MË 9 GUSHT 2014 – NË GJAKOVË MBAHET SESIONI I XII SHKENCOR, ME TEMËN ‘RIPUSHTIMI JUGOSLLAV I KOSOVËS DHE TROJEVE TJERA ETNIKE PREJ VITIT 1944 – DHE QËNDRESA SHQIPTARE’

Gjakovë, 12. 07. 2014 – Të ndëruar miq, Ju njoftojmë se Shoqata e Intelektualëve Mbarëshqiptarë ‘Trojet e Arbrit’, më 9 Gusht 2014 – në qytetin e Gjakovës mban Sesionin e XII shkencor me temën: “RIPUSHTIMI JUGOSLLAV I KOSOVËS DHE TROJEVE TJERA ETNIKE PREJ VITIT 1944 – DHE QËNDRESA SHQIPTARE”. Ky sesion shkencor mbahet me rastin e 70 vjetorit të ripushtimit jugosllavë të Kosovës dhe viseve tjera etnike shqiptare, dhe ftohen studiuesit shqiptarë anë e kënd trojeve Etnike Shqiptare si dhe nga diaspora që të paraqiten me tematë e tyre. Me fakte shkencore do të paraqesim ripushtimin e trojeve etnike shqiptare, dhe do t’i tregojmë botës shqiptare dhe joshqiptare, se në vitin 1944 Kosova dhe viset e tjera Etnike Shqiptare u ripushtuan, dhe nuk u çliruan, siç e paraqesin sot mashtruesit e falsifikatorët e historisë, pinjollë të vijës së kuqe pansllaviste.
Kumtesat mund t`i dërgoni në këto email adresa:
[email protected]
[email protected] dhe
[email protected]
Afati i fundit për dërgimin e temave është 01-08- 2014.
Ju mirëpresim me nderime!
Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve Mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura