MEHMET HAJRIZI: SHTOJCA – DOKUMENTE, LETRA DHE ARTIKUJ (77)

Pashtriku, 30 shtator 2020:
8.1.18 Letër proteste e të burgosurve politikë shqiptarë
Të burgosurit politikë shqiptarë në Burgun e Novi Sadit, të cilët për shtatë vjet rresht po mbanin dënimin në kushtet e burgut hetues, i drejtonin një letër proteste, nëpërmjet Drejtorisë së Burgut, sekretarit të Sekretariatit Krahinor për Jurisprudencë në Prishtinë, Vesel Latifit, në të cilën thuhej:

“Kanë kaluar afro tre muaj qëkur se autoritetet e burgut na kanë njoftuar me vendimin tuaj që të na ndalohet çdo libër. Duke pasur njëfarë bindje se kjo masë do të ishte e përkohshme dhe po aplikohej për një arsye a një tjetër, e që për ne ishte e paqartë, prisnim të qetë fundin e saj. Është e qartë: ne u zhgënjyem, ju doni të na ndaloni punën intelektuale dhe librat. Po çfarë janë objektivat? Atë ju e dini. (Apo ndoshta doni akoma të provoni durimin tonë).
Sidoqoftë, ju po i shkelni me të dyja këmbët ligjet në fuqi, politikën tuaj sanksionuese të proklamuar zyrtarisht dhe vetë kushtetutën.
Ne, të dënuarit politikë shqiptarë në mënyrë sistematike dhe në shkallë të gjerë jemi të diskriminuar rëndë në krahasim me të dënuarit politikë në plan jugosllav.

Shkelje e ligjit, shkelje e kushtetutës dhe thyerje e konventave ndërkombëtare që i ka nënshkruar edhe vetë Jugosllavia, ka qenë gjithë procedura hetuese gjatë së cilës ndaj nesh janë përdorur mjete e metoda të egra torturuese, të denja për inkuizicionin mesjetar. Në procesin gjyqësor, të mbyllur dhe për shumëçka të jashtëzakonshëm, ne as të drejtën e mbrojtjes e të fjalës nuk e kishim të plotë. Edhe një injorant i humbur nuk e ka të vështirë të shohë e të dallojë ndryshimin e politikës ndëshkuese, si qielli me tokën, ndaj të burgosurve politikë shqiptarë, në njërën anë dhe ndaj të burgosurve të tjerë politikë në Jugosllavi, në anën tjetër. Kjo politikë ndëshkuese ndaj nesh ka marrë të gjitha tiparet e një politike hakmarrjeje të egër dhe të shfryrjes e të nxjerrjes së inatit. Një praktikë e panjohur gjer tani, jo vetëm në Jugosllavi, por edhe më gjerë, ka qenë dhe vazhdon të jetë hallakatja dhe degdisja masive e të dënuarve politikë të një populli nëpër, pothuaj gjithë burgjet hetuese të shtetit, për të vuajtur atje dënimin. Të vendosur me shumë vite në birucat e burgjeve hetuese kosovare dhe jugosllave bashkë me kriminelë ordinerë, hajdutë të regjur e vagabondë, bashkë me të sëmurë nervorë e mentalë (shpesh të rrezikshëm për të tjerët), bashkë me të sëmurë nga sëmundje ngjitëse etj., në kushte jetese prej kazamatesh, ka qenë e pamundur ta ruanim shëndetin nga një shkatërrim i vazhdueshëm.
Megjithatë, mbaheshim dhe shpresonim se gjithë këto kushte të egra ishin për një kohë të shkurtër. Ta themi çiltërisht, ne ngapak edhe besonim demagogjinë se në Kosovë, gjoja s’kishte vend të mjaftueshëm, se posa të ngrihej objekti i Shtëpisë Ndëshkuese Përmirësuese në Gjurakovc (Dubravë), do të ktheheshim atje për të vazhduar vuajtjen e dënimit, sikur të burgosurit tjerë, në vend të vet, në kushte pak a shumë normale, diku afër nivelit mesatar jugosllav, se nuk do të torturoheshin më familjet tona, duke udhëtuar me mijëra kilometra për 20-30 minuta vizitë, se nuk do të harxhonin nga një rrogë kosovare për çdo vizitë dhe se do të kishin mundësi, më në fund, të na vizitonin prindërit e moshuar dhe fëmijët e vegjël.
Gjithë këto fakte të hidhura flasin për të vërtetën e trajtimit tonë, jo si të burgosur të një shteti modern, por si skllevër të kohëve antike. Faktet flasin qartë për atë gjendje tonë të rëndë diskriminuese që theksuam në fillim e që në vetvete, edhe ajo nxjerr shumë të palara në shesh.
Masat tuaja të fundit për të na ndaluar librat, janë edhe një fakt tjetër i qartë që dëshmon realitetin e shëmtuar, janë edhe një mohim i të drejtave tona elementare, një shkelje e vetë ligjit, e rregulloreve të çdo burgu dhe një thellim i frymës hakmarrëse.
Shprehim kundërshtimin tonë të vendosur edhe kundër këtij vendimi absurd dhe të paligjshëm.
Kërkojmë edhe njëherë me këmbëngulje që të na sigurohen të drejtat tona, si të burgosurve tjerë në Jugosllavi e edhe të drejtën për të porositur e për të lexuar literaturë.
Në Burgun e Novi Sadit, më 1. VIII. 1988
Të dënuarit:
Mehmet Hajrizi
Isa Dërmaku
Jahir Hajrizi
Naim Jaka
Bajram Dërmaku

***
8.2 Shkurtesat
GRK- Grupi Revolucionar i Kosovës
ADK-Alternativa Demokratike e Kosovës
AVNOJ-Këshilli Antifashist Nacional Çlirimtar i Jugosllavisë
BRSS-Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike
GMLK-Grupi Marksist-Leninist i Kosovës
KD-Komiteti Drejtues
KE=Komiteti Ekzekutiv
KKASHG-Konferenca Krahinore e Gruas
KMDLNJ-Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
KOS-Shërbimi Ushtarak i Kundërzbulimit
KQ- Komiteti Qendror
KQF- Këshilli Qendror i Financimit
KSA-Krahina Socialiste Autonome
KSBE-Konferenca e Sigurisë dhe Bashkëpunimit Evropian
LASH- Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë
LBD-Lëvizja e Bashkuar Demokratike
LDB=Lufta e Dytë Botërore
LDK-Lidhja Demokratike e Kosovës
LDSH- Lëvizja Demokratike Shqiptare
LK-Lidhja e Komunistëve
LKÇK-Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës
LKJ-Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë
LNÇ-Lufta Nacional Çlirimtare
LNÇKVSHJ-Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dheViseve Shqiptare në Jugosllavi
LPB-Lufta e Parë Botërore
LPK-Lëvizja Popullore e Kosovës
LPRK- Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës
LRBSH-Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve
LRDK -Lidhja e Re Demokratike e Kosovës
LRS-Lidhja e Rinisë Socialiste
LRSSHJ-Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi
LS-Lidhja e Sindikatave
LSPP- Lidhja Socialiste e Popullit Punues
NATO =Aleanca Veri Atlantike
NDSH -Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare
OKB -Organizata e Kombeve të Bashkuara
OMLK -Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës
OZNA -Sigurimi Shtetëror jugosllav, para UDB-së
PKJ-Partia Komuniste e Jugosllavisë
PKMLSHJ-Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarëve ne Jugosllavi
PKSH- Partia Komuniste e Shqipërisë
PPSH- Partia e Punës e Shqipërisë
RF- Republika Federale
RPS-Republika Popullore Socialiste
RPSSH-Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
RS-Republika Socialiste
RSF-Republika Socialiste Federative
RSFJ-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë
SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës
TVSH- Televizioni Shqiptar
UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës
UÇPMB-Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
UDB- Sigurimi Shtetëror jugosllav
UNÇJ -Ushtria Nacional Çlirimtare e Jugosllavisë
UNIKOMB- Partia e Unitetit Kombëtar
UP-Universiteti i Prishtinës
ZO-Zona Operative
8.3 Bibliografi
– Adem Demaçi: Dashuria Kuantike e Filanit, Buzuku Interpress, Prishtinë, 2007
– Adem Demaçi: Intervistë te Epoka e re, 17 prill 2006
– Adil Pireva: Gjashtëdhjeteteta shqiptare, Prishtinë
– Aleksandër Stipçeviq: Ilirët, historia, jeta, kultura, simbolet e kultit, Toena, Tiranë, 2002
– Ali Lajçi: Intervistë në Zëri, 13 maj
– Ali Lajçi: Intervistë te Epoka e re, 15 mars 2006
– Arian Starova: Për Kosovën, çështjen kombëtare të shqiptarëve, Koha , Tiranë, 2000
– Azem Syla, shënime, 2007
– Bajram Kurti, Begzat Baliu, Avdi Gjata, Gjaku i Lirisë 1981 – 1995, Prishtinë 1996
– Basri Musmurati, shënime, 2007
– Bedri Islami: Merrni nga unë atë që nuk është ndarje…Epoka e Re, 23 janar 2007
– Bedri Islami: Shqipëria dhe demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, “Epoka e Re”, Prishtinë, 2006
– Bejtullah Tahiri, shënime, 2007
– Berat Luzha, shënime, 2007
– Binak Ulaj: Shënime, Prishtinë, 2006
– Binak Ulaj, shënime, 2007
– Dobrica Qosiq: Kosovo, Novosti, Beograd 2004
– Dr. Hakif Bajrami: Dosja Demaçi, Brezi 81, Prishtinë, 2003
– Enver Hoxha: Kosova është Shqipëri, Neraida, 1999
– Ethem Çeku, Shekulli i Ilegales, Prishtinë, 2004
– Fakte për Kosovën ”Botim i Komitetit Krahinor të Informatave, Prishtinë, 1983
– Gani Koci: 25 vjet të Pranverës kosovare ’81, Zëri 8-10 mars 2006
– Gazeta “Epoka e re” 5-6 maj 2006
– Gazeta “Kosova Sot ”Prishtinë, 27 nëntor 2006
– Gazeta “Kosova Sot ”Prishtinë, 29 nëntor 2006
– Gazeta “Kosova Sot” Prishtinë, 16 dhjetor 2006
– Gazeta “Kosova Sot” Prishtinë, 17 dhjetor 2006
– Gazeta “Kosova Sot” Prishtinë, 28 dhjetor 2006
– Gazeta “Kosova Sot” Prishtinë, 28 nëntor 2006
– Gazeta “Kosova Sot” Prishtinë, 29 janar 2007
– Gazeta “Kosova Sot” Prishtinë, 4 dhjetor 2006
– Gazeta “Kosova Sot” Prishtinë, 4 dhjetor 2006
– Gazeta “Kosova Sot” Prishtinë, 6 dhjetor 2006
– Gazeta “Kosova Sot” Prishtinë, 7 janar 2007
– Gazeta “Kosova Sot”, Prishtinë, 19 nëntor 2006
– Gazeta “Kosova Sot”, Prishtinë, 21 nëntor 2006
– George Fred Williams: “Shqiptarët” Dielli, Tiranë, 1934
– GMLK, “Materiale”, 1978, Arkivi i kosovës.
– GMLK, Trakt, 13.06.1978, Arkivi i Kosovës
– GMLK, Trakt, 1975, Arkivi i Kosovës, Fondi: Gjykata e Qarkut Prishtinë, viti 1974/75
– GMLK, Trakt, 24.12.1974, Arkivi i Kosovës
– GMLK: Trakt, 27.10.1979, Arkivi i Kosovës
– GRK, Trakt, 1 nëntor 1973, Arkivi i Kosovës
– GRK, Trakt, 1974, Arkivi i Kosovës
– GRK: Trakt, 1973-4, Arkivi i Kosovës
– GRK: Udhëzime për konspiracion, 1973 (Arkivi i Kosovës)
– Hydajet Hyseni: Intervistë te “Zëri”, 25- vjetori i Pranverës kosovare 16-18 mars 2006
– Ibrahim Kelmendi, shkrim te Epoka e Re, 21 mars 2006
– Jakup Krasniqi: Kërkesa për Republikë ishte realiste për kohën, Epoka e Re, 11 maj 2006
– Jehona e ngjarjeve të Kosovës, “ Liria”, prill 1981
– Kadri Halimi: Shkëndijë e lirisë, Prishtinë 1995
– Kadri Kryeziu, intervistë, Epoka e re, 18 mars 2006
– Kadri Kryeziu: “Zëri”, 8 mars 2006
– Kadri Osmani- Binak Ulaj, Shënime, 2006
– Kadri Rexha: shkrim te Epoka e Re, 19 janar 2007
– Kadri Zeka: Artikuj e Fjalime
– Kadri Zeka Vepra “Liria”, 1986
– Këngët e Lirisë” Botim i “Lirisë”, dhjetor 1980, Prishtinë
– Fazli Abdullahu, shënime, 2007
– Fehmi Plaku, shënime, 2007
– Feniksët e Lirisë, Libri i dytë, Prishtinë 2002
– Feniksët e Lirisë, Libri i tretë, Prishtinë 2003
– Ferid Çollaku, shënime, 2007
– Gani Sylaj, shënime, 2007
– Halil Malaj, shënime, 2007
– Hamide Ademi, shënime, 2007
– Haqif Krasniqi, shënime, 2007
– Hasan Malaj, shënime, 2007
– Hasan Ramadani, shënime, 2007
– Haxhere Hajrizi, shënime, 2007
– Hidajete Osmani, shënime, 2007
– Hydajet Hyseni, shënime, 2007
– Ilmi Ramadani, shënime, 2007
– Instituti i Historisë, Prishtinë, Kosova nr 26, Prishtinë, 2005
– Instituti i Historisë, Prishtinë, Kosova nr 27, Prishtinë, 2005
– Ismail Syla, shënime, 2007
– Jahir Hajrizi, shënime, 2007
– Jakup Krasniqi, shënime, 2007
– Jashar Alia, shënime, 2007
– Kadri Luzha, shënime, 2007
– Kadri Osmani, shënime, 2007
– Lajmëtari i Lirisë”, 1980
– Letër e panjohur e Enver Hoxhës mbi Kosovën, Dokumenta të Arkivave Ruse, Botimpex , Tiranë 2002
– Libri i bardhë, UNUKOMB, Prishtinë , 1992
– Liria” nr 4-5, gusht 1981
– Liria” nr. 2, dhjetor 1980
– Liria” nr. 6, dhjetor 1981
– Liria” nr.3, maj 1981
– Liria”, nr. 1, tetor 1980, Prishtinë
– Mahmut Bakalli: Intervisë, “Zëri”, 29 prill 2006
– Mahmut Bakalli: Intervisë, “Zëri”, 8 maj 2006
– Mahmut Bakalli, Intervisë, “Koha ditore”, 19 prill 2007
– Mahmut Bakalli, Intervisë, “Zëri”, 3 maj 2006
– Mahmut Bakalli, Intervisë, “Zëri”, 4 maj 2006
– Mahmut Bakalli, Intervisë, “Zëri”, 5 maj 2006
– Mahmut Bakalli, Intervisë, Koha ditore, 18 prill 2007
– Mahmut Bakalli, Intervistë, “Zëri”, 29 prill 2006
– Mahmut Bakalli, Intervistë, “Zëri”, 4 maj 2006
– Mahmut Bakalli, intervistë, “Zëri”, 8 maj 2006
– Mahmut Bakallit, Intervistë, “Koha Ditore”, Prishtinë, 17 prill 2007
– Malush Krasniqi, shkrim te “Zëri” 22 mars 2006
– Marenglen Verli: “Shfrytëzimi ekonomik i Kosovës 1970-1990. “Dituria” Tiranë, 1994
– Marenglen Verli: “Shfrytëzimi ekonomik i Kosovës 1970-1990. “Dituria”Tiranë, 1994
– Mefail Bajrami, shënime, 2007
– Mehmet Hajrizi: Letër gjithë anëtarëve të GMLK, shkurt 1980, Arkivi i Kosovës
– Mehmet Hajrizi, Ismail Kastrati, Bajram Shatri, Këshilli Qendror për Financim i Kosovës, Prishtinë 2007
– Mehmet Hajrizi, shënime, 2007
– Mehmet Hajrizi, Sprova të çlirimit, Prishtinë 2004
– Mr. Blerim Reka: Kosova në dokumentet e Kongresit Amerikan (1986-1995), Rilindja, 1995
– Mustafa Ademi, shënime, 2007
– Nazim Maliqi, shënime, 2007
– Nexhmedin Ahmetaj, shënime, 2007
– Nezir Myrta, shënime, 2007
– Niazi Idrizi, shënime, 2007
– Nikë Gjeloshi: Demonstratat bënë kthesë në identitetin kombëtar, Epoka e Re, 23 mars 2006
– Noel Malcolm “Kosova, një histori e shkurtër”, Koha, Prishtinë 1998
– Nuhi Berisha, Pranvera e Luleve të kuqe, Kujtime “Liria”, Zvicër
– OMLK: Teza rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës, maj 1981, Arkivi i Kosovës
– OMLK, Liria-Trakt, mars 1981, Arkivi i Kosovës
– OMLK, Trakt, 27.3. 1981, Arkivi i Kosovës
– Platforma Politike për aksionin e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë në zhvillimin e vetëqeverisjes socialiste, të vëllazërim-bashkimit dhe të bashkëjetesës në Kosovë, Rilindja, 1981
– Ramiz Abdyli, shënime, 2007
– Remzie Limani, shënime, 2007
– Rexhep Abdullahu: Ngjarje e inskenuar apo skenë e vullnetit të popullit? Te gazeta “Bota Sot” Prishtinë, 3 prill 2006
– Rexhep Malaj: Qëndresa, Gjilan, janar 2002
– Rexhep Qosja: Pa demonstratat e ’81-shit ne nuk do të ishim këtu ku jemi sot, intervistë te Epoka e Re, 4 maj 2006
– Rexhep Qosja: Strategjia e bashkimit shqiptar, Toena, Tiranë, 1998
– Robert d’Angely Enigma, Toena, Tiranë, 1998
– Rrustem Rugova : “Kush flet në emër të popullit të Kosovës?”, “Rilindja”, 12 korrik 1982.
– Sabile Keçmezi-Basha: Demonstratat studentore ’81-kthesë e madhe në historinë më të re të Kosovës, Epoka e Re, 8 maj 2006
– Sabile Keçmezi-Basha: Diferencimet e dënimet ndaj shqiptarëve morën përmasa të mëdha, Epoka e Re, 9 maj 2006
– Sabile keçmezi-Basha: Të burgosurit politikë shqiptarë në Kosovë (1945-1990), Prishtinë, 2005 (Dorëshkrim)
– Sabile Keçmezi-Basha: Roli i revistës ‘Liria’ si zëdhënëse e kohës së vet, Epoka e re, Prishtinë, 13 prill 2006
– Sabile Keçmezi-Basha: Organizatat dhe Grupet ilegale në Kosovë 1981 – 1989, Prishtinë 2003
– Sabile Keçmezi-Basha, Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë (1945 – 47) , Rilindja 1998
– Sabit Rexhepi, shënime, 2007
– Sabri Sherifi, shënime, 2007
– Sadri Sherifi, shënime, 2007
– Saime Isufi, shënime, 2007
– Sami Pireve, shënime, 2007
– Selatin Novosella: Kosova ’64, Renesansa, Prishtinë 1994
– Selatin Novosella: Kosova 75, Prishtinë 1995 f. 25
– Shaqir Sela, shënime, 2007
– Shemsedin Hoxha, shënime, 2007
– Shemsi Reçica: Intervistë, Epoka e re, 1 prill 2006
– Shemsi Reçica: Intervistë, Epoka e re, 31 mars 2006
– Sheqir Zeneli, shënime, 2007
– Sheradin Berisha: Veprimtaria e organizatave politike ilegale në Kosovë 1945-1999, forumishqiptar.com
– Shtypi botëror rreth ngjarjeve në Kosovë, “8 Nëntori”, Tiranë, 1981
– Shtypi botëror rreth ngjarjeve në Kosovë, 8 Nëntori, Tiranë, 1981
– Sinan Hasani: “Kosova të vërtetat e mashtrimet” Rilindja, Prishtinë, 1986
– Stefan Karastojanov : «Kosova » (një analizë gjeopolitike) Serembe, Shkup, 2007
– Sylejman Krasniqi: Marshi i Bellaqevcit 1 prill 1981, Epoka e re, 3 prill 2007
– Teuta Bekteshi, shënime, 2007
– Teuta Hadri, shënime, 2007
– Tone Buzhala-Gashi, shënime, 2007
– Trakt me rastin e demonstratës së 9 majit 1981 në Dyseldorf të Gjermanisë (Nga arkivi i organizatës)
– Ukshin Hoti: Filozofia politike e çështjes shqiptare, UNIKOMB, Prishtinë, 1997
– V.I. Lenin: Vepra të zgjedhura, vëll. II, Tiranë
– Veli Llakaj: Tetë vjet në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, “Ilar”Tiranë, 2006
– Viktor Mejer: “Fundi i Jugosllavisë goditja në Kosovë”, Liria, Lubjanë 2007
– Xhabir Morina: “Identiteti kombëtar i marksistë leninistëve të Kosovës, roli i tyre në Lëvizjen Ilegale Atdhetare të Kosovës dhe për çështjen e Kosovës 1983-1985”, Ferizaj, dorëshkrim
– Xhabir Morina: Lëvizja Ilegale Atdhetare e nxënësve dhe e studentëve të Ferizajt gjatë viteve 1975-1979, Ferizaj 2006, dorëshkrim.
– Xhafer Durmishi: Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985, Epoka e re, 24 janar 2007
– Xhafer Shatri: “Pse dergjet në burg Adem Demaçi?”, Komiteti i Kosovës për Informimin e Opinionit Botëror, Bernë, 1990.
– Xhafer Shatri: 20 vjet nga vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës, te Pasqyra, 2002
– Xhafer Shatri: Vështrim i përgjithshëm mbi politikën serbomadhe në Kosovë,
– Xhafer Shatri, shënime, 2007
– Xhelal Gjeqovi: “Shteti Shqiptar dhe çështja e Kosovës”, Botimpex, 1998, Tiranë
– Xhevat Zekaj: Shënime, 2007
– Xhorxh F. Wiliams, Shqiptarët. Tiranë 1999
– Zekeria Cana: Fletë ditari 1976-1984, “ Zëri”, 25 janar 2007
– Zëri i Kosovës” nr. 2, prill 1974
– Zëri i Kosovës” nr.1, shkurt 1974
– FUND –
________________
MEHMET HAJRIZI: SHTOJCA – DOKUMENTE, LETRA DHE ARTIKUJ (76)
https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10568

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura