MEHMET HAJRIZI: RRETH LIBRIT ME POEZI ‘VDES ME TRËNDAFILIN’ TË AUTORES ELIFE LUZHA

Prishtinë, 13 dhjetor 2019: E lexova me kënaqësi tufën e poezive tuaja që më dhurove. Aty pashë, prototipin e bijës shqiptare, si Marigonën që lind për të qëndisur flamur, që rritet pranë shtizëz së tij dhe që i jep ngjyrë plisit e bozhurit të Kosovës. Aty pash Norën, Shotën, Margaritën, Ganimeten e Xheven, duke ikur nga djepi, të burrëruara me epe kreshnikësh (në vend ninullash), për t’u bërë jo vetëm shpresa, por edhe jeta e të zezës nënë. Aty pashë Elifen që dëshiron të jetojë përjetshëm si bijë Shqipërie dhe të vdes te ylli polar i idealeve të mëdha.

– Elife Luzha –

Në librin “Vdes me trëndafilin” pashë poeteshën me shpirtin e dëlirë e të trazuar,
– tek i këndon Shqipërisë, që dimrin ia kishte ngrohur,
– tek i këndon me mallë në maje të penës, Kosovës së saj dhe fëmijëve që nuk ia kanë frikën dimrit se gurët bomba i bëjnë,
– të rënëve e të gjallëve, si copa të atdheut që gjakun e tyre përpinin vetëm këmbë armiku të mos e shkelë,
– tek i këndon vendlindjes ku motrat me shami rreth vetullës e me lotët e freskët në buzët qershi, që në pragun e derës presin, si në zi.
Larg në dhe të huaj, ajo pret në ankth telefonatat e lajmet për dhembjet e lindjes të Kosovës nënë dhe prehet në poezi, që zjarrin për të në shuplakë ia sjell. Një ditë ajo vendos t’i kthehet vendlindjes, sepse e thërrasin me vite gurët, por edhe lumi që t’ia freskoj buzët shkrumb nga malli.
Ajo u këndon ndjenjave njerëzore, mallit e dashurisë, dhembjes e krenarisë, bukurisë fizike e shpirtërore, këngës e poezisë dhe s’do të pushoj së kënduari. Kënga e poetes nuk kuptohet pa përjetimin e dhembjes së shpirtit, pa përjetimin e ndjenjave të saj.
MIRËSIA
Është në ty njeri
Që akullin shkrin
Me fjalën e pathënë
Është kënga
E shpirtit të ri
Të zgjatë jetën
Si lulja me magji
Mirësia
Bimë e shpirtit
Të mirë
E bënë botën
Më të dëlirë.

_________________
Shtojcë e pashtrikut

VDES ME TRËNDAFILIN
Ka diçka timen
S’di si t’i them
Edhe mua në pranverë
Zemra më dhemb.
Disi kah vjeshta
Zemra më rrah
Shumë ndryshe
Verdhësia jote
Më pikëlon
Vjen sërish
Pastaj
Pranvera
Na
Rizgjon.
Vazhdojmë
Dashurinë
Bashkërisht
Unë e trëndafili

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

BARSOLETA

BARSOLETA Nga Beqir Elshani 1.ÇOHUNI BURRA! – Unë nuk e kuptoj fjalën demolim në shtypin tonë? – u…