XHEVAT BISLIMI: ZGJEDHJE PAS ZGJIDHJES…!

Viti, 08. 01. 2016: Jo vetëm nga Opozita e Bashkuar, por edhe nga analistët, mediet dhe nga publiku i gjerë zgjedhjet e parakohëshme ose të jashtëzakonshme po shikohen-rekomandohen si zgjidhje ose si dalje nga kriza e thellë politike, kushtetuese, institucionale, ekonomike, sociale e morale, ku është futur vendi nga qeveria e Isë-Hashimit. Për mua, zgjedhjet do të mund të mbaheshin vetëm pas zgjidhjes, sepse zgjedhjet e menjëherëshme nuk janë zgjidhje e situatës së rënduar që po kalon Republika jonë. Krijimi i një qeverie teknike-stabilizuese ose të unitetit kombëtar do të ishte zgjidhja imediate që i duhet këtij vendi. Kjo qeveri e stabilitetit do të ishte edhe qeveri e “pajtimit”, kuptohet pa shkaktarët e kësaj krize… Forcat politike në Republikën tonë duhet të “pajtohen” (kusht sine que non) për politikën që do të ndiqte Republika jonë dhe populli i saj shqiptar (edhe pakicat lojale…) karshi-përballë Serbisë, e cila ishte, është dhe do të jetë kërcënim real dhe i përhershëm deri atëherë kur Republika jonë (edhe kombi shqiptar…) të jetë aq e fuqishme sa ta përballonte qoftë edhe me luftë Serbinë shoviniste. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe dhe historike edhe për ta “çliruar” Serbinë nga shovinizmi dhe neofashizmi i saj anakronik. Ky “pajtim” i forcave politike do të sillte edhe pajtimin dhe unitetin e nevojshëm ndërqytetar në Republikë, që nënkupton edhe integrimin e pakicës serbe dhe stabilitetin politik afatgjatë. Stabiliteti politik dhe “paqja” sociale” janë të domosdoshme për zgjedhje të qeta. Ndërsa për zgjedhje të ndershme dhe të besueshme, qeveria e unitetit kombëtar ose e stabilitetit do të duhej ta ndryshonte edhe ligjin për zgjedhjet ose sistemin zgjedhor. Me këtë sistem zgjedhor të bosnizuar nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi zgjedhje të ndershme, korretkte dhe të besueshme, rrjedhimisht as institucione të besueshme dhe të qëndrueshme… Vetëm pasi të plotësoheshin këto parakushte të domosdoshme qytetari do të besonte në zgjedhjet dhe në zgjidhjen e qëndrueshme e të besueshme. Këtu duhet të këmbëngulte më shumë opozita, por edhe të gjitha partitë që nuk duan zgjedhje për zgjedhje, por zgjedhje për zgjidhje…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura