. Albini e mahniti tërë botën kur e krahasoi Litijumun e Serbisë dhe Aleksandar Vuçiqit me Litijumin e nirvanës dhe Kurt Kobejnit. Kanë kaluar kohërat kur trashëgimia kulturore dhe muzikore shpërndahej nëpër botë me vallen e Mimoza Kularit para demokratit të madhe , Gadafit . Ka kaluar koha kur shqiptari është identifikuar me lëngë dhe hirrë , tash ekstazinë e kanë modus vivendi.

Pas Kuvendit të fundit “ zgjedhor “ të LDK-së ku Lumir Abdixhiku e paraqiti “ Rrugën e Re “ për ta shpëtuar Kosovën , më duket i pashmangshëm , i pakundërshtueshëm , i logjikshëm dhe i domosdoshëm një bashkim i forcave politike dhe parapolitike të LDK-së dhe LVV –së  . Po ku do të ishte pikëtakimi i këtij bashkimi ?! Mendoj se nuk mund të ndodhë diçka tjetër përveç që “ Rruga e Re “ të ngjizet me LVV –në në “ Urën e Staradranit “. Çfarë fundi romantik !

20 nëntor 2023 Prishtinë             Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura