FATBARDHA DEMI: DARDANIA E PAZBULUAR (2)

Tiranë, 14. 6. 2016: / Dardania, superfuqia e metalurgjisë / – Dardania e lashtë, përfshinte bashkësi të shumta fisesh, kufijtë gjeografikë të së cilës është vështirë të përcaktohen sot me siguri. Kjo për faktin se, zanafilla e saj i përket periudhës “pa libra” dhe njerëzit i regjistronin mendimet e tyre nëpërmjet simboleve, që kanë mbritur tek ne në objektet arkeologjike, emrave dhe toponimeve. Ky lloj “shkrimi” mund të “lexohet” vetëm nëpërmjet njohjes së besimit dhe gjuhës arbërore, gjë që e bëri të mundur gjuhëtari i shquar Petro Zheji dhe ku do të mbështetemi për të zbuluar, jo vetëm origjinën e emrit të Mbretit Dardan, por edhe historinë e jashtzakonshme të Dardanisë dhe të arbërve në përgjithësi.
Hapësira gjeografike ku bën pjesë Dardania (Ballkani qëndror), siç e vuri në dukje edhe Pr.Ibrahim Kelmendi, i përket hapësirës gjeografike me kulturën më të hershme dhe më të zhvilluar europiane: kultura Vinka, Cucuteni, Bug-Dnester,Trypillian, etj. të emërtuara sipas vëndeve ku janë gjetur objektet arkeologjike. Kultura Vinka (mijëvjeçari VI-III pK) përfshinte brigjet e lumit Danub dhe hapsirën gjeografike ku shtrihet shteti i sotëm i Kosovës, Rumanisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Sërbisë (45) si dhe Shqipëria veriore dhe qëndrore , banime të lashta të fiseve pellazgo-ilire. Nga gërmimet arkeologjike të kryera në Sovjan , afër Korçës (Shqipëri) u zbulua vënd-banimi i një bashkësie fisnore afro10 000-7 000 vjeçar pK, i cili, sipas arkeologëve, pranohet si më i vjetri i njohur deri më sot në Europë.(46)
Studiuesi nga Presheva I.Kelmendi pohon, se Neoliti i kompletuar me vegla, kafshë të zbutura, bujqësi e shtëpia, për të parën herë u çfaq në Ballkan dhe në krahinat e Karpateve dhe prej këtej gëlltiti Europën. Kultura ballkanike Vinka I, që përfshinte edhe Dardaninë e lashtë, ka qënë më e vjetër edhe se ajo Sumere. (47) Këtë fakt e mbështet edhe arkeologu Hasan Ceka: “Nuk duhet të nënvleftësohet nga ana tjetër fakti se fjalori blektoral i gjuhës shqipe është një nga më të pasurit në Europë. Ka shumë të ngjarë pra, që ketë trashëgim populli ynë të mos e këtë as nga shekujt e kaluar, as nga mesjeta, por për traditë nga kohët më të lashta antike”. (48)
Në mbështetje të kësaj teze, edhe M.Gimbutas kur flet për shkrimin e Europës parahistorike pohon se: “Qytëtrimi europian” (Europa parahistorike përfshinte zonën mesdhetare-shën im) e kishte krijuar shkrimin (figura simbolike) afërsisht në vitet 5300-5200 dmth 2000 vjet përara Sumerëve (49)
Gjetjet arkeologjike në trevat shqipetare të lartpërmëndura, tregojnë jetësën e organizuar të fiseve dhe faktin se, njëriu primitiv përfundimisht ishte shkëputur nga jeta e vëllezërve të tij “me katër këmbë” që ushqëheshin me çfarë gjenin në natyrë. Tashmë ai ishte në gjëndje të mbillte, të riste dhe të prodhonte ushqimin e tij. Ky “revolucion” ariti shkallën e tij më të lartë, kur në saj të zjarrit dhe banesave brënda shpellave, stërgjyshërit tanë zbuluan mrekullinë e metaleve. M.Garashani (Ilirët prejardhja e tyre) vëren se, zhvillimin e gjenezës (së shqipetarëve) në viset e Ballkanit , mund ta përcjellim që prej fillimit të kohës së metalit. (50)
Njohja e nxjerjes dhe e punimit të mineraleve, sidomos prodhimin e thikave, majave të shigjetave dhe çekanëve metalik, ndikoi në ritjën e prodhimeve bujqësore, kushteve të jetesës dhe gjuetisë. “Zotërimi i zjarrit nuk garantoi vetëm mbijetesën dhe zhvillimin e njëriut si specie, por prodhuan edhe një botkuptim mitiko-besimtar, duke nxitur dhe ushqyer imagjinatën”, pohon M.Eliade.
Njëriu besimtar e shikonte zjarrin si një çfaqje të Zotit dhe minatorët që ishin njëkohësisht edhe farkëtarë, si “magjistarë” të cilëve i Plotfuqishmi u kishte zbuluar një nga misteret e tij. “Ky zhvillim i aritur gjatë periudhës Mesolitike i dha fund barazisë kulturore të bashkësive fisnore të periudhës së Paleolitikut (në Euro-Azi, shën im) dhe u bë shtysë për çfaqjen e shumëllojshmërisë dhe dallimeve midis tyre, që do të bëhet karaktëristika kryesore e qytetrimeve të mëvonshme”. (51) Studiuesja e shkrimeve pellazge, Nermin Vlora Falaski, vë në dukje se nga të gjitha fiset që shtriheshin në lashtësi, nga Danubi deri ne Azine e Vogel, më të zhvilluarit ishin ato që perfshiheshin në trojet nga Kosova deri në Çamëri(52).

(53) a-Monedhë e emërtuar Dardanika prodhuar në Dardani .b- Monedhë argjendi e qytetit dardan Damast ΔΑΜΑΣ – ΤΙΝΩΝ – ΚΗΦΙ.
Në Dardani , pohon arkeologu Hasan Ceka, njihesh dhe përpunohej që herët hekuri,bakri, argjëndi, dhe shumë rallë ari ; këto shërbenin kryesisht për të përgatitur vegla pune, armë (heshta, shigjeta, shpata etj) (…) duke filluar nga shk IVpK edhe monedha. (…) Në krahasim me artizanët e viseve ilire të luginave të Matit e të Drinit, që ishin dhe vazhduan të jenë mjeshtër të dëgjuar në përpunimin e metaleve deri thellë në kohën e sundimit romak, metalpunuësit e Epirit mbetën prapa dhe nuk arritën dot një zhvillim të lartë në këtë degë të artizanatit . Shkaku kryesor duhet kërkuar në mungesën e mineraleve në tokat e Epirit. (54) Mungesa e pasurisë minerale apo e njohjes së përpunimit të tij, në jugun ballkanik, dëshmohet edhe nga origjina e objekteve në varrezat e Mikenës. Carlo D’Adamo (Sardi Etruschi e Italici nella guerra di Troia) pohon se objektet prej ari, të tipit të Europës qëndrore, të zbuluara në Mikenë provojnë lidhjen tregëtare të kahershme të qytetrimit mikenas me hapsirën danubiane. (55)
Treva e fisëvë arbërore të Dardanisë, ka qënë qëndra më e lashtë e nxjerjes dhe pëpunimit të mineraleve në Europën jugore dhe për këtë dëshmojne krahas arkeologjisë edhe mitet. Në veprën e Titus Livius (Le Decades Qui Se Trouvent, 1617) shkruhet se Vestalet e para, priftëreshat e kultit të zjarrit, quheshin Geganie (Gege), (Geganie ,l’une des quatre premieres Vestales.)(56), që dëshmon se fiset Dardane kanë qenë përpunuësit e parë të mineraleve duke përdorur nxehtësinë. Udhetarja amerikane Rose Lane (Majat e Shales) pohon se sipas zakoneve te fiseve ne brendesi te maleve veriore shqiptare “Baza e ceremonise fisnore eshte adhurimi i zjarrit. Nusja merr me vete nga shtepia e saj nje dhurate te perhereshme: nje pale masha zjarri” (57) Masha e vogel, krahas zbukurimeve te tjera, ishte pjese e veshjes se gruas mirditore. Ishte detyra e saj, e njejte me ate te priftereshave Vestale ne tempujt romak, qe te kujdesej qe zjarri te mos shuhej.
Kultin e zjarrit, e dëshmon edhe miti i Erithonit i cili, herë del si djalë i Efestit (farkëtarit të Perëndive të Olimpit) dhe i Geas (Tokës) dhe në mitet e tjera, si djalë i Dardanit dhe Bateias, shpikës i qerres dhe përdorimit të monedhave. (58) Sipas studiuesit C. D’Adamo, miti i Erithonit duke përfshirë Efestin, Athinanë dhe Gean (Tokën) shpreh në mënyrë simbolike, nevojën e vajit të ullirit i cili e riste shumë temperaturën e furave, e nevojshme për përpunimin e metalit. (59) Këtë nevojë të punishteve dardane, e plotësonte Jugu në këmbim të veglave, zbukurimeve dhe prodhimeve të tjera prej argjëndi, bronxi dhe hekuri. Gjithashtu, miti i Erikthonit ,na dëshmon se një nga figurat e mëvonshme të Mbretit arbëror Dard apo farkëtarëve dardanë, në mite ka qënë Efesti dhe ndihmesat e tij metal-punues, në shërbim të oborrit hyjnor të Olimpit.
Sipas Mircea Eliades, Njeriu farkëtar në lashtësi ishte edhe “njëriu i ditur dhe besimtar”. (60) Në lashtësi lidhja me Zotin, në fiset e së njejtes gjini e dëshmonte Qeleshja. Në foton poshtë (fig.1) Efesti paraqitet me qeleshen “frige” të shqipetarëve të Çamërisë, si e mbretit dardan Burebistra (fig.2), e pasuesit të tij, Decebalit (fig.3), dhe e Paridit të Trojës (fig.4). Në objektet arkeologjike Efesti paraqitet edhe me plisin e shqipetarëve të Kosovës së sotme.

(60) Diëgo Vélasquez (1599-1660), Efesti pret Apollonin në farkën e tij, Madrid, Prado; b-Statuja e Burebistrës Calarasi ; c-Decebalit në kolonën e Trojanit , Romë; d- Parisi i Trojës (vit.117–138 )
Prodhimi i objekteve të para metalike dhe zbutja e kalit, krijoi “supërfuqinë” e parë fisnore të lashtësisë, e cila sipas fakteve të sipër-përmëndura ka qënë DARDANO-ILIRE, të cilët i nënshtruan apo i zbuan bashkësitë e tjera kufitare të së njëjtës gjini,(në formë centrifugale) dhe në periudhat e mëvonshme hapën epokën e “kryqzatave” të vazhdueshme nga Perëndimi drejt Lindjes (dhe jo e kundërta). Këtë fakt e gjejmë të shprehur simbolikisht me udhetimin e Argonautëve (luftëtarëve-marinarë), që kërkojnë lëkurën e artë (burime të reja minerale, floririn). Sipas miteve, pohon Aristidh Kola (Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve), Dardani ishte i pari njeri, që u largua nga Europa në Azi me mjete lundrimi dhe mbante titullin e prijësit të shumë popujve dhe kombeve që erdhën pas tij në Azi (61) Le të kujtojmë se këtë fakt, ia përmëndën Aleksandrit të Madh priftërinjtë, kur mbriti në Indi. Kjo rrugë u ndoq më vonë edhe nga vëllezërit e tyre të Jugut (Iperiotët dhe fiset e tjera pellazge).
Një nga qëndrat më të lashta minerale të Europës, ka qënë vënd-banimi Damast , kryeqytet i Dardanisë së lashtë. Në Fjalorin e William Hazlitt, shkruhet: Damastium-qytet i Pirustëve në Iliri,i njohur për minierat e tij të argjëndit (62) Siç dëshmon Hasan Ceka emri i Pirustëve “ përmëndet në burimet e shkruara antike vetëm duke filluar nga mesi i shk të parë të erës së re (…) në burimet më të lashta por edhe ato të vonat historike, si banorë të kësaj pjese të Ilirisë përmënden dardanët, që shquheshin për një organizim të fuqishëm ushtarak e shtetëror, si dhe për sulmet e tyre të vazhdueshme ndaj mbretërive fqinjë ilirë (viti 230) e maqedonë. Me këtë identifikim (pirust=dardan – shën im) nuk janë në kundërshtim as të dhënat e tjera burimore (Livi XLV26).(63)
Kur Roma nuk ishte më një qytet-shtet, por një fuqi ushtarake e Gadishullit italik dhe kishte nisur politikën e pushtimeve të hapsirave gjeografike edhe përtej Europës së lashtë, nxjerja dhe përpunimi i metaleve u bë një nevojë thelbësore për të. Pasuria e madhe minerale, tradita e përpunimit të tij nga fiset e krahut lindor të Adriatikut dhe afërsia gjeografike, ishin një nga arësyet kryesore të pushtimeve ballkanike të romakëve. Këtë e dëshmojnë edhe emërtimet e vëna nga romakët si Metalla Ulpiana, Metalla Dardanica, Metalla Aeliana dhe Metalla Aurreliana si dhe organizimi administrativ i Dardanisë i njohur si Municipium Dardanorum ose Dardanicum, ku përfshiheshin qëndra të banuara si Ulpiana, Statio Vindenis, Pestova , Poslishtë , Klokot , Paldenica , Station Viciano, Donje Nerodimlje, Çifllak , Nikadin. (64) Për të shfrytëzuar pasurinë mineralë të përtej-detit, romakët krijuan fshatra minatorësh dardano- ilir edhe në Daki, si në Alburnus Maior (Rosia Montana, Rumani) . (65)

Geto-Dacian Koson, mesi i shekullit të parë p.K. (66)
Emri Damast, i harruar në historinë e Shqipërisë , ka mbijetuar në ditët e sotme në Azinë e Afërme tek emri i kryeqytetit të Sirisë – Damask (në aramanishte Dammaśq dhe hebraishten biblike Dammeśeq (דמשק), fama e të cilit në punimin e armëve dhe zbukurimin e tyre me argjënd dhe ar, ka mbritur deri në ditët tona. Studiuesit shprehen se, emri nuk është i qartë dhe mendohet se i përket kohës parasemitike, (para mijëvjeçarit IV ).(67) Stefan Bizantini (Stephani Byzantii De Urbibus et Populis ) origjinën e këtij emri e shpjegon nga mitet : Damascus , biri i Mërkurit dhe nimfës Alimede, erdhi nga Arkadia në Siri. (68) Kjo e dhënë vetëm na ndihmon për të treguar origjinën e emrit Damask nga Gadishulli Pellazgjik, por jo kuptimin gjuhësor. Por, nganjëherë e vërteta që kërkohet aq larg, ndodhet më pranë nesh.
Emri Dardan = Damast = Adam
Në sy të parë duket se këto emra nuk kanë asgjë të përbashkët. Por , në fakt kemi të bëjmë me tre fjalë të përbëra të gjuhës shqipe që fliten edhe sot, si në kohën kur janë krijuar. Damast : Dam (i ndam) + ast (është) = është ndarë; Adam: A (është, ose meret si simbol i njëshit, i pari) + dam (i ndarë)= është (i pari) ndarë. Pra nga ana gjuhësore Damast = Adam.
Edhe emri Dardan (rrënja dard ose dar) shpreh ndarjen. Sipas Pr.Petro Zhejit DAR ( ku A është e gjatë dhe në formë arkaike ka qënë AA) në formën e lashtë do të kemi “dà ar” dhe më qënë se Ar = Zoti dhe Da =ndarje dmth sakrifica (ndarja) e Zotit me të cilën ai krijoi Botën materiale(69). Për rrjedhojë emrat: Dard (an)=Damast=Adam, shprehin Mitin e Krijimit të botës materiale dhe të njëriut.
Historiani Skender Rizaj në studimin e tij (Shqipja, gjuhe hyjnore dhe universale) pohon se :”Arkeologët serbë, në lokalitetin Vinçi (Sërbija e sotme), afër lumit Danub dmth në Dardaninë më të herëshme, kanë gjetur bustin e profetit Adam të gdhëndur në gur. Themelet e faltoreve ishin në dy forma « A » dhe « » (gëma e lashtë D) që simbolizonin : All-llahun (Zotin-shën. im), Adamin, Abecene (Librin e Shenjte) dhe disa tekste të gdhëndura në gurë me shkrimin pellazgjik. (70) Për mendimin tim, dy gërmat e themelit të tempullit, janë simbolet e dy emrave që shprehnin të njejtin subjekt mitik Adam=Dardan, të cilët përfaqësuan në Tokën materiale, vetë Krijuesin.
Ky zbulim, të cilin historiani nga Kosova e ka parë me sytë e tij në objektin arkeologjik, nuk është bërë kurrë i njohur.
Emrin e Adamit , në formën « Adamat » , siç e vëren Hasan Ceka, e gjejmë në monedhat e tipit Zeus-anije ilire, të prera në shk II pK, që të kujton emrin e mbretit të parë molos, që jetoi në fund të shk. VI dhe fillim të shk V pK.; Admetin të cilin Pingari (Pythos,4,126) na e kumton në formën dorike Admat . (71) Sot tek shqipetarët e gjejmë në formën Adem, dhe të greqizuar tek shqipetarët e Iperisë (Epirit) Adamantios.

Nuk do ta quaj rastësi, kur vërejmë se Miti i Krijimit në objektet arkeologjike është shprehur pikërisht me simbolin e shigjetës. Ky fakt dëshmon edhe një herë se shigjeta, ka qënë një ndër simbolet më të rëndësishme në besimin parahistorik të njëriut. Dy shigjeta që tregojnë dy drejtime të kundërta të horizontit është një figurë shumë e përhapur në objektet arkeologjike. Nga ana grafike, largimi në drejtime të kundërta shpreh ndarjen dhe në shkencat moderne përdoret në këtë formë.
Siç e trajtuam më lart, njëriu primitiv e shikonte shigjetën si mjet të veprimit të Zotit. Sipas studiuesit Petro Zheji, çdo figurë simbolikë lidhet me një mit kozmogonik dhe në rastin tonë , simboli i shigjetës më dy krahë tregon mitin e NDARJES të kryer nga ZOTI, që solli krijimin e Botës materiale. (72)
Edhe Bibla dëshmon se Miti i Krijimit i përket miteve të stërlashta Dardane. Në kapitullin e parë të Gjenezës shkruhet : „Në fillim Zoti (Elohim) krijoi Qiellin dhe Tokën…“ (Gen.1:1). Fjala “në fillim” shkruhet me gërma hebraishte, por shqiptohet si në gjuhën shqipe. Esoteristja e shk19 H.P.Blavatski pohon se : „Nëfilim“ (ebr.) – do të thotë Gjigandët, Titanët, Të rënët Ëngjëjt –N.d.T.) (73) Sipas Tit Livit (Le Decades Qui Se Trouvent, 1617) Gjigandët vendosën tre male sipër njeri tjetrit, për të zbuluar Perënditë,(74) nga e ka origjinën edhe miti i njohur biblik, i ndërtimit të kullës së Babelit. Në studimet e kryera mbi popullsinë shqipetare pohohet se pjesa veriore e saj emërtohen “Gegë”, që latinët e kanë dhënë në formën “gige” dhe në shqip i përgjigjet fjalës “gjigandë”. Dardanët dhe fiset e tjera veriore të së njejtës gjini, janë pasardhësit e banorëve të parë, të paraqitur në mite si Ciklopë, Gjigandë dhe Titanë. Në këtë popullsi hynin edhe paraardhësit e pjesës jugore të shqipetarëve, sepse fjala Titan, në shqip shpreh përkatësinë e njejtë gjinore (tanët=njerëzit tanë).
Sipas Strabonit (shk 1 pas Kr) Epiriotët, Maqedonasit dhe Ilirët flasin një gjuhë, presin flokët me një mënyrë dhe dokët e zakonet i kanë një. (75) Në fotot poshtë Hermesi Tosk dhe malësorja nga Gegëria e Shqipërisë Veriore, kanë të njejtin model të flokëve, i cili kishte karakter simbolik besimtar (në rastin tonë shprehte spiralin).

Busti i Hermesit (Greqi) shk 5th p.K. (76)
Pra origjina mitike e Dardanëve, krahas fiseve arbërore të jugut, shkon deri tek Gjeneza e Biblës, kur u NDA Toka me Qiellin dhe kur Zoti sakrifikoi (NDAU) veten për të krijuar njëriun e parë. Emri i krahinës së Dardanisë dhe e shqipetarëve gegë e shpreh këtë mit.
Një burim i rëndësishëm për të zbuluar lashtësinë janë shkrimet e shënjta, ku emri i fiseve Dardane jepet në numrin njëjës në formën Dodanim, Dara, Rodanim, Do’danim, Dedan, etj. Tek emri i përdorur në Biblën hebraike Dodanim, “im” është mbaresa e shumësit tek Hebrejtë. Ndërsa përdorimi i emrit Rodanim për Dodanim , sipas Rudolf Kittel (1905, Biblica Hebraica) është një gabim i kopiuesve për faktin se shkronja D (ר) dhe R (ר) tek hebrejtë grafikisht janë të njejta. (77). Dhimitër Kamarda në studimin e tij “ Saggio di Grammatologia Comparata Sulla Lingua Albanese”(1864) e ka trajtuar i pari dukurinë e ndryshimit të vëndeve të gërmave apo zëvëndësimin e zanoreve në gjuhën shqipe. Për sa më sipër, duket se edhe emrat Doda, Dodan dhe mbiemri Dodani, të përdorura në Kosovë, si dhe mbiemri Dara tek arbëreshët e Italisë, e kanë origjinën nga emri i fiseve Dardane.
Hahni gjithashtu pohon se “Emri Doda është shumë i përhapun, bile gjindet edhe në gjermanishten e vjetër saksone (Grimmi, f649) dhe lidhjen e këtij emri me fiset dardane na e dëshmon edhe Herodoti (VII,73) i cili shkruen se në ushtrinë e Kserksit, Dota, i biri i Megasidrut,ishte komandanti i paflagonëve dhe i matjanëve. (78) Janë të shumtë Fjalorët e Mësjetës, e deri të dy-tre shekujve të parafundit, që kanë shkruar mbi fiset Dodanim dhe na japin të dhëna mjaft të çmuara të bazuara në shkrimet e autorëve të lashtësisë.
Në Enciklopedinë ebraike shkruhet se, emri Dodanim përcakton Dardaninë që ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Moesisë. (79)
Në Fjalorin biblik të William Smithit (1813 –1893) shkruhet : Dodanim – racë udhëheqëse , pasardhës të Javanit , djalit të Japhetit. (Genesis 10:4; 1 Chronicles 1:7) dhe në histori njihen si Dardanë ,banorë me origjinë nga Illyricum. Ata janë një racë gjysëm-Pellazgjike. Në (Chronicles 1:7) ata emërtohen Rodanim. (80)
Në komentin e Biblës të Testamentit të vjetër (Bible Knowledge Comentary: Old Testament) shkruhet se Dodanim (fiset dardane-shën im) ka mundësi të kenë jetuar në Dodonë. Këto fise përmënden shpesh në shkrimet e profetëve me emrin Dedan (Ezekiel 27:15 ) (81)
Në përkthimin izraelit të Torah (Targum Pseudo-Jonathan) vëndin e tyre e quajnë Dordania, ndërsa në përkthimin e të krishterëve të Biblës (Targum Neofit) e lidhin me Dodonën e Epirit ( Clarke’s Commentary on the Bible Gen 10:4) të tjerët me Dardanin e Ilirisë (Barnes’ Notes on the Bible Gen. 10:4)
Studiuesi gjerman i teologjise Franz Delitzsch (1813 – 1890) e lidh emrin Dodanim me figurën e Dardanit të mitologjisë greke (pellazge) (Keil and Delitzsch Biblical Commentary on the Old Testament Gen 10:4) ndërsa teologu anglez Joseph Mede (1586 – 1639) me Jupiter Dodonaeus (Zeusin) i cili kishte një orakull në Dodonë.( Gill’s Exposition of the Entire Bible, Gen 10:4) (82)
Nga këto studime të teologëve të shkrimeve biblike, del qartas se Dardani dhe Dardanët, nuk ishin grek, por të origjinës pellazgo-ilire dhe lidhen me tempullin e Dodonës dhe Dardaninë arbërore. E papritura më e madhe, tek shkrimet e shënjta, ka qënë theksimi për fiset Dardane (Dodanim): RACË UDHËHEQËSE (Leaders) (Genesis 10:4, Chronicles1:7). (83)
Si përfundim
Emri i mbretit dhe i fiseve arbërore të Dardanisë e ka origjinën nga SHIGJETA, që është nderuar si Perëndi në parahistori. Ngritja e kultit të saj lidhet sidomos me zbulimin e përpunimit të mineraleve që solli supremacinë e fiseve dardane , të shprehur në mite me figurën e Efestit (Vullkanit) dhe Herkulit. Studiuesi i emrave të Perëndive dhe lashtësisë pellazge, Aristidh Kola (Gjuha e Perëndive) pohon se , në fjalorin e njeriut parahistorik , në zanafill, emrat e kishin origjinën nga objektet kryesore të botës që i rrethonte, dhe shumë më vonë epitetet e tyre përcaktonjëse, idetë ”.(84) Pra nëse emërtimi Dardan, në fillim simbolizonte besimin e njeriut primitiv për shigjetën, më vonë ky emërtim përfaqësoi ndryshimin e botkuptimit besimtar dhe zhvillues të shoqërisë fisnore (siç do ta shikojmë në materialin vijues).
Dardani dhe vëllai i tij binjak Iasoni, në mite pasqyrojnë kalimin e besimit, nga një traditë « shamanësh »popullorë, në një profesion të organizuar të priftërinjve e priftëreshave kushtuar Perëndisë së Tokës-Dhemitrës. Zoti NJË do të mbetej tek fiset dardane HËNA, e përfaqsuar në periudhat e mëvonshme me emërtimin SELLENIZËM, besim që Dardanët dhe bashkësitë e tjera arbërore Iperiote dhe Maqedonase, e përhapën në të gjithë hapësirën e Euro-Afro-Azisë. Ky pushtim i fiseve arbërore, faktohet jo vetëm me simbolet e njejta besimtare që gjënden sot në këto hapësira gjeografike, por edhe në emërtimin e toponimeve ,popullsive dhe gjuhën e tyre.
Në shkrimet e shënjta janë fosilizuar shumë fakte historike, një pjesë e të cilave, si rrjedhojë e kohës shumë të gjatë, ka sjellë haresën në kujtesën popullore. Kanë ndikuar në këtë drejtim sidomos ripërshtatja e miteve zanafillore të paraardhësve, prej pasardhësve për nevojat e tyre administrative. Në disa raste bile, pohon A.Kola, fallcifikimi i teksteve të vjetra është aq i madh sa që duket me një të parë. (85) Megjithatë emri i origjinës DARDAN , i cili qëndron në thelb të vete Historisë së krijimit të shoqërisë njerëzore, nuk u fshi dot kurrë.
Këtë e vërteton fakti se , çuditërisht , kudo që tenton të zbulosh mitin më të hershëm apo ngjarjet më të rëndësishme të parahistorisë , do të zbulosh emertimin Dardan (apo variantet e tij) ,për figurën e një Mbreti Dardan apo të fiseve gege të Dardanisë :
-Në të tre Epopetë më të mëdha që njihen nga lashtësia , ajo e Luftës së Gjigandëve, Titanëve apo Luftën e Trojës e njohur nga librat e Homerit, ndeshemi me fiset Dardane.
-Në Përmbytjet e Mëdha , ajo e Ogyges, Deukalionit, Noesë, njihet edhe përmbytja e Dardanit.
-Në të gjitha mitet ku flitet për krijuesit e racës së re njerëzore : nga Adami, Prometeu, Zeusi- Deukalion, Kadmi, Noe biblik, njihet edhe Dardani dhe fisi i tij, nga e kanë origjinën të gjithë popujt europian.
-Në rast se do të hetojmë për kultin e Tokës (Dhemitra, Cibele, etj) dhe tempullin e ishullit të Samothrakës, apo tempullin e parë të Pellazgëve – Dodonën, përsëri do të ndeshemi me emrin Dardan . Shkruesit e lashtë pohojnë se Samothraka në fillim mbante emrin e tij dhe Altarin më i famshëm i ishullit, i kushtohej “Perëndive të vërteta” (Dardanit dhe Iasonit). Kurse studiuesit modern , e lidhin emrin e Dodonës nga Dodani /Dordoni, variante të njohura në shkrimet e vjetra për emrin Dardan.
-Edhe kulti i binjakëve , aq i përhapur në mitet e Euro-Azisë, apo i emrave Kuritë, Kabir, Koribante, Dioskure, Daktile, Lari, Mani etj. që konsiderohen si Mbrojtes mistike apo Udheheqës të Njerezimit, kanë lidhje me figurën e Dardanit dhe vellait te tij Iasonit.
Përputhja e karakteristikave të Dodanim (fiseve dardane) në shkrimet e shënjta, me ato të Adamit dhe Prometeut në mite, dëshmon se bëhet fjalë për një vijëmsi të së njejtës histori arbërore, e ardhur nga fiset që formuan bashkësitë e para mbisunduese dhe që e kthyen besimin në një KOD LIGJOR i cili do të udhëhiqte çdo veprimtari, shpirtërore dhe administrative të shoqërisë njerëzore. Siç e përmëndëm në fillim të materialit, tek këto fise përfshihen edhe Iperiotët, siç e dëshmojnë emërtimet TITANË dhe IPEBOREAL në mite, që në gjuhën shqipe emërtojnë fiset e së njejtës gjini (Gegët dhe Toskët).
Në këtë kënd-vështrim, thellimi në historinë e Dardanisë dhe në përgjithësi të bashkësive më të mëdha të lashtësisë, pasardhës historik të të cilëve janë shqipetaro-arbërit e sotëm, do të kërkonte ndihmesën e shumë fushave shkencore, por sidomos të shkëputjes nga përdorimi politik i shkencës Historike, metodë që shtrëmbëron dhe e fsheh TË VËRTETËN.


Fatbardha Demi – [email protected].

VIJON…

__________________________________

FATBARDHA DEMI: DARDANIA E PAZBULUAR (1)
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=5441
***
FATBARDHA DEMI: DARDANIA E PAZBULUAR (2)
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=5442
***
FATBARDHA DEMI: DARDANIA E PAZBULUAR (3)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=5766
***
FATBARDHA DEMI: DARDANIA E PAZBULUAR (4)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=5767

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura