MË 22 MARS – NË MYNIH TË GJERMANISË PROMOVOHET LIBRI ‘KËTU JAM PËR T’I LUFTUAR ARMIQTË’, KUSHTUAR DËSHMORIT TË KOMBIT, XHEMAJL FETAHAJ

 Pashtriku.org, 19. 03. 2014 – Të gjithë shokët, miqtë bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët e Dëshmorit të Kombit, Xhemajl Fetahaj, të gjithë miqtë e dashamirët e autorit të librit, të gjithë dashamirët e librit, të gjithë ata që duan ta njohin më mirë ilegalin, luftëtarin dhe dëshmorin emblematik, janë të ftuar në promovimin e librit “KËTU JAM PËR T’I LUFTUAR ARMIQTË” – MONOGRAFI PËR DËSHMORIN E KOMBIT, XHEMAJL FETAHAJ, që do të bëhet më 22 mars në München, në Erlebniscafe (Vitanas) Albert-Rosshaupter-Str.90 në orën 18.00, në organizim të Lëvizjes Popullore të Kosovës – Dega në Gjermani. Të interesuarit mund të marrin librin në këtë promovim. Ndajini dy orë për ta njohur më mirë njeriun i cili që nga rinia e hershme e tij filloi luftën kundër pushtuesve serbë për ta përfunduar në fushën e nderit në vigjilje të çlirimit të Kosovës! Të pranishëm do të jenë familjarë, shokë, bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë të dëshmorit dhe vet autori i librit Ibish Neziri.

=======================

* * *

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura