MEHMET BISLIMI: SHPIRTI PRO’SERB I KELMENDIT!

Zvicër, 9 mars 2017: Zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Ramiz Kelmendi ka thënë se Çakorri asnjëherë nuk ishte i Kosovës. … “Çakorri dhe Zhlebi nuk kanë qenë kurrë të Kosovës me sa e mbaj mend unë. Është një kufi shpirtëror për të cilin ne kemi luftuar ta kemi në territorin tonë po nuk kemi arritur ta përfitojmë. Ndaj shqetësimin me banorët e mi për kufirin shpirtëror që mendojnë që është dhe këtë shqetësim e mbështeti me kundërshtim”, ka thënë Kelmendi në “Zona B”.
E saktë zoti Kelmendi, lum si ne që të kemi!, po të mos ishe ti, tani në cilësinë e Zëvendës Kryeministrit të Kosovës, ne populli i gjorë i Kosovës jo për të ditur asnjëherë se cilët i kemi kufij shpirtëror e cilët ligjor!…
Po të mos ishit ju, ne nuk do ta dinim asnjëherë çka do të thotë shpirt shitur, shpirt tregtari, shpirt profiteri, shpirt i huaj, shpirt ngushtë, shpirt kazmë, shpirt prishur, shpirt laviri, shpirt spiuni, shpirti grykës, shpirt yrnek që mohon edhe tokën e vet etj.
Më duhet të jam i sinqertë me qytetarin, në fakt gjatë historisë sonë të përgjakur popullit tonë kurrë nuk i kanë munguar xhevahir të tillë që kanë mohuar tokat tona, që kanë sugjeruar që ato t’ ju falën Serbëve, Malazezëve, Maqedonëve, Grekëve e kujt djallin jo! Për ju zoti Kelmendi kufirin me Malin e Zi do ta kishit shtrirë deri në Karagq të Pejës. Po z. Kelmendi, ti bënë tregti me Serbinë, Malin e Zi, futë në Kosovë mallra të skaduar e të kontaminuar, krejt kundërligjshëm e për shtatë palë qejfe ngase ti bënë ligjin, madje së fundi ti cakton edhe kufirin me shtetet fqinjë!…

Po pra, ti z. Kelmendi kalërove degë me degë, nga AAK tek PDK që të molën, tani tek LDK që të voli e të vuri maje karrige për të mohuar ti tani tokat tona! O zot, nëse ka kund, si të banë kjo tokë?! Nuk keni dëgjuar kund në botë- veç tek komunitetet primitive të xhunglës, të emërohet një matrapaz tregtar që shet e blenë mallra të skaduar e kontaminuar popullit të vet, madje edhe gjatë kohës së Millosheviqit, gjatë luftës e pas luftës- njëjtë, që të katapultohet në Zëvendës Kryeministër pa përfillur asnjë procedurë! Kjo ndodhë vetëm në Kosovën tonë të njëmijë e njëqind çudirave.
Zot na ruaj nga zv. Kryeministra të tillë se e falin Kosovën guri me guri për të ruajtur tregtinë me Serbi.
Nëse ti je shqiptarë- mos qofsha unë!
Qeveri e Kosovës të mbuloftë turpi i kufirit shpirtëror që ka vu zëvendësi yt, Kelmendi!
09.03.2017
Mehmet Bislimi

Zona B – Ramiz Kelmendi – 08.03.2017 – Klan Kosova

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura