Pashtriku.org, 01. 05. 2015 – Në ftesën e Shoqatës për Kulturë dhe Art “Tradita” me seli në Tetovë, thuhet: “Të nderuar, me rastin e 137 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, me seli në Tetovë, ka nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën shkencore, me temë: “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE ÇËSHTJA KOMBËTARE SOT”
Tezat e Konferencës shkencore:
Lufta për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë;
Qëndrimi i diplomacisë ndërkombëtare;
Politika e Perandorisë Osmane e kohës;
Programi kombëtar për zhvillim ekonomik;
Programi arsimor dhe kulturor;
Këndvështrimi i studiuesve shqiptarë të kohës;
Këndvështrimi i studiuesve të huaj të kohës;
Roli dhe kontributi i kolonive shqiptare;
Qëndrimi i shteteve fqinje;
Kontributi i personaliteteve të shquara shqiptare, sipas vlerësimit të derisotëm dhe hulumtimeve të reja historiografike;
Roli i shtypit shqiptar dhe të huaj.
Konferenca shkencore do të mbahet më 10 qershor 2015, në Fakultetin e Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Ju lutemi që abstraktet e punimeve shkencore t’i dërgoni deri më 1 qershor 2015, në adresën elektronike: [email protected]
Ju njoftojmë njëherazi se punimet shkencore që do të prezantohen gjatë konferencës, do të botohen si përmbledhje e veçantë nga Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”.
Me respekt,
Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”
Tetovë, më 1 maj 2015″
……………………………………………………………