MR.ELIFE PODVORICA:MIRË SE ERDHE HASAN PRISHTINA NË SHKUP

(Pashtriku.org, 18. 10. 2012) – Luani i Prishtinës – Hasan Prishtina! Kështu e quanin në Perandorinë Osmane sa ishte deputet, pra “Deputeti kryengritës”, ndërsa shtypi shqiptar “Luani i Prishtinës”!
Ndërsa sot më 14 Tetor 2012 qëlloi ditë e dielë, dhe shiu që binte prajshëm gjatë tërë rrugës për në Shkup, ishte pjesë e emocioneve tona! Ishim nisur që të shkonim e të “takoheshim” edhe njëherë, pas 100 vjetësh, me intelektualin që në atë kohë fliste ”vetëm” nëntë gjuhë. Andaj dhe se kishte të vështirë t’u fliste të gjithë atyre figurave europiane e botërore e që ishin protoganistë të fatit të shumë popujve, e edhe popullit shqiptar! Shkonim të takoheshim me veprimtarinë e palodhur që “në tri dekadat e para të shekullit XX, nuk ka pasur lëvizje e kryengritje anti-osmane, por edhe as zhvillim politik, diplomatik, kulturor e arsimor në trojet shqiptare, në të cilat nuk ka marrë pjesë aktivisht Hasan Prishtina”.

Çuditeshim shumë gjersa debatonim rreth këtyre çështjeve:”A thua vallë si kishte mundur që të “rrihte Shkup e Shkodër”, në atë kohë ku mesiguri nuk kishte mundësi lëvizjeje siç ka sot p.sh automjete që deri në Shkup të çojnë për një orë e gjysëm, po të mos ishte kufiri që të vonon sikurse sot që duhej të pritje gjatë, sidomos në doganën kosovare. E ai intelektuali, që deshi popullit të tij t’ia mësojë dhe alfabetin, kontributi i të cilit për këtë çështje u përmend jo vetëm njëherë edhe gjatë simpoziumit shkencor të ditës së djeshme, shëtitej kështu sa nëpër trojet shqiptare, sa nëpër kryeqytete europiane, para së gjithash për t’i thyer paragjykimet e tyre që kishin krijuar nga propaganda shoviniste sllave, se populli shqiptar nuk ishte popull i egër dhe i padenjë për të pasur e menagjuar shtetin e tyre, dhe për t’iu garantuar atyre që mos të bezdiseshin për këtë punë, sepse në shqiptari kishte inelektualë që nga ato male të ashpra, dinin t’u flisnin në nëntë gjuhët amtare të tyre, dhe se e donin lirinë jo vetëm për popullin shqiptarë, por të të gjithë atyre, që në këtë pjesë të Europës duan të jetojnë të lirë, duke respektuar etnicitetin e njëri-tjetrit. Këtë e kishte dëshmuar dhe stërgjyshi i tij Skëndërbeu, të cilit sot i erdhi komshinjë aty në sheshin e Shkupit, e të cilin, edhe ky Hasan Prishtina, stërnipi i tij me shokë, e kishte çliruar nga zgjedha otomane jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë ata popuj që jetonin aty. Ai, kudo që ia msynte nëpër podiumet europiane ku luhej loja e pazarit në kurriz të popullit shqiptarë, u përkujtonte se ky popull ishte kombi i Skëndërbeut që kishte siguruar lirinë e Europës për 25 vjet me radhë, dhe se ky stërnipi i tij Hasan Prishtina, di të luftojë dhe ta dëbojë po atë Perandori Osmane që Europa nuk e kishte bërë për 500 vjet me radhë.

…………………………………………………..

E sot në Shkupin e Hasan Bej Prishtinës, derisa njerëzit po zbrisnin tufa-tufa te sheshi ku do të zbulohej shtatorja e tij, nëpër tabelat udhërrëfyese të komunikacionit si dhe brenda në qytet, nuk kishte dhe një gerëm të vetme shqipe, të gjitha ishin të shkruara vetëm në dy gjuhë: në ate maqedonishte me shkronja qirilishtë, dhe në ate angleze. A thua për këta europianët po vlejka që vetëm Republika e Kosovës t’i përfillte pakicat kombtare?! Sepse për 5% neve edhe në një vend ku as era nuk i vjen sërb, duhet që tabelën ta kemi të shkruar dhe në gjuhën e kriminelëve që na vranë e na ndanë për këto 100 vjet me radhë. Ndërsa, faktin që atje, pra në Shkupin e bacës Hasan, nuk figuronte asnjë fjalë, ndoshta duhet ta marrim si pozitive, sepse kur një popull ka më shumë se 40% ekzistencë të tij në një shtet, ai nuk konsiderohet më pakicë kombtare.
Andaj, edhe sot, edhe dje ku u tubuan gjithë ata doktorë shkencash, të cilët kryesisht duke iu referuar dokumenteve të cilat viteve të fundit po dalin në pah gjithnjë e më shumë nga arkivat evropiane, vunë në pah dinjitetin e Figurës së madhe të këtij patrioti shekullorë. Edhe atë ditë kur u mbajtë Akademi përkujtimore për figurën e tij madhore, duke vënë në fokus kombtarë dëshirën dhe idealin për të cilin ai u mundua tërë jetën e tij, u munduan t’ua bëjnë me dije të gjitha forcave politike rajonale e europiane, se ne, populli shqiptarë për çështjen kombtare kemi trashëgimtarë të fortë, të cilët kanë qenë ”veprimtarë të mëdhenjë, politikan, diplomat, ideolog, prijës, luftëtar dhe arsimdashës me vizione të qarta e sublime për ardhmërinë e kombit shqiptar, atdhetar që asnjëherë nuk bëri kompromis për çështjen shqiptare dhe që e ndërkombtarizoi atë në përmasa planetare “.
Që të tri këto ditë festive, që dinjitetshëm iu përkushtuan punës dhe veprës së palodhëshme të Hasan Prishtinës, kishin vetëm një mesazh ndaj fqinjëve tanë, ndaj popujve europian, ndaj gjithë atyre që e duan dhe respektojnë gjuhën, traditën dhe historinë e vet – se populli shqiptar është popull i këtyre trojeve denbabaden, dhe se këtë histori na e kanë mësuar të parët tanë me punën, mundin, gjakun dhe sakrificën e tyre, vetëm e vetëm që ne të jemi të barabartë me të gjithë ata që veten e quajnë të dinjitetshëm në këtë planet.
Kështu shpreheshin edhe ato personalitete politike e intelektuale shqiptare, që kishin ardhur nga të gjitha trojet etnike, sot aty në sheshin ku shumë afër bënte rojë Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu, i cili sikurse turma e madhe e njerëzve të pranishëm aty, edhe ai i heshtur në madhështinë e tij, e priti një mik, i cili edhe pse në kushte e rrethana tjera, ishte munduar porsi ai: që shqiptarët të realizojnë ëndërrat e tyre historike. Ishte edhe prekës edhe madhështorë kur në foltore aty afër shtatores së Hasan Prishtinës, doli të fliste pinjolli i kësaj familje Mehmet Prishtina, i cili i tërë emocion fillimisht i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në manifestim duke nderuar familjarët e dëshmorëve që ishin prezent si familjarët e deshmorit Afrim Zhitija, i cili me ato shkronjat e alfabetit të vitit 1908, të cilin e kishte përkrahur edhe Hasan Prishtina me figurat e tjera të patriotëve e atdhetarëve tanë të ndritshëm historik, ai sikur e kishte kuptuar qartë mesazhin e atyre gërmave, dhe me ato vitet e njoma (shumë prej të cilave i kishte kaluar nëpër burgjet e Sërbisë), deri në momentin e fundit të frymës së tij, kishte bërë përpjekje për zgjimin e vetdijes kombëtare dhe për çlirimin e popullit të Kosovës nga fallanga sllave. Andaj, dhe ishte vërtetë krenari kur, për zbulimin e shtatores së të ndritshmit Hasan Prishtina, i pari u ftua Sylë Zhitija-vëllau i dëshmorit Afrim Zhitija.

Rikthimi i të pavdekshmit Hasan Prishtina në Shkup.

………………………………….

Dhe kështu me rend u ftuan të gjithë figurat elite që ishin prezente aty, si dhe qytetarët të cilët afroheshin dhe me respekt e përgëzonin Mehmet Prishtinën fillimisht, pastaj njëri-tjetrin duke bërë foto pranë shtatores së zbuluar, e cila dukej se kishte qenë përpjekje e madhe artistike e mjeshtrit nga Tirana Artan Peqinit, të cilin shfrytëzoj rastin dhe në emrin tim dhe gjithë pjesmarrësve aty, ta përgëzoj shumë për këtë vepër të tij madhore me mjeshtri artistike, që e bënte figurën e Hasan Prishtinës sikur të ishte gjallë aty mes nesh, duke frymuar së bashku me ne në rrugën që kemi ende për të bërë. 
Shkrimin nuk e bëra për ata që ishin, për ata që u përpoqën që me punën dhe veprën e tyre shkencore ndriçuan figurën emblematike të atdhetarit të madhë Hasan Prishtina, as për të pranishmit e sotëm. Por, shkrimin e bëra për të gjithë ata që për një arsye ose tjetër nuk kanë mundur të jenë sot aty, dhe sinqerisht më vjen keq që nuk ishin pjesë e kësaj krenarie kombtare. E, po të ishin, fondin e njohurive rreth figurës së tij do e kishin zgjëruar më shumë, dhe mbi të gjitha do ishin ndjerë edhe më shumë krenarë pse janë shqiptar. Sepse vendosja e shtatores së tij, ishte një akt historik me rëndësi shumëdimensionale për hapësirat shqiptare të epokës që jemi duke jetuar. Vajza që e udhëhoqi selomnitetin e sotëm që në fjali të saj të parë u shpreh ”popujt që lejojnë t’a harrojnë historinë e tyre, janë të destinuar që t’a përsërisin atë”, thënie kjo e shumë mendimtarëve dhe filozofëve e historianëve botërorë. Andaj, vllëzërve Llamallari, të cilët me gojë-ëmbëlsi ia thanë tri-katër këngëve aty, kushtuar heronjëve, por edhe figurës e personalitetit të Hasan Prishtinës, pastaj grupit të valltarëve që rrinin ashtu rrotull shtatores të veshur e stolisur me ato veshjet kombtare tradicionale vendëse, po t’u bënin shoqëri edhe ndokush tjetër nga yjet e Estradës, apo ansamblet popullore të trevave tjera, me siguri se nuk do e rëndonin programin-përkundrazi do ta begatonin ate.
Por, pavarësisht kësaj, ceremonia e sotme ishte e veshur me atë petkun e saj festiv, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë .E vetmja gjë që do të shtoja sot aty, do të ishte numri më i madhë i të gjithë intelektualëve të të gjitha trojeve, mësuesve që u mësojnë historinë nxënësve të tyre, grave intelektuale që nëpër çdo tubim rasti, kryesisht, ankohen se të drejtat e tyre nuk janë të barabarta. Në atë kohë, pra para 100 vjetëve, në atë konjukturë ngjarjesh kohore me përmasa vendore, rajonale e europiane. Hasan Prishtina arriti t’i kishte pas idealit të tij më shumë se 10 000 mijë vet për t’i dalë zot trojeve etnike. Ndërsa sot nuk ishte nevoja të shkonim me pushkë në krah, por me ndonjë buqetë lulesh të freskëta, e ta takonim këtë atdhetarë që me punën, angazhimin e sakrificën e tij, bëri shumë për ne brezat që na la pas. Konsideroj se në raste të tilla, kur të duhet ta nderojmë një personalitet të tillë historik si figura e Hasan Prishtinës dhe shokëve të tij, nuk duhet të hezitojmë, por në mënyrë masovike t’i repsektojmë me prezencën tonë fizike aty, sepse po nuk e bëmë ne këtë, as të tjerët s’do e bëjnë. Sepse në fakt nuk e bënë. Asnjë zyrtarë i lartë maqedonas, nuk ishte sot aty, edhe pse historikisht dihet se Hasan Prishtina Shkupin nuk e çliroi vetëm për shqiptarët, siç ceka dhe më lartë. Asnjë personalitet ndërkombëtarë, as të Ambasadave nuk ishin. A thua nuk deshën ta nderojnë popullin shqiptarë për kontributin e tyre të madhë që kishin dhënë për këto troje e këto vende ballkanike e europiane. A thua pse hezituan ta nderojnë figurën e një pjestari të një populli që kurrë në historinë e tij pos dëshirës për liri dhe paqe, nuk pati asnjëherë apetite shoviniste e gllabëruese duke nënqmuar kështu gjuhën dhe kulturën e historinë e fqinjëve të tyre, përveç se gadishmërinë e tyre permanente që të bashkëpunojë dhe të kenë tolerancë edhe ndaj atyre që janë munduar ta mohojnë dhe përçmojnë ekzistencën tonë si populli më i lashtë në këtë faqe të Ballkanit e Europës!
E unë, ata që ishin, por edhe ata që nuk ishin, kemi vetëm një fjalë: I dashur qytet i Shkupit, të urojmë nga zemra ardhjen e Hasan Prishtinës në votrën tënde!

…………………………

PËRUROHET SHTATORJA E HASAN PRISHTINËS NË SHKUP

………………………………………………………………

_______________________________

(Ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura