SHERADIN BERISHA: KUR RAMUSH HARADINAJ I THOSHTE HASHIM THAҪIT: “KUFINI KA ME U KTHY NË ÇAKORR, E NË KULLË TË ZHLEPIT”!

Pashtriku.org, 24 mars 2018: “Kulla Zhlebit është plot vorre, edhe Serbia kur u maru Jugosllavia se ka lujt, se e ka dite se sa gjaku e sa temeli është qaty. As Hashim Thaçi, as Murat Meha, as kushdo smuj e lun ate kufi. Këta janë ka rrejnë, ai kufi ka me u kthy në Çakorr, e në Kullë të Zhlebit. Unë për Çakorr jam tuj e bo betejen, betejen politike për qaf t’Çakorrit, se aty janë jo dhjetëra por janë mija njerëz që i kanë lanë eshtrat për me mbet kufiri aty, e me erdh mua Murat kushi, e Hashim kushi e po thotë jo se ki qaty. Po s’mundesh bre ti se ska mujt as Sulltani në atë vakt e as Cari i Rusisë, me e pru posht. Sulltani nuk ka mujt, Sulltani me forcat e veta me ushtritë e veta, bashk me Mark Milanin, e me krejt s’kanë mujt me lshu n’rrafsh. Cari i Rusisë së asaj kohe, s’ka mujt me pru n’rrafsh”, kështu kishte deklaruar Ramush Haradinaj, gjatë kohës kur e kundërshtonte marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi, më 26 gusht 2015 – në Vjenë.
“Edhe nuk mundet ky, as dikush si ky, as kerkush. Sulltan kushi u kon, që u kon fuqia e botës. Cari në atë kohë që u mundu me e rrit cernagoren, ku kanë bo edhe marrëveshje ner veti skane mujt me lshu ne rrafsh, e janë detyrua me lanë ne Çakorr, se krejt kush është shqiptar e din se sa lufta u bo për me u nal qaty. Vec qiky farë djali i Brojes, tha jo duhet me leshu në Kuqishtë, kadal more, mos ditsh shko vet thojnë”, i thoshte Haradinaj Hashim Thaçit.
“E ai është historian me demek, ai unë kam kry histori. E tash ai po thotë që skem hup tokë se ka ardh në Kucisht, se krejt kush është shqiptar e din sa lufta u bo për me u nal qaty. Vet qeky farë djali i Brojës thojke duhet me qu n’Kuçisht. Kadal more shko vet vlla, mos dish shko vet thojnë. Qaty u pa qe s’ka kry shkollë kurrë i ngrati, pernime unë nuk besoj që ai njeri ka bo dy ditë shkollë”, – kishte deklaruar Haradinaj duke akuzuar rëndë Hashim Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes në Vjenë!
***
Në vijim shikoni videon:
Porosia e FUNDIT E Ramush Haradinaj për DEMARKACIONI.
https://www.dailymotion.com/video/x6eveka

Edhe këtu shikoni këtë video:
https://videomuch.com/video/x6eveka/porosia-e-fundit-e-ramush-haradinaj-p-r-demarkacioni/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura