Pashtriku, 31 gusht 2020:
8.1.4 Letër
Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë Tiranë
Sokut Enver HOXHA
I dashur shoku Enver
Të dashur shokë
Me dhembje të thellë në zemër mësuam për pasojat e dëmet e rënda që shkaktoi tërmeti i 15 prillit në disa rrethe të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ne, komunistët kosovarë, në emër të popullit shqiptar të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi dhe në emrin tonë, ju shprehim juve dhe vëllezërve tanë të goditur nga tërmeti, si dhe gjithë popullit shqiptar në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, ndjenjat e solidaritetit tonë vëllazëror.
Ne jemi të bindur se me kujdesin e Partisë dhe të pushtetit popullor, me forcën e popullit, gatishmërinë e tij luftarake dhe optimizmin revolucionar që e karakterizon atë, këto pasoja do të eliminohen në afatin rekord. Nuk ka vështirësi që mund ta mposhtë popullin trim shqiptar. Popujt e botës edhe me këtë rast do të shohin në Shqipërinë socialiste edhe një shembull tjetër të forcës së marksizëm-leninizmit e të epërsisë së sistemit socialist. Kjo fitore do të jetë edhe një goditje tjetër mbi armiqtë tanë kodo në botë.
Një shembull i qartë do të jetë ky veçanërisht për popullin tonë të robëruar dhe për popujt jugosllavë. Edhe disa vise në Mal të Zi u goditën nga tërmeti, por atje popullsia mbeti jashtë në shi e në erë, pa ujë dhe pa bukë, pa asnjë kujdes. Titua e lëshoi i trembur çerdhen, por për popullin nuk çau kokën pse mbeti mes fushe. Një xhelat që tërë jetën është munduar të na shfarosë, natyrisht, nuk është e mundur të ndjejë dhembje për ne.
Ju urojmë që vështirësitë e krijuara nga kjo fatkeqësi e natyrës t’i kapërceni sa më parë.
Rroftë Shqipëria socialiste!
Rroftë Partia dhe shoku Enver!
Vjenë, më 29. IV.1979
Për Komitetin Drejtues të Grupit Marksist-Leninist të Kosovës
Sekretari
Mehmet Hajrizi
VIJON …
__________________
MEHMET HAJRIZI: SHTOJCA – DOKUMENTE, LETRA DHE ARTIKUJ (66)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10415
Postime të Lidhura
L’ACTION FRANÇAISE (1939): DEKLARATA PËR SHTYP E MBRETËRESHËS GERALDINË NGA GREQIA, DREJTUAR FUQIVE TË MËDHA
Francë, 4 Maj 2018: “L’Action française” ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në ballinë, një shkrim…
SI U XHIRUAN FËMIJËT E MBIJETUAR TË FAMILJES JASHARI, NË MARS 1998 (VIDEO)
Nuhi Bytyçi: Si gazetarë, kemi xhiruar fëmijët e mbijetuar të familjes Jashari (VIDEO) Nuhi Bytyçi, gazetari që punoi…
SHERADIN BERISHA: ROLI HISTORIK I DEMONSTRATAVE TË VJESHTËS (TETOR – DHJETOR 1968) NË KOSOVË
Pashtriku.org, 26. 11. 2015: Ndonëse viti 1968 njihet si vit i lëvizjeve studentore në Europë, ku universitetet më…
DR. EMIN KABASHI: KARAKTERI ҪLIRIMTAR I VEPRIMTARISË ILEGALE SHQIPTARE NË LIBRIN E MEHMET HAJRIZIT ‘HISTORI E NJË ORGANIZATE POLITIKE DHE DEMONSTRATAT E VITIT 1981’
Pashtriku.org, 06. 02. 2015 – (Popujt që nuk luftojnë për liri zhduken) – (Mehmet Hajrizi, Histori e një…