MA.SC.PEDAGOGE, ARGJIRA UKIMERI: TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN (III)

Prizren, 24 qershor 2020:
LIDHJA SHQIPËTARE E PRIZRENIT
Lidhja Shqipëtare e Prizrenit nuk ishte vetëm një mbledhje e udhëheqësve politikë, ushtarak e popullit. Ajo përfaqësonte vullnetin e gjithë kombit shqiptarë. Qëllimi i saj (Lidhjes së Prizrenit), ishte mbrojtja e të drejtave gjithëpopullore në të gjitha aspektet: Ekonomike, Socilae, Religjioze dhe Kulturore. Lidhja e Prizrenit (nga osmanishtja Prizren Ittifaki ose Ittihadi)ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve shqiptare në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kososvës. Delegatët që morën pjesë në mbledhjen e përgjithshme dhe krjimin e lidhjes së Prizrenit, ngritën një organizim, që kishte fuqinë të vendoste taksa dhe të mobilizonte një ushtri. Pas një mbledhjeje, Lidhja u organizua në tre komitete, për Punët e Jashtme, për të Brendshmet dhe për Financat.

• Komisioni i Punëve të Jashtme përbëhej nga Abdyl bej Frashëri me bashkëpunëtorët Shaban bej Pejën, Galip bej Shkupin dhe Asaf efendi Manastirin. Ky komision merrej me dërgesat e lutjeve dhe protestave ndaj Kongresit dhe me korrespondencën me filoshqiptarët e me shqiptarët jashtë atdheut.
• Komisioni i Punëve të Brendshme përbëhej prej Haxhi Shabanit nga Prizreni, myderrizit të Shkupit Qorr Abdyl Efendiut, Mahmut Qypërliut dhe Esat pashë Tetovës. Merrej me administrimin e territorit, mbajtjen e qetësisë, mbledhjen e ushtrisë vullnetare dhe kishte fuqi zbatuese.

• Komisioni i Financës përbëhej nga Sulejman agë Vokshi, Zija bej Prishtinës, Shefik bej Gjilanit dhe dy të tjerëve, të cilët nuk dihen. Kujdeseshin për mbledhjen e fondeve për armatimin e ushtrisë dhe furnizimin e saj. Më 27 shtator 1878 në gazetën “Tercüman-i sark”, botuar në Stamboll, kryeredaktor i së cilës ishte Sami Frashëri, u botua një program autonomie për vilajetet e banuara nga shqiptarët. Sipas tij, duhej që këto vilajete: Të bashkoheshin në një vilajet shqiptar; Nëpunësit që do të punonin atje të dinin gjuhën shqipe; Dy herë në vit të mblidhej një Kuvend i Përgjithshëm i vilajetit; Gjuha e shkollës dhe e administratës të jetë shqipja, turqishtja të përdorej vetëm në komunikim me pushtetin qendror; Të krijohej një milici shqiptare për gjithë vilajetin. Qëndrimi fillestar centralist i dokumentuar te Kararnameja mori kahje autonomiste nga fundi i 1887 me sa duket nga ndikimi i Abdyl Frashëri.
Sot, përveç rëndësisë historike, artitektonike, religjioze, Lidhja Shqpitare ka një rëndësi të veçantë kulturore dhe historike. Ndikimi i saj ndër shekuj, do ta thyej autoritetin e heshtjes mbi të cilin është ndërtuar hstoria e Kombit tonë.

NDËRTESA BELEDIE
(Ish ndërtesa e Kuvendit të Prizrenit)

Ndërtesa e Beledies – apo ndërtesa e Kuvendit të Prizrenitështë ndërtuar në lagjen në shekullin XIX-të në lagjen Tabak-hane. Kjo ndërtesë ka shërbyer si object Komune dhe çështje administrative në kohën e Perandorisë Osmane. Në Prizren. Ky objekt gjindet në Zonën Historike të qytetit, gjegjësisht në kufirin perëndimor të Zonës Historike dhe në pjesën veriore të Lumbardhit të Prizrenit. Kjo ndërtesë ka planimetri drejtëkëndëshe, dhe është ndërtuar në kat. Karakteristikë e kësaj ndrtese është trajtimi i duhur i fasadës së jashtme, zbukurimet dhe dekorimet e ndryshme të plastikës murale, të rregulluara sipas stilit Barok. Fasada ballore, ajo kah rruga mbi derën hyrëse e ka ballkonin e rrethuar me gardh të hekurt. Enterieri karakterizohet me elemente të drugdhendjes, në shtyllat e punuara, parmakët e shkallëve dhe tavanet. Vlen të përmendet tavani në dhomën kryesore të katit, i punuar me drugdhendje dhe i dekoruar me piktura murale me motive florale. Në anën veriore të ndërtesës gjatë shekullit XIX rridhte përroi dhe pranë tij ishte ndërtuar kroi i gurit “Beledije”.
Ndërtesa Beledye tregon një shembull tipik dhe unik të një ndërtese publike dhe administrative që është ndërtuar gjatë shekujve. Dhe si ndërtesë e tillë ka një vlerë të madhe historike, artistike, kulturore dhe shoqërore.
VIJON …
_____
MA.SC.PEDAGOGE, ARGJIRA UKIMERI: TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN (II)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10190

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura