Pashtriku, 31 gusht 2020:
8.1.4 Letër
Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë Tiranë
Sokut Enver HOXHA
I dashur shoku Enver
Të dashur shokë
Me dhembje të thellë në zemër mësuam për pasojat e dëmet e rënda që shkaktoi tërmeti i 15 prillit në disa rrethe të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ne, komunistët kosovarë, në emër të popullit shqiptar të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi dhe në emrin tonë, ju shprehim juve dhe vëllezërve tanë të goditur nga tërmeti, si dhe gjithë popullit shqiptar në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, ndjenjat e solidaritetit tonë vëllazëror.
Ne jemi të bindur se me kujdesin e Partisë dhe të pushtetit popullor, me forcën e popullit, gatishmërinë e tij luftarake dhe optimizmin revolucionar që e karakterizon atë, këto pasoja do të eliminohen në afatin rekord. Nuk ka vështirësi që mund ta mposhtë popullin trim shqiptar. Popujt e botës edhe me këtë rast do të shohin në Shqipërinë socialiste edhe një shembull tjetër të forcës së marksizëm-leninizmit e të epërsisë së sistemit socialist. Kjo fitore do të jetë edhe një goditje tjetër mbi armiqtë tanë kodo në botë.
Një shembull i qartë do të jetë ky veçanërisht për popullin tonë të robëruar dhe për popujt jugosllavë. Edhe disa vise në Mal të Zi u goditën nga tërmeti, por atje popullsia mbeti jashtë në shi e në erë, pa ujë dhe pa bukë, pa asnjë kujdes. Titua e lëshoi i trembur çerdhen, por për popullin nuk çau kokën pse mbeti mes fushe. Një xhelat që tërë jetën është munduar të na shfarosë, natyrisht, nuk është e mundur të ndjejë dhembje për ne.
Ju urojmë që vështirësitë e krijuara nga kjo fatkeqësi e natyrës t’i kapërceni sa më parë.
Rroftë Shqipëria socialiste!
Rroftë Partia dhe shoku Enver!
Vjenë, më 29. IV.1979
Për Komitetin Drejtues të Grupit Marksist-Leninist të Kosovës
Sekretari
Mehmet Hajrizi
VIJON …
__________________
MEHMET HAJRIZI: SHTOJCA – DOKUMENTE, LETRA DHE ARTIKUJ (66)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10415
Postime të Lidhura
L’INTRANSIGEANT (1937) : VENDIMI I MBRETIT ZOG, QË GRATË SHQIPTARE TË HEQIN ‘ÇARÇAFIN-FEREXHEN’, E BËRI TIRANËN TË LUMTUR
Francë, 20 Nëntor 2017: Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar, të mërkurën e 31 marsit 1937, në faqen n°3,…
PROF.DR.SABILE KEҪMEZI – BASHA: GAZETA ‘LAJMËTARI I LIRISË’, BEFASI E KËNDSHME PËR MËRGATËN SHQIPTARE (IV)
Prishtinë, 12. 04. 2015 – Në Jugosllavinë e pasluftës u deklaruan se kriteri kombëtar do të vihej në…
FUSHATA BARBARE KUNDËR AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE NË ILIRIK …
Dëshmi historie FUSHATA BARBARE KUNDËR AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE NË ILIRIK DHE EVROPË, PROPAGANDË POLITIKE DHE FETARE SERBOMADHE Nga…
Historia e trishtë e masakrimit të Romanovëve të Rusisë
Historia e trishtë e masakrimit të Romanovëve të Rusisë Masakra e Jekaterinburgut është konsideruar nga shumë historianë si…